• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Gara për pasardhësin e Cameroon mes dy femrave

by A R
07/07/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Theresa May dhe Andrea Leadsom do të duelojnë së bashku për t’u bërë kryetarja e ardhshme e Partisë Konservatore, pasi rivali i tyre Michael Gove është eliminuar nga gara.

Pas votimit të raundit të dytë, Sekretarja e Brendshme britanike May siguroi 199 vota mes deputetëve konservatorë në Parlamentin britanik; ministrja e Energjisë Leadsom 84 vota, ndërsa Sekretari i Drejtësisë Gove vetëm 46 të tilla.

Tashmë anëtarët konservatorë do të vendosin se cila mes dy femrave do të jetë ajo që do t’i udhëheqë ata në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërkohë që ky rezultat pritet të shpallet më 9 shtator. Fituesja, cilado qoftë, do të bëhet e dyta kryeministre e Britanisë së Madhe në të gjithë historinë e saj rpoarton tch.

Kryeministri në largim David Cameron ka deklaruar dorëheqjen pas humbjes që pësoi në referendumin britanik mbi qëndrimin apo largimin nga BE-ja, aty ku fitoi kjo e dyta.

Rezultati i votimit të sotëm është publikuar nga “Westminster” nga parlamentari konservator Graham Brady, i cili është edhe kryesuesi i Komitetit 1922 të deputetëve pa poste ministrore në qeveri apo opozitë.

Pasi Cameron njoftoi largimin nga posti, ishin plot 5 kandidatë që kërkuan të pasonin atë si udhëheqës të partisë dhe udhëheqës të qeverisë, por pas dy raundeve të para të votimit nga parlamentarët konservatorë, kandidatët tashmë kanë mbetur vetëm dy.

Tashmë do të jetë anëtarësia prej 150 mijë vetësh e Partisë Konservatore, ajo që do të vendosë se cila mes zonjës May, një nga ato që bëri fushatë për qëndrimin në BE, si dhe zonjës Leadsom, e cila bëri fushatë për largimin nga BE-ja, do të jetë pasuesja e Cameron./a.m.

Next Post

VIDEO/ Parashikimi i gjelit, ja kush del fitues në sfidën Gjermani-Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni!

February 19, 2026
Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riu, i sekuestrohet pistoleta

February 19, 2026
Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

Ish-presidenti i Koresë së Jugut dënohet me burgim të përjetshëm për kryengritje

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In