• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“GAME OF THRONE” / Si do e bllokojnë 30 Qershorin, “Kalorësit e Bardhë”!

by Alfred Peza
10/05/2019 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Në momentin që u kuptua se përse duhej krijuar ushtria e përbashkët e “Mbretërve sfidues” të “Fronit të shpatave”, të gjithë nisën të mereshin me biseda rastësore. Ndonjëri bënte sikur i interesonte biblioteka tipike e pasunarëve të rinj shqiptarë, me libra që ishin renditur sipas ngjyrave dhe kombinimit të tyre me letrën e mureve, tapetet dhe perdet e dhomës me ndriçimin gjysëm të zbehtë.

E kur kotja e pushtoi gjithë gjindjen, Berisha dhe Meta nuk humbën kohë që të flisnin me kode, për detyrën parësore të “Kalorësve të Bardhë”. Nuk ka luftë pa ushtri. Nuk ka ushtri pa shtab. Nuk ka shtab pa lider. Mbi të gjitha nuk ka organizim pa qëllim strategjik. Ai ishte tashmë i qartë për të gjithë: Të bllokohej me çdo çmim, me çdo kusht e me çdo mjet, procesi zgjedhor. Ata i kishin humbur dy lyftrat e para, qëshkurse Edi Rama ishte ulur mbi “Fronin e Shpatave”. Kjo ishte lufta finale. Ose do e detyronin që tua dorëzonte atë vetë, ose të gjithë në atë sallë do të shkonin në shtëpi.

Kjo luftë, nuk ishte vetëm e fundit, por edhe ndryshe nga gjitha të tjerat. Ajo nuk do të kishte gjak, sepse kushdo që e derdhte i pari, pranonte humbjen. Ajo nuk do të kishte as pushtim kështjellash. As kapje pëllumbash- postierë. As pengmarrje njerëzisht. As robër lufte. As shkëmbime spiunësh, kufijsh apo territoresh. Por kjo nuk do të thoshte se lufta nuk donte buxhet. Përkundrazi. Ajo do të ishte lufta më e shtrenjtë në historinë e luftrave shqiptaro- shqiptare të këtyre 30 viteve të fundit.

Monika po i tregonte filozofinë e tyre: “Mos harro ofertën time. Çfarëdo që po të paguajnë, unë do të paguaj dyfish”. Berisha ngriti vetullën e djathtë, në një kënd që ata nuk e kishin parë prej shumë kohësh, në atë kurbë kreshpërimi. “Burri që lufton për para, është besnik vetëm ndaj kuletës së tij”,- u nis të fliste, por në momentin që goja po hapej, ai ofroi me shpejtësi gotën e verës dhe e mbajti më gjatë se herë tjetër mbi buzë. Kishte brofur në këmbë kur e kishte dëgjuar tek “Game of Thrones”, shprehjen: “Mund ti besosh… Besnikëria e saj vjen pa pagesë”. Atij i pelqente ta zbatonte këtë, sepse ai kishte një monedhë tjetër shpërblimi për besnikët e tij: Llokmat e pushtetit! Ata ishin të lire ta “milnin” atë për hesapin e tyre, mjafton që të bënin gjithmonë, atë që donte ai. Në këmbim ai flinte si një qingj, pa parë kurrë ëndrra natën.

Kur gjeli i parë këndoi diku larg prej aty, u mblodhën për herë të fundit, përpara se të shpërndaheshin: “Kalorësit e Bardhë” nuk do të shfaqen deri më 30 Qershor, do jenë të padukshëm për Fronmbajtësin. Përballë ushtrisë së tij, do dilnin vetëm oborrtarët e tyre. Herë duke protestuar para Pallatit Mbretëror, herë përpara Kështjellës së Fronit, e herë nëpër rrugë e kryeqëzime. Duhej krijuar ideja se pavarësisht zhurmës, me vullnetin edhe të Mbretërve të fuqive të mëdha, zgjedhjet do të bëheshin.

“Mbaji gjithmonë armiqtë konfuzë. Nëse ata nuk e dinë me siguri se çfarë ti po bën dhe se çfarë do, as nuk do e dinë se cila është lëvizja e radhës”,- tha Berisha. Ramushin që dukej sikur po e zinte gjumi, ca nga lodhja, ca nga vera dhe ca nga mëngjesi që kishte nisur të fekste syrin mbi dritare, u bë esëll. Edhe nëse nuk e kishte kuptuar se çfarë donte të thonte tamam ajo që sapo dëgjoi, nga reagimi syshqyer e gojëhapur i të tjerëve, kuptoi se duhej të ishte e rëndësishme.

“Shqipëria,- vijoi shpalosjen e detajeve përfundimtare të planit Ilir Meta,- ka rreth 5300 qendra votimi. Sipas nenit 160 të ligjit, që flet për “Pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qendrën e votimit”, do shfrytëzojmë pikën 1/c, ku thuhet: “votimi nuk ka filluar apo është pezulluar për më shumë se 5 orë”. Do të na mjaftonin 2000 deri në 3000 “Kalorës të Bardhë”, që ta realizonim fitoren tonë mbi Edi Ramën. E pas kësaj “Froni i Shpatave” do të ishte përjetësisht yni. Mos harroni, sa më e ulët përqindja e pjesëmarrjes në votime, aq më e thjeshtë është realizimi i këtij plani.

Duhet filluar nga puna për të përhapur idenë se në 30 Qershor, nuk do të ketë zgjedhje. Sa më shumë i dekurajojmë, aq më pak do të dalin në votime. Nëse ia arrijmë, nuk na duhet që ti bllokojmë të gjitha qendrat e votimit. “Mjafton në aq qendra, sa numri i zgjedhësve votues ose potencialisht të tillë, të jetë më i madh se diferenca e rezultatit ndërmjet dy kandidatëve”,- i kish sygjeruar varrmihësi i zgjedhjeve. E thënë ndryshe, ai kish llogaritur që bllokimi për 5 orë I procesit, të ndodhte 1 në 5 qendra votimi, ose në 20-30% të tyre.

“Miqtë tanë “përtej murit” do na i sjellin të kalkuluara saktësisht, të gjitha të dhënat që na duhen”,- përfundoi biseda.

Kaq edhe për sonte…

Ju çoj të fala të gjithëve!

*“GAME OF THONË”- (Edicioni I-rë, Seria 8)

Next Post
Palmer: Rusia dëshiron ta shohë Ballkanin të ndarë dhe me tensione

Palmer: Rusia dëshiron ta shohë Ballkanin të ndarë dhe me tensione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

Rinasit i vjen treni, shpallet fituesi për ndërtimin e stacionit

September 29, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

“Do të kemi aeroport edhe për flamingot”, Rama: Në Zvërnec, investimi më i madh turistik në Evropë

September 29, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

September 29, 2026
Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

Samiti i Turizmit, Rama: Shqipëria po i tregon botës se kush është, përtej stereotipeve

September 29, 2026
Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

Reforma territoriale, Balla: PD të vijojë konsultimin e draftit të saj me bashkitë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com