• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për kreun e PD, zyrtarizohen katër kandidatë përballë Bashës

by A R
03/07/2017 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbrëmë është mbyllur zyrtarisht afati për të dorëzuar kandidaturat për kryetar të Partisë Demokratike në zgjedhjet që do të zhvillohen në datë 22 përmes parimit një anëtar, një votë.

Lulzim Bashën në garën për një mandat të dytë në krye të PD do të sfidojnë 4 kandidatë, të cilët janë ish-kreu i PD-së, Eduard Selami, ish-kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi, dhe dy anëtarët Astrit Sinanaj dhe Erion Piciri.

Pavarësisht se në garë janë 5 emra, ‘lufta’ pritet që të zhvillohet vetëm brenda tre kandidaturave; Bashës, Selamit dhe Patozit.

Megjithatë ende pa nisur fushata në degët e PD në rrethe dhe analiza për humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit, përplasjet brenda së djathtës filluan që pas vendimit të Bashës për të ngrirë funksionet.

Grupi anti tij në PD ka pasur disa deklarata kundër duke kërkuar me cdo kusht dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe jo ngrirjen e funksioneve, madje njëri nga kandidatët, Astrit Patozi kërkoi edhe largimin e tij së bashku me stafin nga zyrat e partisë.

Sipas Patozit gara duhet të jetë e barabarta dhe e tillë mund të bëhet vetëm nëse Basha jep dorëheqjen nga të gjitha funksionet.

Por Basha u shpreh se i delegoi drejtimin e partisë, dy nënkryetarëve Edmond Spaho dhe Edi Paloka, si dhe sekretarit të Përgjithshëm Arben Ristani, ndërsa ky i fundit pak ditë më parë publikisht deklaroi se statuti u shkel në përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Ai deklaroi se data e zgjedhjeve duhet ta përcaktohet nga Kryesia e PD dhe jo nga dy nënkryetarët.

Megjithatë mbrëmë përfundoi afati i parë, ai i dorëzimit të kandidaturave duke e futur zyrtarisht PD në fushatë për zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse grupi ‘rebel’ në PD do të mbështesë Selamin apo Patozin në garën kundër Bashës për zgjedhjet e 22 Korrikut, që nga të gjithë kërkohet që të shtyhen, por Basha është i vendosur që gjithçka të përfundojë brenda këtij muaji.

Next Post
Makina përplaset me trafikndarësen, dy të vdekur në Lushnje

Makina përplaset me trafikndarësen, dy të vdekur në Lushnje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com