Sulmuesi shqiptar, Shkelzen Gashi cilësohet si një nga sulmuesit më të rrezikshëm për kampionatin Evropian “Franca 2016”. E përditshmja britanike Daily Star ka përmbledhur listën e lojtarëve më të rrezikshëm për kampionatin Evropian, transmeton Koha.net.
Daily Star thekson formën e tij të lartë në fanellën e Baselit, në të cilën ka shënuar 25 gola në 38 ndeshje, përkundër që tani nuk po gjen hapësirën e duhur, ky fakt tregon se ai mund të jetë vendimtar për Shqipërinë.