• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gary Neville për Pogbën: Vallëzoi mbi varrin e Mourinhos

by Java News
19/12/2018 19:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Ish-mbrojtësi legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka kritikuar yllin e “Djajve të kuq”, Paul Pogbën për fotografinë që u postua dje në llogarinë e francezit, pasi u bë i ditur lajmi për shkarkimin e Jose Mourinhos. Fotoja ky Pogba shihet duke buzëqeshur dhe duke shikuar në mënyrë të çuditshme u postua në llogaritë e francezit në Instagram dhe Tëitter, me mbishkrimin “përshkruajeni këtë”, transmeton Gazeta Express.

Postimi u fshi rreth dhjetë minuta më vonë, mirëpo deri atëherë u pëlqye nga rreth 70 mijë njerëz dhe mori përgjigje edhe nga Neville, i cili e konsideroi atë shumë të pasjellshme, duke thënë se Pogba po vallëzonte mbi varrin e Mourinhos.

“Manchester Unitedi është skuadër më e mirë pa Pogbën. Kjo është gjëra e para që dua ta them, ai është shumë i talentuar, faktikisht besoj te ai si lojtar. Më pëlqente kur unë isha ende në Manchester United dhe ai ishte ne akademi. Nuk kam asgjë personale”, ka thënë Neville.

“Paul Pogba, nuk ka asnjë dyshim, i kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin. Ai nuk beson te ai dhe anasjelltas. Pogba nuk mendon se Mourinho nuk është trajner i mirë, ndërsa Mourinho nuk mendon se Pogba është edhe aq lojtar i mirë sa ky i fundit mendon”.

“Ka pasur një kaos të vërtetë në klub për gjashtë muajt e fundit mes këtyre të dyve, në fakt ka shumë gjasa që kjo të ketë qenë duke ndodhur gjatë të gjithë vitit. Unë besoj se nuk është në rregull të vallëzosh mbi varrin e trajnerit që sapo është shkarkuar”.

Drejtuesit e Manchester Unitedit ishin zemëruar me postimin, të cilin e konsiderojnë si të pasjellshëm. Pogba, i cili i fiton rreth 350 mijë euro në javë në Old Trafford, pritet të ndëshkohet për këtë postim.

Marrëdhënia mes Mourinhos dhe Pogbës u përkeqësua gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare e gjysmë dhe këtë sezon zënkat e tyre ishin bërë edhe publike. Fillimisht Pogbës i ishte marrë shiriti i kapitenit dhe pastaj u la në stol për dy ndeshjet e fundit, njëra prej të cilave ishte kundër Liverpoolit.

Mirëpo, Adidasi e ka publikuar një deklaratë për shtyp në të cilin arsyetohet postimi i francezit. Sipas kësaj kompanie, e cila është sponsore e Pogbës, postimi ishte bërë nga departamenti i marketingut të Adidasit dhe ishte përgatitur për postim në atë kohë para se të bëhej i ditur lajmi për shkarkimin e portugezit. (b.an)

Next Post
Skema e TVSH-së, Ahmetaj takim me biznesin e vogël në Shkodër

Ahmetaj, për studentët: Do realizojmë më shumë se 8 pika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In