• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gafa e Shkëlzenit në reagimin publik, e pranon vetë: Emri im u përdor për të trembur dhe për të mbështetur biznese e trafikantë armësh

by S T
10/08/2024 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përpjekjen e tij të pafundë për t’u distancuar nga skandali i Gërdecit, Shkëlzen Berisha reagoi sot ndaj deklaratave të David Packouz, i cili i intervistuar nga një podcast amerikan përsëriti se Shkëlzen Berisha ka qenë prezent në disa takime në Tiranë me trafikantin Efraim Diverolin dhe përfaqësues të MEICO-s (ndërmarrja ushtarake shqiptare) ku u diskutua për furnizimin me fishekë për t’ju shitur më pas qeverisë amerikane e për t’u dorëzuar në Afganistan.

Në fakt sipas Packouz nuk ka qenë vetëm Diveroli që ka folur mbi prezencën e Shkëlzen Berishës në atë takim.

Gjatë një interviste të mëparshme me gazetarin e Report TV, Arbër Hitaj, Packouz ka bërë edhe një emër tjetër: “Aleks Podricki, që ka qenë në ato takime dhe është një mik i mirë i imi, me tha se në një takim ka qenë Ylli Pinani, Mihal Delijorgji dhe ka njohur edhe djalin e ish- kryeministrit, zotin Sali Berisha. Pra ai e takoi edhe djalin e ish kryeministrin dhe e njohu atë menjëherë në takim. Berisha ka qenë në atë takim'”.

Packouz nuk ka thënë asnjëherë se e ka parë Shkëlzenin me sytë e tij, por vetëm sa ka referuar atë që i kanë thënë përvec Podrickit, edhe Diveroli.

E reja interesante e reagimit sot është se vetë Shkëlzeni zbulon se përse të paktën Diveroli e ka përdorur emrin e tij: “Vetë Diveroli (pra burimi i Packouz) – pretendon djali i Sali Berishës – para gjykatës amerikane dhe nën betim ka pranuar jo vetëm që nuk më ka takuar kurrë, por që ka gënjyer qëllimisht për të marrë mbështetje dhe vëmendje për biznesin e tij nga diplomatë të vendit të tij në Tiranë!”‘.

Për të konfirmuar pretendimet e tij, Shkëlzen Berisha bën publikë verbale të marrjes në pyetje të Diverolit, por pikërisht këtu gjendet dhe surpriza:

”Te nesermen e takimit, e informova Trebicken qe AEY do te prishte kontraten per ripaketimin e fishekeve nga Xhoi. Gjithashtu, pa asnje baze faktike, i thashe Trebickes qe Shkelzen Berisha, djali i kryeministrit te Shqiperise, ishte nje nga pjesemarresit e Takimit me MEIKO-n, dhe qe mafia shqiptare po kontrollonte kontraten e fishekeve. Berisha nuk ishte pjesemarres ne takimin me MEIKO-n dhe nuk ka patur asnje lloj perfshirjeje me kontraten e fishekeve te AEY (…) Une e trillova historine per pjesemarrjen e Berishes ne menyre qe te avancoja interesat e biznesit te AEY. Qellimi kryesor ishte qe Trebicka te mos fliste”.

Praktikisht vetë Shkëlzen Berisha e pranon pa e habitur se emri i tij është vendosur në krah të mafias shqiptare dhe se është përdorur për të trembur Kosta Trebickën (i cili vdiq disa muaj më vonë në rrethana misterioze) me qëllim që të mos fliste dhe për të bërë që projekti i AEY i paligjshëm në Tiranë të ecte përpara pa asnjë pengesë.

Në rastin më klasik të një lapsusi frojdian, Shkëlzeni shqetësohet të distancohet nga kontrata për shitjen e fishekëve (e cila është e lidhur vetëm në mënyrë indirekte edhe me shpërthimin tragjik në Gërdec në të cilën pastaj Shkëlzeni rezulton i përfshirë përmes të tjera dokumenteve), por nuk shqetësohet të përgënjeshtrojë faktin se sipas Diverolit, ai përfaqësonte mafien shqiptare dhe se mjaftonte t’i zihej emri me gojë për të trembur dhe për të hequr pengesa eventuale në biznesin e trafikantit amerikan.

Shkëlzen Berisha nuk përpiqet të shpjegojë as se përse Diveroli, do të duhej të gënjente edhe ortakun David Paskouz mbi praninë e djalit të kryeministrit gjatë takimit, nëse emri i tij po shërbente vetëm për të trembur Kosta Trebickën.

Por ka edhe dy pyetje të tjera::

1) Si dhe nga e njihte amerikani Diveroli emrin e Shkëlzen Berishës dhe përse e bashkëngjiti atë me rolin e mafias shqiptare?

2) Dhe përse sipas Diverolit emri i Shkëlzen Berishës do të mjaftonte për t’i mbyllur gojën Kosta Trebickës dhe do të lehtësonte biznesin e tij të paligjshëm?

Në përgjigjen ndaj këtyre pyetjeve lind misteri atyre 8 viteve të qeverisë Berisha (2005-2013) gjatë të cilëve familja Berisha duke nisur nga fëmijët e kryeministrit, Argita dhe Shkëlzeni, ishin bërë faktorë dominues në tregun shqiptar të aferave dhe të krimit.

Një realitet tragjik i korrupsionit të përhapur të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e transformoi më pas në familje “non grata” dhe që është aq shumë e ditur sa edhe vetë Shkëlzeni sot e ka konfirmuar boterisht. (Shqiptarja.com)

Next Post
E rëndë! Rrëzohet një tjetër avion, s’ka të mbijetuar

E rëndë! Rrëzohet një tjetër avion, s’ka të mbijetuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

FOTOLAJM/ Protesta në ditën e 15-të, ja sa është pjesëmarrja

June 14, 2026
Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

Dalin pamjet, kush janë personat e maskuar me kapuçë të pranishëm në protestën para Kryeministrisë?

June 14, 2026
Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

Gazeta italiane: Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm. Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

June 14, 2026
Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

Tensione në protestë! Mbledhje të paligjshme kartash identiteti për peticion, persona me kapuçë të pranishëm

June 14, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

35-vjetori i PS-së, analisti: Ka bërë ndryshime kolosale, është kthyer në forcën kryesore qeverisëse

June 14, 2026
“Epsteini” ynë

Mos i këshilloni ata që kanë dalë në protestë

June 14, 2026
“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

“Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku largohet nga grupi parlamentar i PS

June 14, 2026
Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

Amnistia Penale, zëvendësministri i Drejtësisë zbulon kush përfiton dhe cilat kategori përjashtohen

June 14, 2026
Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

Pse po bie çmimi i arit pavarësisht luftës? Inflacioni, normat e interesit dhe dollari po ndryshojnë rregullat e tregut

June 14, 2026
Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

Protesta/ Bardhoshi: Qytetarët po kërkojnë të drejtën për të vendosur

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In