• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Gangsterët e mafies, të përjetësuar në filma

by
13/09/2015 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gangsterët e mafies, të përjetësuar në filma

Në të gjitha listat e filmave më të suksesshëm e më të pëlqyer zor se ndodh ndonjëherë që të mos bëjë pjesë Kumbari, Na ishte një herë Amerika , Kazinoja etj. Të gjithë këto filma që subjekt kanë gangsterë e familje mafioze mbeten gjatë në skenat e televizioneve e mendjet e atyre që i shohin. Por pse janë krijuar aq shumë filma për këta gangsterë, një pjesë e madhe të cilëve kanë ekzistuar realisht? Sepse sipas shumë sondazheve dhe duke u bazuar në suksesin e filmave, ka rezultuar se meshkujt sidomos kanë një tërheqje të pashpjegueshme ndaj “kulturës gangstere”. Listën e gangsterëve më të mëdhenj të këtij shekulli e ka publikuar revista elektronike e meshkujve “Askmen”. Sipas kësaj reviste, që gangsterët të bëjnë pjesë në listë ata duhet të kenë pasur një ndikim domethënës në botën e mafies falë mënyrës së si bënin biznes. Ata duhet të kenë kryer veprimtarinë e tyre në SHBA dhe emri e jehona e tyre duhet t’i ketë rezistuar kohës. Të gjithë këta gangsterë që përfshihen në listë kanë pasur një aktivitet aq të larmishëm për sytë e veshët kuriozë të njerëzve, saqë të gjithë janë kthyer në personazhe filmash. Një prej atyre gangsterëve që është pasqyruar më shumë në filma është Al Capone. Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë: “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro.

 

Gangsterë të përjetësuar në filma

Al Capone:

Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë: “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro.

 

Lucky Lucianio:

Christian Slater ka interpretuar në rolin e Luciano-s në filmin “Gangsterët”, 1991, ashtu si dhe Bill Graham në “Bugsy”, 1991.

 

Carlo Gambino:

Al Ruscio e ka interpretuar tej mase bukur atë në filmin “Bosi i bosëve”, 2001. Ky personazh është shfaqur dhe në filma të tjerë si “Gotti”, 1996 dhe “Bonano: Historia e një kumbari”, 1999.

 

Frank Costello:

Costello është portretizuar më mirë nga James Andronica në seritë “Kronikat e një gangsteri” në vitin 1981, nga Costas Mandylor në “Gangsterët”, 1991, si dhe nga Jack Nicholson në “Të shkuarit”, 2006.

 

Meyer Lansky:

Personazhi i Hyman Roth në “Kumbari II” është i bazuar në Meyer Lansky-n. Personazhi i Lansky-t është interpretuar dhe nga Mark Rydell në “Havana”, 1990, Patrick Dempsey në “Gangsterët”, 1991, etj.

 

John Gotti:

Ai është interpretuar nga Anthony John Denison në filmin “Getting Gotti”, 1994 dhe Tom Sizemore në “Dëshmitarë të gangsterëve”, 1996.

 

Dutch Schultz:

Dustin Hoffman është i paharrueshëm në rolin e Dtuch Schultz në filmin “Billy Bathgate”, 1991, por edhe Tim Roth akoma më mirë në “Hoodlum”, 1997.

 

Joe Bonanno:

Bonano është subjekt i dy filmave: “Duaj, ndero & bindu: Martesa e fundit e mafies”, 1993 dhe “Bonano: Historia e një kumbari”, 1999.

 

Albert Anastasia:

Albert Anastasia ka qenë subjekt në filmin “Murder, Inc.”, 1960, ku interpretohej nga Howard Smith dhe në “Valchi Papers”, 1972 dhe “Lepke”, 1975.

 

Franc Lucas:

Franc Lucas në “Harlem” 1968, vjen i interpretuar nga Denzel Washington, i cili është në gjithnjë në gjurmimin e detektivit Richie Roberts.

 

 

Next Post

10 sekrete që "u morën me vete në varr"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

September 5, 2026
Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
FOTO / Librazhdi si Venecia, reshjet e dendura paralizojnë qytetin

Euro bie, por jo të gjithë përfitojnë! Ekspertët zbulojnë kush fiton dhe kush humbet nga forcimi i lekut në Shqipëri

September 5, 2026
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

September 5, 2026
Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

September 5, 2026
“Beqarëve do t’iu rrahë zemra fort”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për shtatorin, surprizat që presin beqarët dhe çiftet! Ja datat që mund të sjellin njohje të reja dhe kthesa në lidhje

September 5, 2026
Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

Pse Shqipëria ka raportin më të favorshëm për investimet në transport në rajon?

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com