• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

by Flogert Muça
21/07/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar.

Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i mandateve dhe i fatit të bashkëpunëtorëve, projekti shndërrohet nga një mision publik në një biznes personal.

Lapaj u ngjit në skenë si simbol i ndryshimit, si njeriu që vinte për të sfiduar politikën e vjetër me një model të ri të udhëheqjes. Por më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, e gjithë filozofia e bashkëpunimit u zëvendësua me logjikën e “këtu komandoj unë”. Pra, “Unë mund të mos e mbaj fjalën dhe ju nuk mund të reagoni.”

Habi e madhe. Në vend që të shihte veten si kapiten të një ekuipazhi idealistësh që rrezikonin së bashku, Lapaj e ktheu veten në administrator dhe partinë si e pasuri private që shpërndahet sipas rregullave të tij. Ndaj, kur ai flet për mandatin si pronë personale, nuk tradhton vetëm marrëveshjen me Endri Shabanin, por tradhton çdo qytetar që besoi se kjo lëvizje do të sillte një mënyrë të re të të bërit politikë.

Së dyti, mosmbajtja e fjalës së dhënë tregon papjekuri politike dhe një prioritet të qartë për interesin personal, jo për kauzën.
Lapaj mund të justifikohet me sistemin zgjedhor, me votat e preferencës, me kalkulimet e listës, por asgjë nga këto nuk justifikon thyerjen e një premtimi publik të bërë para qytetarëve dhe para ekipit të tij privatësisht.

Fjala është më e fortë se çdo ligj elektoral, sepse politika është marrëdhënie besimi, jo vetëm numrash. Dhe kur një lider vendos ta thyejë këtë besim për të ruajtur një karrige, ai i dërgon një mesazh të qartë publikut: “Unë jam si gjithë të tjerët”. Siç do të thoshte Konfuci, “Burri i madh kërkon tek vetja, i vogli kërkon fajin tek të tjerët.”
Lapaj, në vend që të shihte tek vetja mungesën e karakterit për të mbajtur fjalën, po kërkon fajin herë tek të tjerët, herë tek sistemi, herë tek daja e Shabanit, herë tek rrethanat.

Churchill do ta kishte përmbledhur më thjeshtë: “Politikani sheh zgjedhjet e ardhshme, burri i shtetit sheh gjeneratat e ardhshme.”

Por për fat të keq, Lapaj s’po sheh asnjerën, por vetëm po na rrëzon iluzionin që “të rinjtë janë ndryshe”.

Së treti, asnjë analizë! A e ka menduar ndonjëherë Lapaj, dëmin që i ka shkaktuar koalicionit si drejtues pas përplasjes me Agron Shehajn?

Po kostot për akuzat ndaj vjerrit ish-kryegjyqtar?

Pse nuk ka analizë kritike por vetëm marrje totale meritash, kur pa votat e aleatëve nuk merrte dot as atë mandat që morën?

Nga ana tjetër, Endri Shabani është bashkëfajtor poashtu. Së pari përmes tolerancës së tij të gjatë dhe mirëkuptimit naiv ndaj Lapajt.

Ai ishte njeriu që duhej ta vendoste kufirin që në fillim, kur Lapaj filloi të sjellë retorikën e pushtetit personal, mentalitetin e komandës së vetme dhe braktisjen e fjalës së dhënë. Lapaj e emëruan në krye me të gjitha benefitet, por ai sërish nuk mori asnjë përgjegjësi, por do sërish benefitin e deputetit.

Por Shabani preferoi të heshtë, të durojë, të bëjë atë që shumë herë i ka dënuar vetë në publik, kompromisin e dëmshëm për “mosprishje muhabeti në publik”.

Së dyti, Shabani duhet ta kishte mbrojtur kauzën, lëvizjen dhe besimin e votuesve, duke vendosur kufij me partnerin e tij politik dhe duke treguar se kauza nuk është dekor për ambiciet personale të askujt. Të jesh lider nuk do të thotë të ruash paqen me çdo kusht, por të ruash dinjitetin dhe frymën për të cilën je angazhuar. Atë që bëri Zeqiri duhet ta bëntë Shabani.

Si përfundim, kjo përplasje nuk është thjesht një sherr për mandate, as një grindje karakteresh. Është shembulli klasik se si edhe njerëzit që erdhën me flamurin e idealizmit, sapo përballen me pushtetin, tregojnë se janë të gatshëm ta trajtojnë atë si pasuri personale. Dhe për këtë, siç do të thoshte John Adams, “Pushteti gjithmonë shfaq fytyrën e tij më të shëmtuar tek ata që e kapin fort.”

Adriatik Lapaj e kapi fort dhe zbuloi qëllimin e tij primar, që është karriera e tij në Kuvend.

Shabani nuk u tregua mjaftueshëm i shpejtë dhe i guximshëm ta ndalojë.

Zeqiri u dha një mësim të dyve!

Next Post
Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Comments 1

  1. Anonymous says:
    7 months ago

    Per mendimintim,e te shume njerzve,lapaj tregoj veten,para Shabanit,lapaj nji O ZERO e madhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

Hetimet ndaj Ballukut, avokati: Nuk ka prova të reja, çështja po ngrihet mbi interpretime!

February 25, 2026
Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

Sulm me thikë në Washington, pesë të vdekur

February 25, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Këshilli i Mandateve nuk mori vendim njësoj si “Kushtetuesja”. Duket që ka një ngërç

February 25, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, temperaturat nuk ndryshojnë

February 25, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Debati për heqjen e imunitetit të Ballukut, Vangjeli: Paradoks deri në kufijtë e absurdit!

February 25, 2026
300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

300 operacione që nga fillimi i vitit, Rama ndan pamje nga spitali i Fierit: Përkushtim dhe teknologji moderne

February 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Frika e vërtetë e Berishës është “21 janari”, Beqiri: Pas Mediut radhën e ka Shkëlzeni…

February 25, 2026
Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

Mes ovacionesh dhe akuzash, Trump thyen rekord me fjalimin para Kongresit! Paralajmërimet e presidentit amerikan…

February 25, 2026
Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In