• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Garo versus Sadikaj: Drama ku gazetarët u kthyen në hijena!

by Ylli Pata
02/04/2022 20:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Para se kolegu Patrik Sadikaj të atashohej si specialist PR në zyrën e shtypit të Partisë Demokratike, shumë pak e kanë ditur se ai është një demokrat i angazhuar.

Natyrisht se çfarë voton është gjë tjetër, por asnjëherë, në aktivitetin e tij publik, apo edhe në biseda me kolegë, Patriku nuk e ka treguar çfarë ka në lëkurën e tij si angazhim politik.

Ai ka qenë një reporter i njohur i mediave shqiptare, e më pas edhe editor i drejtues, ku nuk ka pasur shumë rëndësi qëndrimi apo militimi politik, pasi ka qenë korrekt në punën e reporterit.

Atashimi i gazetarëve profesionistë në parti politike apo edhe në institucioni, nuk i bën aspak dëm, madje përkundrazi i jep avantazhe këtyre organeve. Pasi gazetarët i japin veendeve të punës së tyre, diapazonin pozitiv të raportimit; komunikimin, marrëdhënien, transparencën, pra rregullat që kanë shoqëruar punën e tyre.

Ndodh shpesh, madje shumë shpesh, që gazetarë e reporterë nuk qëndrojnë shumë gjatë në punëra zyrtare, pasi nuk i përshtaten. Gazetari nuk është mësuar në zgjedhë, nën urdhëra, në padrejtësi e intriga. Megjithatë, kur një gazetar largohet nga një strukturë mediatike, është minus për publikun, për transparencën.

Pse e hoqën Patrik Sadikajn nga zyra e shtypit e PD-së? Kush është Florjana Garo që ta marrë këtë vendim, kur në karrierën e saj ka qenë vetëm një prezantuese moti, e vetëm në fund, ka shërbyer si zëdhënëse e Foltores?

Sipas të gjitha gjasave, jo vetëm që nuk ka përgatitur një njoftim për shtyp, por as nuk ka komunukuar asnjëherë me rrjetin e reporterëve që mbulonë PD-në apo me redaksitë e gazetave, televizioneve e portaleve.

E meqë ra fjala, ky rrjet reporterësh do të duhet të kishte reaguar për këtë vendim sektar ndaj kolegut të tyre. Mund të ishte secili në rolin e Patrik Sadikajt, që është larguar me një left në Whatsapp, prej një zyrtareje që e quan veten si të madhe, siç thotë Gjekmarkaj, “vetëm se ka rregulluar flokët e doktorit”.

Natyrisht që nuk është fare gjëmë e madhe. Madje Patriku ka përfituar më shumë që është liruar nga një angazhim ku më shumë i është nxirë jeta sesa ka përfituar. Ai vendi i anëtarit të Këshillit Kombëtar që i është dhënë, nuk është asgjë për një person që e konsideron veten me kontribute më të mëdha politike të dhëna në vite.

Por tek ne kontributet nuk kanë rëndësi, kanë lidhjet e klanet tribale. E kur këto lidhjet nuk i kanë shërbyer një tropojani si Patriku, por edhe shumë të tjerë, atëherë normalisht që nuk ja vlen të kontribuosh në një parti.

E megjithatë, e rëndë ishte mënyra sesi u komentua nga taborët e militantëve ky zhvillim në PD, e ku një pjesë e tyre ishte pjesë e gazetarëve, atëherë drama është më e madhe.

Duket se ambjenti publik shqiptar është kthyer në një xhungël të egër, ku egërsirat gjuajnë pa fre banorët normal të “Savanës” që nuk i bien kujt në qafë.

Megjithatë kjo prej kohësh është kuptuar dhe “viktimat” ruhen gjithnjë e më shumë që të mos bien pre e mishngrënësve, por fakt është që janë shtuar shumë hijenat, që ushqehen më keq se egërsirat me “mishin e dobët”. E realisht hijenat janë shtuar shumë në mesin tonë…

TemA

Next Post
E FUNDIT/ BBC citon zvministrin e Mbrojtjes: Ukraina rimerr të gjithë kontrollin në rajonin e Kievit

E FUNDIT/ BBC citon zvministrin e Mbrojtjes: Ukraina rimerr të gjithë kontrollin në rajonin e Kievit

Comments 1

  1. Dylhaber Mullaqesimi says:
    4 years ago

    Ky Diku, mos është shok me Gazmendën e Pidhisë ? Në shoqatën e ….. kapërcimit të ylberit ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com