• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gafa, prokuroria e futi në sherr me familjen, e bëri me djalë tjetër…

by A R
03/05/2018 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Fiks Fare u ankua Preng Gjikolaj nga Lezha i cili ishte akuzuar për mashtrim dhe i ishin bllokuar si prova pasaporta dhe llogaritë bankare të tij. Teksa Gjykata e Lartë e nxjerr të pafajshëm, prokuroria nuk ia zhbllokon llogaritë dhe nuk i jep mjetin e identifikimit, pasaportën. Përveç të tjerash Prokuroria e Lezhës i hapë një konflikt familjarë duke i shtuar z. Preng edhe një fëmijë tjetër.

Në vitin 2008 Gjykata e Lezhës e dënoi Preng Gjikolaj me 1 milion lekë të vjetra gjobë për akuzën e mashtrimit. Çështja më pas shkoi dhe në Apel ku u dënua me 4 milion lekë të vjetra. Por qytetari nuk e la me kaq, ai ju drejtua Gjykatës së Lartë dhe kjo e fundit në 2012 e shpalli të pafajshëm duke urdhëruar mosekzekutimin e vendimit penal, pra të pagesës së gjobës. Gjatë gjykimit qytetarit iu sekuestrua pasaporta dhe iu bllokuan llogaritë bankare.

Still0503_00019“Kam shkuar disa herë në prokurori dhe gjykatë ku kam kërkuar që të zhbllokoj llogarinë bankare, por s’kam mundur. Në bankë rezultojë debitor me shumën prej 4 milionë e ca lekësh. Nuk bëja dot asnjë veprim pasi më sekuestroheshin paratë, qoftë dhe të punës. Kam bërë ankesë tek Avokati i Popullit dhe ky i fundit i kërkoi informacion prokurorisë së Lezhës” u shpreh Gjikolaj. Në përgjigje të Avokatit të Popullit, prokuroria , sipas Preng Gjikolaj përveç vendimeve të gjykatave i kishte bashkangjitur edhe materiale të tjera që i përkisnin qytetarit Florian Gjinkolaj. Dosje e cila një kopje i shkon në shtëpi edhe Prengut. “Më thonë se këtij personi i kanë sekuestruar një motor dhe kanë menduar se është djali im. Dokumenti është firmosur nga prokurori Gjergj Rudi dhe drejtuesi i prokurorisë Simon Pashuku. Këto materiale më vijnë në shtëpi dhe i shikon edhe bashkëshortja ime e cila filloi të dyshonte se mos kam ndonjë djalë tjetër, pasi mosha e Florianit ishte afërsisht sa e djalit tim. Fillojnë debatet në shtëpi dhe deri më sot s’kam mundur t’ia shpjegoj se çfarë ka ndodhur, prandaj kam kërkuar ndihmën e “Fiks Fare” u shpreh Preng Gjikolaj.

Still0503_00007

Fiks Fare ka bërë publike një bisedë të vetë qytetarit me Zyrën e Përmbarimit në Lezhë dhe me prokurorinë. Në prokurori atij i thanë se është një lapsus, ndërkohë në Zyrën e Përmbarimit qytetari rezulton të ketë një gjobë ndaj dhe i kanë lënë të bllokuar llogarinë bankare. Fiks Fare ju drejtua Prokurorisë së Lezhës. Drejtuesi z.Simon Pashuku bëri me dije se “bërja” me djalë e z.Gjikolaj ka qenë gabim. Ai tha se dokumentet janë vendosur gabim. Por ky nuk është i vetmi gabim i prokurorisë , tek urdhri i ekzekutimit të prokurorit Gjergj Rudi thuhet se Zyra Përmbarimore Lezhë duhet t’i kthejë qytetarit pasaportën, ndërkohë që pasaportën duhet ta kthente organi akuzës. Dhe kjo sipas kreut të Prokurorisë Lezhë është një “lapsus”.

Still0503_00008

Fiks Fare ju drejtua edhe Zyrës së Përmbarimit të Lezhës, drejtoreshën Liza Çuni tha se pasaporta ka 1 vit në zyrën e përmbarimit dhe nuk i është vënë në dispozicion qytetarit nga paraardhësit e saj, ndërsa për llogarinë ajo tha se ka qenë bllokuar dhe e ka zhbllokuar vetëm pas insistimit të emisionit Fiks Fare. Ndërkohë që në kamerën e fshehtë që ka bërë vetë qytetari në zyrën përmbarimore i thuhet se pasaportën e ka prokuroria duke e sorollatur.

Pas insistimit të “Fiks Fare” qytetari Preng Gjikolaj arriti më në fund të marrë pasaportën. ” Ju falenderoj që më në fund pas kaq vitesh mora pasaportën dhe zgjidha sherrin në familje. Atë që s’bënë institucionet e bëtë ju” përfundoi Gjikolaj.

Still0503_00012Still0503_00017

/a.m.

Next Post
A do e hedhë leku ‘në erë’ euron dhe eskportet shqiptare?!

A do e hedhë leku 'në erë' euron dhe eskportet shqiptare?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In