• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimet e sistemit tonë arsimor: Këshilla për çdo prind, nxënës dhe mësues

by Java News
11/12/2018 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi aq shumë të përqendruar tek rezultatet dhe aq pak të përqendruar tek karakteri ynë. Ky është problemi më i madh i sistemit arsimor të ditëve të sotme. Kjo gjë kështë ka qenë dhe kështu do të vazhdojë të jetë. Askush nuk përqendrohet tek forcimi i vullnetit, i qëndresës, i karakterit, i pasurimit të kulturës, gjëra të cilat na vlejnë padyshim në jetën tonë. Kur dikush që duam ndërron jetë, ne nuk na ndihmon as matematika, as anglishtja dhe as lëndët e tjera që bëjmë në shkollë.

Kur je duke kaluar në një periudhë të vështirë në jetë, nuk do të jetë historia ajo që do të të shpëtojë. Kur do të përpiqesh të ngresh një biznes, nuk ka për të të ndihmuar aspak ekonomia që ke mësuar në shkollë, aq sa do të të ndihmojë vetë praktika. Ndaj, unë mendoj se mënyra se si ne po e përdorim edukimin dhe sistemin arsimor, është komplet e gabuar.

Është vërtet e vështirë të marrësh rezultate të larta, pasi duhet të mësosh shumë, por duke u përqendruar tek rezultatet e larta, ne harrojmë të mësojmë gjërat që vërtet do na duhen në jetë. Nëse sot mund të kënaqemi me rezultatet e larta, apo të krenohemi me to, nesër mund të rrëzohemi në mënyrë të rëndë nga sfidat që jeta na vendos përpara.

Edhe vetë sistemi arsimor është paksa i gabuar. Sistemi i sotëm arsimor i trajton të gjithë njësoj, duke mos e menduar se jo të gjithë kanë të njëjtat aftësi dhe se jo të gjithë kanë të njëjtin botëkuptim. Është pjesërisht detyra e këtij sistemi që t’i mësojë të rinjtë të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e jetës, përtej të mësuarit të lëndëve të ndryshme.

Po të njëjtën detyrë e kemi edhe vetë ne. Mjaft u përqendruam aq shumë tek rezultatet, sesa tek të kuptuarit e gjërave. Duhet të thellohemi paksa. Të nxjerrim përfundime të logjikshme. Vërtet mund të mësojmë mbi zbulimet e Nikola Teslës apo Ajnshtajnit në fizikë, por nuk na bën keq që gjatë kohës së lirë të lexojmë paksa për jetën e tyre. Me siguri do të nxjerrim mësime të vlefshme që ndoshta në ndonjë moment të jetës sonë edhe mund të na ndihmojnë.

Nuk duhet thjesht të mësojmë për të marrë një notë të mirë, për të kënaqur veten dhe prindërit tanë. Duhet të mësojmë duke menduar në mënyrë afatgjatë dhe për ecurinë e jetës sonë, jo vetëm duke menduar për të tashmen dhe duke e lënë të ardhmen në harresë…/a.meta

Next Post
Privatizimi i ‘Albpetrol’ në 2012, mashtrimi me garancinë 85 mln euro, prokuroria mbylli skandalin

Privatizimi i ‘Albpetrol’ në 2012, mashtrimi me garancinë 85 mln euro, prokuroria mbylli skandalin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Mars 2026

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In