• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gafa e dhëndrrit, Berisha duhet të hetohet edhe për grushtin e shtetit të 14 shtatorit

by Java News
13/02/2024 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke shfletuar albumin e familjes, Jamarbër Berisha, pa asnjë siklet,  ka shpluhurosur një tjetër krim politik që vjehrri i tij ka kryer shumë vite më parë dhe për të cilin ende nuk është përgjigjur para drejtësisë. Bëhet fjalë për kryengritjen e armatosur të 14 shtatorit 1998 pas vrasjes së kundërshtarit të tij Azem Hajdari, kur kreu i PD-së që sapo kishte përfunduar në opozitë pas shkaktimit të tragjedisë së firmave Piramidale, mobilizoi bandat e tij të armatosura duke i vënë zjarrin kryeministrisë, duke pushtuar Radio Televizionin Shqiptar dhe duke mbushur qendrën e Tiranës me tanke që milicianët e PD-së i kishin rrëmbyer në Gardën e Republikës.

Ekzaktësisht siç ndodhi me 21 janarin e shumë viteve më pas, edhe për vrasjen e Azem Hajdarit, Berisha tentoi të akuzonte socialistët, kur në të vërtetë për atë krim do të dënohej ish bodigardi i tij. Në realitet Berisha donte të përdorte vrasjen e Hajdarit për të rimarrë pushtetin me forcën e armëve, një plan që falimentoi falë edhe reagimit shumë të ashpër të ambasadores amerikane Marisa Lino.

Shtetet e Bashkuara dhe gjithë Komuniteti nderkombëtar e cilësoi atë kryengritje si njjë përpjekje grushti shteti për të cilin Sali Berisha u izolua për disa vite nga çdo lloj marrëdhënie diplomatike. Ekzaktësisht si sot, pas shpalljes “non grata”. Dhëndrri, i obsesionuar nga gazetarët e lirë, ka nxjerrë në facebook faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” të 1998 që publikonte lajmin e prokurorisë së Tiranës dhe prokurorit të atëhershëm Arben Rakipi me kërkimin arrestimit të Berishës dhe puçistëve të tjerë “për kryengritje të armatosur”.

Jamarbër Berisha duket krenar per aksionet e vjerrit dhe e konsideron edhe atë lajm mbi veprimin e prokurorisë si një persekutim politik të Berisha, pavarësisht faktit që më pas drejtësia, atëherë, dështoi për ta dënuar. Në fakt në 2008, kur Berisha ishte rikthyer në pushtet, dosja u arkivua pa asnjë të duanuar.

Gafa e tij (me zellin e zakonshëm për të sulmuar gazetarët që investiguan edhe skandalin e Klubit Partizani) qëndron në faktin se ka risjellë në kujtesë një ngjarje tragjike të popullit shqiptar, për të cilën ende nuk është dënuar organzitori kryesor dhe porositesi. Pavarësisht nga juristja që ka në shtëpi, dhëndrri ka harruar se organizimi i një kryengritje të armatosur, parashikuar nga neni 221 i Kodit Penal parashkruhet vetëm pas 40 viteve (neni 66), ndërkohë që nga ngjarja e 14 shtatorit kanë kaluar 25 vite. Sot Jamarbër Berisha na ka kujtuar se, bashkë me Klubin Partizani, 21 janarin dhe Gërdecin, edhe Kryengritja e 14 shtatorit 1998 duhet të bëhet shumë shpejt një tjetër dosje gjyqësore për të cilin ish-kryeministri duhet të përgjigjet para Drejtësisë së re./ shqiptarja.com

 

Next Post
104 vjetori i Tiranës kryeqytet: Akset ku do kufizohet qarkullimi i mjeteve, bashkia harton një sërë aktivitetesh

Tirana, një qytet që lindi nga rastësia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Specialja pranon pjesërisht kërkesën e Thaçit dhe të tjerëve, shtyn afatin për apel deri më 27 nëntor

September 30, 2026
Çuçi pyet kreun e SPAK: Cila është gjendja e hetimeve ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë vettingut?

Çështja e SHISH, Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sërish pas auditimit të thelluar për Vlora Hysenin

September 30, 2026
Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

Arrestohen 2 persona për zjarrvënie në Kombinat dhe Prush, një prej tyre në “arrest shtëpie”

September 30, 2026
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

Kurti: Sejdiu mbetet kandidati për president, pavarësisht tërheqjes së tij

September 30, 2026
Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët -

Skandali Epstein trondit Norvegjinë, Parlamenti heton marrëdhëniet me politikanët dhe diplomatët –

September 30, 2026
Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

Kush po e vret industrinë e mbrojtjes?

September 30, 2026
Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

Drejtori i Përgjithshëm i KE: Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale përafrojnë Shqipërinë me standardet evropiane

September 30, 2026
Meloni nuk heq dorë nga kampi për emigrantët në Gjadër, qeveria italiane ndryshon gjyqtarët, do të vendosë Apeli

INSTAT: Rritje me 73% e kriminalitetit nga të huajt në Shqipëri, kapërcehet shifra e 1 mijë personave të dyshuar

September 30, 2026
Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

Pas Ramës, Wendt takon Hoxhën: Forcim të partneritetit strategjik dhe zgjerim të investimeve

September 30, 2026
Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite -

Njëri nga pilotët tentoi të rrëzonte aeroplanin me pasagjerë, bëhet ulje emergjente në Arabinë Saudite –

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com