Flakë që përhapen me shpejtësi dhe njerëz që luftojnë me gjithësej munden.
Kështu, situatën e pazakontë me zjarret që kanë përfshirë vendin, po e përballojnë këta njerëz, për të cilët më shumë se për askënd tjetër do të vlente përcaktimi “heronj”.
Në terrene tejet të vështira, aty ku flakët kanë në favorin e tyre erën e fortë për tu përhapur, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe ato të Gardës, kanë marrë një mision të vështirë, por që për ta nuk është i pamundur.
Në këto foto, ata duken se si përpiqen të shuajnë flakët me mjete krahu në kulmin e temperaturave të larta.
Fotot tregojnë se si trupat e FA dhe ato të Gardës së Republikës, mundohen të çajnë në terrenin e vështirë, në pyjet ku tashmë mbizotërojnë vatrat e zjarrit.
Ndonëse vatrat shtohen, emergjencat civile raportojnë se falë aksionit në terren, situata po vihet në kontroll. E për këtë, u duhet thënë faleminderit, heronjve që kanë marrë përsipër të rrezikojnë edhe jetët e tyre./ lexo.al