• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për mësuesit e papunë, si llogariten pikët e dosjes

by Java News
16/11/2016 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të fituar një vend pune në arsim nuk mjaftojnë vetëm pikët e mbledhura nga testimi i 21 janarit, por edhe ato që grumbullohen nga dosja individuale e çdo mësuesi.

Drejtoritë Arsimore Rajonale kanë hapur aplikimet për fazën e parë të konkurrimit, që nis me dorëzimin e dosjes së kandidatëve për mësues, e cila zë 30% të peshës në vlerësimin final të kandidatëve.

Tashmë, aplikantët duhet të bëjnë gati dosjen me 13 dokumentet e kërkuara (të specifikuara në udhëzimin nr.38 të MAS “Për lëvizjet paralele, emërimin dhe largimin nga puna të mësuesit), ndërsa çdo DAR/ZA ka ngritur grupet teknike për vlerësimin e tyre, proces ky do të nisë në përfundim të afatit për aplikim, më 23 nëntor. Gazeta publikon sot gjashtë indikatorët, mbi bazën e të cilëve do të kryhet ky vlerësim.

VLERËSIMI

Treguesi i parë është përvoja në punë, ku për çdo vit kandidatit i shtohen bonus 0.5 pikë. Rezultatet e studimeve të larta, vlerësohen deri në 10 pikë, ndërsa do të marrin pesë pikë më tepër ata që kanë kryer studime të thelluara pasuniversitare e kanë titull shkencor. Një tjetër indikator me rëndësi është shkalla e kualifikimit. Mësuesi me pesë vite punë që gëzon shkallën e tretë të kualifikimit vlerësohet me 3 pikë, të cilat shtohen me nga tri për mësuesit specialistë dhe mjeshtër.

Pikë shtesë ka për kandidatët që zotërojnë një gjuhë të huaj, duke vlerësuar me 1 pikë ata që e kanë mbrojtur në universitetet vendëse dhe me 2 pikë aplikantët që kanë dëshmi të njohur ndërkombëtarisht. Shtatë pikë u janë lënë në dispozicion mësuesve që kanë kryer punime të ndryshme, botime, kumtesa apo publikime.

tab

Vlerësimi i dosjes nga grupi teknik është një OK për kandidatët që duan të vijojnë garën për fazën pasuese, që është testimi. Për këtë, ata duhet të tërheqin pranë DAR-eve përkatëse formularin e aplikimit, pa të cilin nuk mund të bëhet as regjistrimi online e rrjedhimisht edhe pjesëmarrja në provim.

Tërheqja e formularit bashkë me aplikimin online në portalin “Mësues për Shqipërinë 2017” është parashikuar të bëhet në periudhën 11- 16 dhjetor. Ndërkaq, theksohet se asnjë kandidat nuk mund të marrë pjesë në testim nëse nuk është regjistruar më herët në portal. Përveç mësuesve në kërkim të një vendi pune, janë edhe kategori të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në fazën e parë të konkurrimit me dosje.

Këtu përfshihen mësuesit në punë me kontratë pa afat, por që parashikojë se për vitin e ardhshëm mund t’u reduktohet vendi i punës, apo ata në kërkim të një vendi më të mirë. Po ashtu, edhe ata që kanë marrë pjesë në testimet e viteve të kaluara dhe dëshirojnë të ruajnë rezultatin, apo të përditësojnë të dhënat e dosjes së tyre.

ma.me

Next Post
Rooney i gatshëm për Arsenalin, pas dëmtimit

Rooney i gatshëm për Arsenalin, pas dëmtimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

“Azemi dhe Berisha janë përplasur”, Rudina Hajdari: PD ka nevojë për figura të tjera! Po të ishte babi gjallë, nuk…

May 7, 2026
Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes

May 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Maj 2026

May 7, 2026
Hoxha takon Mark Rutten: Aleanca Veri-Atlantike më e rëndësishme se kurrë

Hoxha takon Mark Rutten: Aleanca Veri-Atlantike më e rëndësishme se kurrë

May 7, 2026
PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me 60 vota

PD kërkoi interpelancë për AKSHI-n, mazhoranca e rrëzon me 60 vota

May 7, 2026
Mungesa e ftesës për PD në nisjen e negociatave, mazhoranca e prerë: Me piromanët nuk ka komunikim politik!

A ka PS-ja plan “B” nëse Rama largohet?! Flet Blendi Klosi: E kemi thënë se…

May 7, 2026
“Ka ministra që s’duan ta bëjnë punën e tyre”, Braçe ankohet për Andis Sallën: Më thotë ‘nuk dua interpelancë me ty’

“Ka ministra që s’duan ta bëjnë punën e tyre”, Braçe ankohet për Andis Sallën: Më thotë ‘nuk dua interpelancë me ty’

May 7, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë gjyqësore, për çfarë e akuzon

May 7, 2026
Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

Sot pritet përgjigja e Iranit, Trump optimist: Ata duan një marrëveshje, fituam luftën!

May 7, 2026
Kjo është letra e supozuar e vetëvrasjes së Epstein

Kjo është letra e supozuar e vetëvrasjes së Epstein

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In