• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi i pafalshëm i Shabanit përballë Lapajt

by Flogert Muça
21/07/2025 20:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça

Adriatik Lapaj po sillet si pronar, jo si kryetar.

Kur një drejtues politik i një lëvizjeje qytetare nis të sillet si padron i votave, i mandateve dhe i fatit të bashkëpunëtorëve, projekti shndërrohet nga një mision publik në një biznes personal.

Lapaj u ngjit në skenë si simbol i ndryshimit, si njeriu që vinte për të sfiduar politikën e vjetër me një model të ri të udhëheqjes. Por më pak se dy muaj pas zgjedhjeve, e gjithë filozofia e bashkëpunimit u zëvendësua me logjikën e “këtu komandoj unë”. Pra, “Unë mund të mos e mbaj fjalën dhe ju nuk mund të reagoni.”

Habi e madhe. Në vend që të shihte veten si kapiten të një ekuipazhi idealistësh që rrezikonin së bashku, Lapaj e ktheu veten në administrator dhe partinë si e pasuri private që shpërndahet sipas rregullave të tij. Ndaj, kur ai flet për mandatin si pronë personale, nuk tradhton vetëm marrëveshjen me Endri Shabanin, por tradhton çdo qytetar që besoi se kjo lëvizje do të sillte një mënyrë të re të të bërit politikë.

Së dyti, mosmbajtja e fjalës së dhënë tregon papjekuri politike dhe një prioritet të qartë për interesin personal, jo për kauzën.
Lapaj mund të justifikohet me sistemin zgjedhor, me votat e preferencës, me kalkulimet e listës, por asgjë nga këto nuk justifikon thyerjen e një premtimi publik të bërë para qytetarëve dhe para ekipit të tij privatësisht.

Fjala është më e fortë se çdo ligj elektoral, sepse politika është marrëdhënie besimi, jo vetëm numrash. Dhe kur një lider vendos ta thyejë këtë besim për të ruajtur një karrige, ai i dërgon një mesazh të qartë publikut: “Unë jam si gjithë të tjerët”. Siç do të thoshte Konfuci, “Burri i madh kërkon tek vetja, i vogli kërkon fajin tek të tjerët.”
Lapaj, në vend që të shihte tek vetja mungesën e karakterit për të mbajtur fjalën, po kërkon fajin herë tek të tjerët, herë tek sistemi, herë tek daja e Shabanit, herë tek rrethanat.

Churchill do ta kishte përmbledhur më thjeshtë: “Politikani sheh zgjedhjet e ardhshme, burri i shtetit sheh gjeneratat e ardhshme.”

Por për fat të keq, Lapaj s’po sheh asnjerën, por vetëm po na rrëzon iluzionin që “të rinjtë janë ndryshe”.

Së treti, asnjë analizë! A e ka menduar ndonjëherë Lapaj, dëmin që i ka shkaktuar koalicionit si drejtues pas përplasjes me Agron Shehajn?

Po kostot për akuzat ndaj vjerrit ish-kryegjyqtar?

Pse nuk ka analizë kritike por vetëm marrje totale meritash, kur pa votat e aleatëve nuk merrte dot as atë mandat që morën?

Nga ana tjetër, Endri Shabani është bashkëfajtor poashtu. Së pari përmes tolerancës së tij të gjatë dhe mirëkuptimit naiv ndaj Lapajt.

Ai ishte njeriu që duhej ta vendoste kufirin që në fillim, kur Lapaj filloi të sjellë retorikën e pushtetit personal, mentalitetin e komandës së vetme dhe braktisjen e fjalës së dhënë. Lapaj e emëruan në krye me të gjitha benefitet, por ai sërish nuk mori asnjë përgjegjësi, por do sërish benefitin e deputetit.

Por Shabani preferoi të heshtë, të durojë, të bëjë atë që shumë herë i ka dënuar vetë në publik, kompromisin e dëmshëm për “mosprishje muhabeti në publik”.

Së dyti, Shabani duhet ta kishte mbrojtur kauzën, lëvizjen dhe besimin e votuesve, duke vendosur kufij me partnerin e tij politik dhe duke treguar se kauza nuk është dekor për ambiciet personale të askujt. Të jesh lider nuk do të thotë të ruash paqen me çdo kusht, por të ruash dinjitetin dhe frymën për të cilën je angazhuar. Atë që bëri Zeqiri duhet ta bëntë Shabani.

Si përfundim, kjo përplasje nuk është thjesht një sherr për mandate, as një grindje karakteresh. Është shembulli klasik se si edhe njerëzit që erdhën me flamurin e idealizmit, sapo përballen me pushtetin, tregojnë se janë të gatshëm ta trajtojnë atë si pasuri personale. Dhe për këtë, siç do të thoshte John Adams, “Pushteti gjithmonë shfaq fytyrën e tij më të shëmtuar tek ata që e kapin fort.”

Adriatik Lapaj e kapi fort dhe zbuloi qëllimin e tij primar, që është karriera e tij në Kuvend.

Shabani nuk u tregua mjaftueshëm i shpejtë dhe i guximshëm ta ndalojë.

Zeqiri u dha një mësim të dyve!

Next Post
Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Greqia i vjen në ndihmë Shqipërisë, dy avionë Canadair ndihmojnë për shuarjen e zjarrit në Dukat

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Per mendimintim,e te shume njerzve,lapaj tregoj veten,para Shabanit,lapaj nji O ZERO e madhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

Rama nga Gjirokastra: Opozita do të na kishte marrë peng integrimin!

May 5, 2026
Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

Nga informaliteti te rritja e të ardhurave nga TVSH/ Gati plani me 8 pika për sezonin turistik

May 5, 2026
Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

Berisha thirrje për protestën e 8 majit: Do ta bëjmë këtë kilometër të fundit për sakrificën tonë

May 5, 2026
PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve  Servet Pëllumbi

PROFILI/ Nga drejtimi i PS-së me Nanon në burg te kreu i Kuvendit, kush ishte “Profesori” i socialistëve Servet Pëllumbi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, Rama reagon me foton e protestës së 1996-s: Lamtumirë Profesor i dashur!

May 5, 2026
19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

19-vjeçarja shqiptare u gjet e vdekur në Greqi, rrëfimi i nënës: Burrit s’i kisha treguar për lidhjen e saj, ishte i rreptë

May 5, 2026
Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Servet Pëllumbi

May 5, 2026
PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

PE vlerësoi punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor!

May 5, 2026
Gjyqtari i GJKKO flet për të akuzuarit që “mbyllin gojën”: Ja përse kemi pak bashkëpunëtorë të drejtësisë

Gjyqtari i GJKKO flet për të akuzuarit që “mbyllin gojën”: Ja përse kemi pak bashkëpunëtorë të drejtësisë

May 5, 2026
Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

Trump: E kemi mposhtur shumë keq Iranin! Nuk do lejojmë që të çmendurit të kenë armë bërthamore

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In