• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara në bazën e PD/ Xhaferaj: Proces i njëanshëm! Berisha po e rrënon partinë, të bëjë një hap pas! Basha, jo kandidat për kryetar

by Java News
14/04/2022 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sali Berisha me ambicien e tij për t’u vendosur në krye të Partisë Demokratike po çon në rrënimin e partisë. Kështu është shprehur deputeti demokrat Ferdinand Xhaferaj në Report Tv, ku thekson se Berisha duhet të bëjë një hap pas për t’i hapur rrugë procesit të bashkimit.

Në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, deputeti është ndalur edhe në procesin e zgjedhjeve që po zhvillon Komisioni i Rithemelimit në bazën e partisë. Xhaferaj thotë se ky proces është tërësisht i njëanshëm, pasi deputetët që nuk mbështesin ‘Foltoren’ nuk i kanë thirrur të jenë prezentë. Ai shton se në zgjedhje po marrin pjesë vetëm 18-30% e anëtarësisë.

“Proces mashtrimi që po çon në rrëzimin e PD-së. Procesi ka qenë i njëanshëm. Nuk jam ftuar të marr pjesë në asnjë proces, kështu ka ndodhur me të gjithë. Nuk do e kisha problem nëse s’do merrja pjesë nëse procesi do çonte në shërimin e PD-së. Ky proces nuk ka frymëzim, as gjallërim as bashkim, në të gjitha mbledhjet marrin pjesë nga 18 në 30% e anëtarësisë”, tha Xhaferaj.

Sipas Xhaferajt, 6 marsi ishte një provë që tregoi hapur se Luzlim Basha dhe Sali Berisha janë problemi më i madh për Partinë demokratike. Ai thekson se Basha pas dorëheqjes nuk duhet të kandidojë më kreun e partisë. Duke u ndalur edhe në ‘peshën’ politike të Berishës, Xhaferaj thotë se më 6 mars tregoi se ai nuk e mund dot Ramën, pasi ka mbështetje vetëm nga militantët dhe nuk ndikon dot në elektoratin gri.

“Ka një shpjegim, 6 marsi ishte evidencë që si Basha dhe Berisha janë dy aktorë që janë problem madhor i PD-së, u dëshmua që nuk e rrezojnë dot Ramën dhe e djathta shqiptare nëse duhet të bëhet duhet të çlirohet nga këta aktorë. Basha ka dhënë dorëheqjen dhe duhet ta kuptojë që s’mund të garojë më, Berisha duhet ta kuptojë që më 6 mars dhe maksimumin, mori ato vota që ishin mëse të mjaftueshme për të mundur Bashën, por të pamjaftueshme për të rrëzuar qeverinë. Berisha duhet të bëjë  një hap prapa”, u shpreh deputeti demokrat.

Komisioni i Rithemelimit ka nisur zgjedhjet në bazë për krerët e degëve në të gjitha qytetet. Ky proces do të përfundojnë më 20 prill. Deri më tani janë zhvilluar zgjedhje në disa nga degët e vendit. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike./m.j

Next Post
Emri/ Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptares 24-vjeçare në Itali

Emri/ Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptares 24-vjeçare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In