• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gabimet e atyre që duan të mundin Bashën!

by Mero Baze
06/07/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, po përpiqen të identifikojnë favoret që po i bëhen Lulzim Bashës në këtë fushatë dhe duket që nuk janë të qartë me veten e tyre.

Nga një vështrim i shpejtë i atyre çfarë thotë Astrit Patozi, si tentues për rival real ndaj Bashës dhe ata që e mbështesin, deri tani rezulton se Basha ka këto favore:

E para, që e mbështet Edi Rama.

E dyta, që është futur në garë Eduard Selami si kandidat fallco

E treta, që duket sikur e mbështet dhe Berisha, por kjo sipas Patozit nuk është e vërtetë.

Në fakt kjo është një situatë e përmbysur e gjëndjes në PD dhe nuk është një tablo reale.

Nëse e nisim nga pika e tretë, dmth nga ideja se Berisha nuk e mbështet Bashën, por Basha e keqpërdor këtë gjë, do të hymë në një tunel që nuk na çon asgjëkundi, bile as tek gara. Sali Berisha është me Lulzim Bashën, dhe nuk është neutral me garën. Nuk është neutral, pasi ai ka pranuar të poshtërohet publikisht qëndrimi i tij fillestar për garën, kur ai tha para zgjedhjeve, se Basha në rast se humbet, duhet të ndjekë shembullin tim, dhe duhet t’i hapë rrugë një gare të ndershme. Në PD nuk ka ndodh asgjë nga këto dhe nuk kemi ndonjë kontestim të ri të Berishës për këtë që ka ndodhur. Të jesh neutral ndaj një padrejtësie, do të thotë të jesh palë. Dhe Sali Berisha është bërë tashmë palë me procesin e padrejtë brenda PD. Arsyet përse është bërë mund të jenë të shumta. Ato fillojnë që nga ai skenari paksa konspirativ i Andi Bushatit, sipas të cilit Berisha është shantazhuar pas Marrëveshjes Basha-Rama, e deri tek ajo që është dhe më ë besueshmja, që ai ndjehet ende më i sigurt me Bashën se sa me të tjerë në PD.

Por s’kemi pse lodhemi me hamendje, përderisa kemi faktet para. Dhe faktet janë se Sali Berisha po pranon atë që po bën Lulzim Basha në PD, dhe ajo që po bën Lulzim Basha, nuk ka lidhje as me garën, as me PD, por thjeshtë me një farsë për të mbajtur vulën dhe selinë e PD.

Dhe rivalët e Bashës, duhet ta identifikojnë qartë këtë problem, nëse duan të jenë bindës.

Edhe beteja ndaj Eduard Selamit që është një kandidat fallco është e gabuar. Ai është kandidat i pafuqishëm kundër Bashës, dhe është brenda llogjikës së tij, se gara duhet testuar deri në fund, por në finale, ai mund të rezultojë që ta diskretitojë Bashën dhe procesin, më shumë se sa ta tjerët.

Ndërsa, sa i përket pretendimit kryesor të kundërshtarëve të Bashës, atë që Rama mbështet Lulzim Bashën, ky është një debat që ata duhet ta shmangnin. Edi Rama është kundërshtar i Partisë Demokratike, dhe ata që duan të drejtojnë këtë parti, nuk duhet ta lejojnë, as të mendojnë dhe aq më pak të kumtojnë, se në partinë e tyre e bën ligjin kundërshtari. Preferencat e Edi Ramës në PD, pa diskutim që ekzistojnë, si për çdo gjë tjetër në këtë vend, por ato duhet të jenë të parëndësishme për ata që duan të drejtojnë PD. Se do t’u ndodhë turpi, që pikërisht të fitojë ai që thuhet në mënyrë fiktive se e mbështet Edi Rama dhe pastaj do njolloset gjithë partia, çka është padrejtë.

Lulzim Basha nuk po fiton, as se e ndihmon Edi Rama, as se e ndihmon Eduard Selami, as se nuk e ndihmon Berisha. Lulzim Basha nuk po fiton. Ai po përpiqet të rrijë me letra kryetar i PD, i një partie që shkon gjithnjë e më poshtë dhe ka për të shkuar edhe më poshtë drejt zhbërjes, siç e ka nisur. Ata që duan të bashkojnë PD-në dhe ta drejtojnë atë për ta ringritur, duhet të pengojnë Lulzim Bashën ta bëjë këtë, me të gjitha ato mjete që Lulzim Basha premtonte se do ndalte Edi Ramën para zgjedhjeve, derisa bëri marrëveshje. Ata duhet t’i tregojnë demokratëve, se nuk do lejojnë farsë në PD, dhe duhet ta detyrojnë Sali Berishën të dalë nga strofkulla.

Në PD, nuk është koha për të emëruar një kryetar, por për të bashkuar partinë. Ajo që po ndodh këto ditë është që partia po ndahet përditë e më shumë, dhe Basha përditë e më shumë po bëhet, siç thoshte Pollo dikur për Berishën, “kryetar i fraksionit të vulës”. Mos e lejoni të ndodhë kjo dhe jepini PD-së shansin të bashkohet, pastaj gjeni një kryetar! Se një parti bën disa kohë dhe pa kryetar, por një kryetar pa parti, nuk i duhet askujt.

Next Post
FOTOT/ Dhërmiu ju kujton plazhet e bukura, por këto pamje të shëmtuara…

Pushime në korrik? Ja çfarë ka rezervuar moti për këtë muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pretendimet se kryebashkiaku është me HIV/AIDS, reagon bashkia e Gjirokastrës: Akte dezinormimi, të nisin hetimet

Pretendimet se kryebashkiaku është me HIV/AIDS, reagon bashkia e Gjirokastrës: Akte dezinormimi, të nisin hetimet

April 18, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e diel 19 prill 2026

April 18, 2026
Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

Gjykata shfuqizoi përjashtimet e deputetëve të PD, Balla: Lajthitje, ka ndërhyrë në kompetencat e Kuvendit

April 18, 2026
Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

Berisha viziton qytetarin e lënduar në protestë: Filmoje pak, filmoje! E kanë goditur si kafshë

April 18, 2026
Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit: Do të jetë nën kontroll të rreptë derisa të hiqet bllokada amerikane

April 18, 2026
“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

“45 molotovë”, Policia jep detaje: Arrestuam 11 protestues, Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja procedohen penalisht

April 18, 2026
Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

Britanikët pendohen për Brexit, 10 vjet më vonë, duan rikthim në Bashkimin Europian

April 18, 2026
Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

Rama në Barcelonë për samitin e demokracisë, takohet me Sánchez

April 18, 2026
DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

DAP zbarkon në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, nisin kontrollet e befta në qeli

April 18, 2026
Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In