Partia Demokratike ka depozituar sot (21 gusht) ankimimin në KQZ, në lidhje me zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës.
PD kërkon të përfaqësohet në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës dy komisionierë dhe jo një të vendosur nga KQZ.
Kujtojmë se komisioneri Ilirjan Celibashi përcaktoi partitë politike që kanë të drejtë të propozojnë anëtarët e komisionit zonal të administrimit zgjedhor për betejën elektorale për bashkinë e Kukësit, duke vendosur se PS do të propozoje 3 anëtarë, Partia e Lirisë 2 anëtarë dhe një anëtar Partia Demokratike./m.j