• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimi i Gjendjes Civile lë djemtë e fierakut pa dokumente italiane

by A R
17/09/2019 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni  investigativ “BOOM” në RTV Ora solli mbrëmjen e sotme shqetësimin  Piro Shkurtit nga Fieri, i cili kërkon zgjidhje për një problem që ka me Arkivin e Gjendjes Civile të Fierit.

Tre fëmijët e tij që jetojnë në Itali kërkojnë të pajisen me dokumente italiane, por penalizohen vetëm nga një shkronjë e emrit të nënës së tyre. Ajo quhet Tatjana, por në certifikatën e lindjes nga akti të të tre fëmijëve të saj, emri figuron Tatjane.

Piro Shkurti: Më kërkohet një certifikatë nga Akti. Emri i gruas nuk më del me ‘a’ por më del me ‘e’. Më duhen dokumentat për fëmijët që të bëhen me dokumenta italiane dhe për këtë penalizohen po qe se nuk e marr dot. Kështu që më duhet patjetër.

Në Gjendjen Civile janë marrë me ‘a’ kurse tek themeltarja më del me ‘e’. Ai thotë shko në gjykatë. Unë në gjykatë nuk shkoj për këtë problem. Unë jam i bindur që ajo është ‘a’ , nuk është ‘e’. Po nuk u zgjidh, nuk do ta marr se nuk kam pse të shkoj në gjykatë. Nuk kam çfarë të bëj. Kam gati dy vjet dhe nuk po e zgjidh dot.

“BOOM” së bashku me qytetarin iu drejtuan zyrës së Gjendjes Civile në Fier , ku kërkuan të marrim certifikata personale nga Regjistri Themeltar i vitit 2010, një për Tatjanën dhe një për djalin e saj.

Nga një bashkëbisedim me punononjësit aty, thuhet se gabimi qëndron pikërisht tek Akti, gjatë pasqyrimit të të dhënave.

Nga kjo zyrë të dhënat dalin të sakta. Tatjana në certifikatën e saj personale e ka emrin të rregullt, po ashtu edhe te certifikata e lindjes se njërit prej djemve, emri i nënës se tij është po ashtu i saktë.

Megjithëse bashkëshorti ka këmbëngulur vazhdimisht se ky është një gabim që duhet të rregullohet lehtë nga Arkivi, nuk thuhet e njëjta gjë prej punonjësit aty.

Sipas Arkivit të Gjendjes Civile Fier, mbështetur në ligj, çdo pretendim për ndreqje gabimi në të dhënat e shtetasve rregullohet vetëm duke iu drejtuar gjykatës, pasi çdo ndërhyrje tjetër quhet jo e ligjshme.

Qytetari: Nuk e kuptoj pse duhet ta interpretosh si ‘e’ kur është ‘a’. Ma jep me ‘a’.

Punonjësi: Nuk ta lëshoj dot me ‘a’ . Unë ta lëshoj siç e ka Regjistri.

Qytetari: Ky është një penalizim që më bën ti mua.

Punonjësi: Absolutisht! Nuk e bëj unë ligjin e nuk të çoj unë në gjyq. Unë eci në bazë të ligjit.

Gazetari: Unë mendoj që është interpetim subjektiv.

Punonjësi: Ne na thonë shiko ligjin. Nuk na lejohet interpretimi. Ne kemi vetëm çfarë ka libri.

Por megjithatë, qytetari nuk ka ndërmend t’i drejtohet gjykatës. Ai e quan këtë një situatë absurde, kur në ndihmë ka shumë dokumenta të tjera zyrtare që rrëzojnë gabimin e bërë, ose të paktën interpretimin që i bëhet emrit, pasi qytetari thotë se Tatjane arrin ta lexojë vetëm punonjësi, kur figuron Tatjana gjithandej.

Gjyqi sipas qytetarit është absurd dhe i panevojshëm.

Next Post
FOTO / Ish-gjimnastja çmend fansat, pozon nudo dhe…

FOTO / Ish-gjimnastja çmend fansat, pozon nudo dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Organizatat kërkesë palëve politike për dialog, Rama: Kur të doni dhe ku të doni, pa kushte!

Rama hedh poshtë “fake news” për Vishkullin: Të gjitha shpenzimet i paguan shteti! E përcollëm unë, Begaj dhe Peleshi

October 25, 2026
“Anarki e mendjeve të tyre të boshatisura!”- Alarmi për bombë në shkollën “Edith Durham”, reagon zv/kryeministrja Koçiu: Çmenduri e mirëfilltë kriminale

Dhuna në protesta, Koçiu: Është kthyer në rrezik serioz për jetën e qytetarëve

October 25, 2026
Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

Kërkoi dialog me Ramën, protestuesi hidhet nga të tjerët në shkallët e Kryeministrisë, bëhet për spital

October 25, 2026
Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

Trazirat dhe plaçkitjet në Barcelonë, arrestohen 128 persona

October 25, 2026

1win Casino Indonesia 2026 – Review, Daftar, Login, Bonus Terbaru

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In