• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara e turizmit, si pozicionohet Shqipëria? 2.7 të huaj për banor, këtë vit mund t`ia kalojë Greqisë dhe Malit të Zi

by Java News
27/07/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vitit të kaluar në total në Shqipëri kanë hyrë rreth 7.5 milionë shtetas të huaj, duke thyer një rekord të ri historik. Ky vit ndërkohë premton shifra ndjeshëm më të larta. Por, si krahasohet Shqipëria me vende të ngjashme në rajon dhe përtej sa i përket numrit të turistëve në raport me popullsinë? “Scan intel” ka bërë një krahasim të tillë, bazuar në një përllogaritje të thjeshtë të numrit të vizitorëve të huaj në raport me popullsinë, duke marrë në analizë vende si: Greqia, Mali i Zi, Kroacia, Italia, Spanja dhe Turqia, të cilat janë shtete të cilat kanë turizëm bregdetar, janë në Europë dhe jo larg nesh.

Nga këto shifra rezulton se për vitin 2022 Shqipëria numëron 2731 turistë të huaj për 1 mijë banorë, ose 2.7 për banor. Kjo shifër na vendos në pozita thuajse të njëjta me Greqinë, që numëron 2800 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë, por më pak se Mali i Zi dhe Kroacia, me 3200 dhe 3900 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë. Spanja, Italia dhe Turqia ndërkohë raportojnë shifra ndjeshëm më të ulta. Për Spanjën shifrat flasin për rreth 1500 turistë të huaj për 1 mijë banorë, për Italinë rreth 1260 të tillë dhe Turqia vetëm 526 vizitorë të huaj për 1 mijë banorë. Në terma absolutë ndërkohë, pra jo në raport me popullsinë, në vend të parë është Spanja, me rreth 75 milionë turistë të huaj në vit dhe ndiqet nga italia, me rreth 71 milionë.

Ajo që bie tjetër në sy nga shifrat është rritja e ndjeshme e numrit të turistëve të huaj ndër vite, si në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera të marra në analizë. Një dekadë më parë, në vitin 2012, Shqipërinë e vizitonin vetëm 3.5 milionë të huaj, pra më shumë se gjysma e shifrave të vitit 2022. Në raport me popullsinë, shifra në 2012-tën fiksohet pranë 1210 të huajve për 1 mijë banorë. Renditja mbetet e njëjta edhe sot 10 vite më pas, por diferenca me të tjerët është ngushtuar ndjeshëm.

Ndërkohë, shifrat sinjalizojnë se gjatë 6 muajve të parë të vitit, numri i të huajve që ka vizituar Shqipërinë është rritur me rreth 33%. Në rast se e njëjta tendencë do të vijojë edhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit, atëherë në fund të 2023-shit Shqipëria do të raportonte rreth 10 milionë turistë të huaj. Duke vijuar me mendësinë e supozimit, në rast se rritje në Greqi dhe Mal të Zi nuk do të jetë me të njëjtat ritme me Shqipërinë, ose më saktë, për Malin e Zi turistët e huaj të rriten me një normë nën 12% dhe në Greqi nën 28%, atëherë Shqipëria këtë vit do ua kalonte të dyja këtyre vendeve sa i përket turistëve të huaj në raport me popullsinë, duke u ngjitur në 3600 të tillë për 1 mijë banorë./Scan

Next Post
Ngjarja e rëndë/ Babai u gjet i vdekur në kamionin e kompanisë ku punonte në Fier, fëmijët: I kishte rënë të fikët dy herë, s’na njoftuan

Ngjarja e rëndë/ Babai u gjet i vdekur në kamionin e kompanisë ku punonte në Fier, fëmijët: I kishte rënë të fikët dy herë, s'na njoftuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

30 miliardë lekë për Drejtësinë, Gogu: Më shumë shërbime për qytetarët dhe më pak dosje të prapambetura

November 4, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In