• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara me Alimehmetin/ Tabaku: Doktori meriton të jetë në Parlament. PD do të “luftojë” për mandatin e 14-të në Tiranë

by E S
24/05/2025 18:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti bënë disa herë rokadë me njëri-tjetrin gjatë numërimit të votave preferenciale për kandidatët, në Qarkun e Tiranës. Ajo mes të dyve ishte një garë e luftuar deri në votat e fundit. Në përfundim, Jorida Tabaku fitoi mandatin e deputetes me

20 565 vota, kundrejt 18 125 të tilla që mori Ilir Alimehmeti. Në “Kjo Javë” me Nisida Tufën, në Neës24, Tabaku u shpreh se edhe Alimehmeti, mjeku i njohur, meriton të jetë në Parlamentin e ardhshëm. Ajo tha se PD do të luftojë për mandatin e tij duke kërkuar numërimin si të vlefshme të votave të vlerësuara si të pavlefshme. Në Qarkun e Tiranës janë shpallur rreth 17 mijë vota të pavlefshme.

“Kjo është forca e vërtetë e Partisë Demokratike dhe për mua sepse edhe kur kam qenë e mërzitur na ka dhënë forcë, sepse janë njerëz që nuk e dinë se çfarë do ndodhë nesër me ato, ndërkohë që unë po garoja për një pozicion, por ato jo dhe me atë shpirtin e të rezistencës dhe betejës së 12 viteve i mbante aktiv për të na mbështetur.

Kjo mbështetje erdhi sigurisht për Partinë Demokratike të cilat janë vota të djathta edhe shumica e qytetarëve vendosën që të mbështesnin mua. Nuk jam ndjerë shumë komode, sidomos ditëve të fundit të numërimit sepse gara bëhej midis meje dhe doktor Alimehmetit dhe t’i personalisht nuk ndihesh mirë.

Unë mendoj se do të jetë shumë mirë edhe prezenca e doktor Alimehmetit në Parlament dhe për Partinë Demokratike pasi ishte një figurë dhe ishte një garë e ngushtë dhe nuk kishte pse të ishte midis nesh.

Jemi takuar në disa raste, edhe me kolegët kemi ndarë mendime dhe kemi diskutuar edhe në mbledhjet e shtabit të Tiranës dhe nuk janë ndierë shumë mirë nga ana personale. Jam e lumtur që Partia Demokratike do të bëjë një betejë për votat e pavlefshme për mandatin e 14 në Tiranë.

Votat për Joridën, Ilirin dhe për këdo janë për Partinë Demokratike dhe ka disa njerëz të cilët dalin jashtë forcës së tyre politike, por unë them se funksionojë brenda partisë sepse janë besimet dhe vlerat e mia dhe nuk e konsideroj si një sukses personal por si një mirëbesim për të vazhduar për të bërë një punë edhe më të mirë.

Mund të them që nuk është një privilegj, por një përgjegjësi. Në Parlament e kam diskutuar që sa herë është diskutuar për sistemin aktual që Shqipërisë i duhet një klase politike por edhe një përfaqësues të denjë për qytetarin por ta lidhë edhe deputetin me votuesin por sistemi aktual nuk e lejon të ndodhë si gjë.

Ndoshta ne që jemi votuar në listën e hapur e kemi një përgjegjësi më të madhe, por mbështetja është e shtrirë në të gjithë qarkun e Tiranës në të cilën janë 5 bashki dhe do ta bëjë më të vështirë përfaqësimin dhe lidhjen.

Gara ishte e padrejtë pasi ishte midis nesh dhe ne duhet të kishim edhe kundërshtarin përballë dhe ndodhi, por t’i ndodhesh edhe në rrezikun që gjithmonë përpiqesh që të punosh me votat e demokratëve dhe të kesh të ngushtë rrethin e njerëzve me të cilin ti flet dhe pastaj ke edhe kolegë që kanë kontaktuar me të njëjtët grup njerëzish dhe kjo e bën sistemin më të vështirë dhe përballjen e pabarabartë.

Next Post
Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë, gjenden edhe mbi 11 mijë euro cash të fshehura pas një pikture

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In