Arsenali ka fituar me apelin kundër kartoni të kuq të dhënë ndaj mbrojtësit Gabriel Paulista ndaj Chelse-at. Braziliani ishte larguar nga loja në fund të pjesës së parë, pasi gjyqtari Mike Dean e kishte ndëshkuar me karton të kuq pas përleshjes me sulmuesin e Chelse-at, Diego Costa. Pas kësaj Federata Angleze kishte dënuar brazilianin me tri ndeshje mos lojë.
Arsenali të hënën kishte konfirmuar se do të apelonte ndaj vendimit sepse besonte se ishte vendim i gabuar. “Arsenali ka kërkuar rishikimin e dënimit të Gabrielit me tri ndeshje mos lojë. Dënimi i lojtarit me tri ndeshje mos lojë është anuluar menjëherë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Anglisë.









