• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gati në shtator shkolla e re në Qesarakë, Veliaj: Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit

by A R
15/04/2022 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shtator, 650 nxënës të zonës së Qesarakës dhe Freskut do të hyjnë në shkollën e re.

Veç klasave të reja, shkolla do të ketë 6 laboratorë, palestër dhe terrene të jashtme sportive, me të njëjtën cilësi si në të gjtiha shkollat e ndërtuara në Tiranë.

Për kryebashkiakun Erion Veliaj, ky gjimnaz do të ulë mbingarkesën në shkollat e tjera të zonës. “Shkolla do i shërbejë Freskut, IKV-së, një pjese të Kinostudios, zonës së Teleferikut, të Qesarakës dhe Linzës.

Në fillim sollëm shërbimet e njësisë administrative më pranë qytetarit, pastaj çerdhen dhe kopshtin, që më rezultojnë histori suksesi në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Shkolla e re “17 Shkurti”, që u dëmtua nga tërmeti, po rindërtohet nga e para, e në shtator do të kemi edhe këtë gjimnaz fantastik”, tha ai.

Veliaj nënvizoi se falë shkollave të reja, Tirana ka infrastrukturën arsimore më të mirë në 100 vitet e fundit.

“Kjo shkollë nuk dallon nga “Sami Frashëri”. Jo vetëm po krijojmë kushte dinjitoze për fëmijët këtu, por lirohen edhe shkollat e tjera. Sot, pas ndërtimit të “Sami Frashërit” të ri, na ka ngelur vetëm një shkollë me dy turne, që është gjimnazi “Ismali Qemali”. Me kaq shumë shkolla sa kemi bërë, disa nga bashkia, disa nga qeveria, në Tiranë kemi infrastrukturën më të mire arsimore në 100 vitet e fundit”, shtoi kreu i bashkisë.

Kryebashkiaku u bëri apel prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollat afër banesës, pasi cilësia është e njëjtë, edhe në mësimdhënie.

“Me hapjen e shkollës në shtator, ku do të regjistrohen mbi 600 nxënës, klasat do të jenë me vetëm nga 30 vetë. Por, më e rëndësishmja është se komuniteti i zonës fiton edhe disa terrene sportive. Në të gjitha shkollat ku kemi vënë dorë, nuk ka asnjë dallim – qoftë shkolla në Mangull, qoftë ajo në Dritas, në ekstremin më fundor ku ndahemi me Kamzën dhe Krujën, qoftë shkollat e tjera në fshatra, kanë të njëjtën cilësi. Për sa kohë që cilësia është njësoj dhe mësuesit janë më të mirët e portalit, prindërit e kuptojnë dhe fëmijët nuk ka nevojë të udhëtojnë gjatë”, nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
VIDEO+FOTO/ Mbytet një grua në Durrës, sendet personale i gjenden në breg

VIDEO+FOTO/ Mbytet një grua në Durrës, sendet personale i gjenden në breg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In