• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

G7 për kaosin në Kabul/ Merkel: Po koordinohemi për misionin e evakuimit. Maas: S’do të arrijmë t’i nxjerrim të gjithë

by Java News
25/08/2021 08:34
German Chancellor Angela Merkel, left, talks to designated Foreign Minister Heika Maas when Germany's parliament Bundestag meets to elect Angela Merkel for a fourth term as chancellor in Berlin, Germany, Wednesday, March 14, 2018. (AP Photo/Michael Sohn)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti amerikan, Joe Biden, as në samitin e G7-ës nuk dha një datë të re për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani. “Nuk kemi të reja sot mbi afatin e tërheqjes së trupave amerikane”, tha Merkel, të martën në Berlin, pas samitit të posaçëm të G7-ës për Afganistanin.

Aleatët evropianë në Londër, Paris dhe Berlin po bëjnë presion për shtyrjen e afatit të tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani, sepse kjo është mënyra e vetme për të vazhduar operacionin e evakuimit.  Ende me mijëra njerëz janë në pritje të largohen nga vendi, pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Islamistët militantë, të cilët tani kontrollojnë pothuajse të gjitha pjesët e vendit dhe kryeqytetin Kabul, kanë deklaruar se nuk do të lejonin praninë e trupave amerikanë përtej datës 31 gushtit.

Biseda intensive për vazhdimin e evakuimit

Bundeswehr-i gjerman deri tani  ka arritur të nxjerrë nga Kabuli mbi 4000 vetë. Merkel theksoi se edhe pas përfundimit të operacionit ushtarak, do të bëheshin përpjekje për të nxjerrë aleatët nga Afganistani. Kjo është arsyeja pse tani ka bisedime “shumë intensive” që aeroporti i Kabulit të vazhdojë të funksionojë për transportin civil, tha kancelarja.

Edhe ministri i Jashtëm, Heiko Maas, kishte thënë më parë se për këtë  do të flitej edhe me talibanët. Merkel tha se  “Idetë e talibanëve natyrisht luajnë një rol sepse kontrollojnë Kabulin.”

Maas: Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’i nxjerrë të gjithë nga Kabuli 

Në një bisedë me televizionin Bild, ministri gjerman i punëve të jashtme, Heiko Maas, tha se edhe sikur të zgjatet misioni evakuimit, koha nuk do të mjaftojë  për t’i nxjerrë të gjithë.

Pas ardhjes në pushtet, të talibanëve, një javë më parë,  shtetet perëndimore kanë punuar nën presion të lartë për të evakuuar qytetarët e tyre, ndihmësit afganë lokalë që kanë punuar për trupat e tyre dhe njerëz të tjerë që janë veçanërisht të kërcënuar nga talibanët. Dhjetëra mijëra tashmë kanë dalë jashtë vendit. Tërheqja e trupave perëndimore pas shtatë ditësh do të linte pas njerëz të panumërt që kanë frikë për jetën e tyre nën sundimin taliban.

Gjermania shton ndihmën për refugjatët

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, njoftoi gjithashtu se Gjermania e kishte shtuar ndihmën për refugjatët nga Afganistani. Përveç 100 milionë eurove, që ishin caktuar më parë si ndihmë e shpejtë për refugjatët në dhe përreth Afganistanit, Gjermania do të vërë në dispozicion edhe 500 milionë euro të tjera si ndihma humanitare.

Paratë do të menaxhohen nga organizatat ndërkombëtare, tha kancelarja, pasi Gjermania ndërkohë e ka ndërprerë ndihmën në kuadër të politikave zhvillimore. Edhe Komisioni Evropian bëri të njohur të martën se do të vërë në dispozicion 500 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë refugjatëve nga Afganistani.

Talibanët duan t’u japin fund evakuimeve

Ndërkohë, siç raporton BBC, talibanët e përjashtojnë kategorikisht shtyrjen e afatit për largimin e trupave amerikane nga Kabuli.  Afati, për të cilën ramë dakord, përfundon më 31 gusht, tha zëdhënësi i talibanëve, Sabihullah Muxhahid, në Kabul, në një konferencë shtypi të transmetuar dhe përkthyer nga BBC. “Zgjatja e shkel marrëveshjen”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se afganët nuk do të lejohen më të shkojnë në aeroport. “Ne nuk do t’i lejojmë ata të largohen nga vendi.”

Muxhahidi akuzoi SHBA-në që po bind afganët e arsimuar  që të largohen nga vendi. Ai i bëri thirrje popullsisë të mos largohet: Vendi ka nevojë për mjekë dhe inxhinierë të trajnuar mirë, tha ai. Në të njëjtën kohë ai njoftoi se talibanët duan të zvogëlojnë turmën në aeroport. Njerëzit duhet të kthehen në shtëpitë e tyre dhe të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme./DW

g.kosovari

Next Post
VIDEO prekëse/ Polici qan në momentin kur protestohej për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

VIDEO prekëse/ Polici qan në momentin kur protestohej për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

Protesta në ditën e 49-të dhe integrimi me tre kapituj të mbyllur

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

July 18, 2026
49 ditë protestë para Kryeministrisë, nis regjistrimi për Kuvendin e Parë Kombëtar Qytetar

FIFA zyrtarizon kohëzgjatjen e pushimit në finalen e Botërorit, do të jetë 17 minuta

July 18, 2026
“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

“Kontroll, kërcënime dhe abuzim psikologjik”, ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

July 18, 2026
Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

Vjedhja në Postën e Durrësit, nis seanca për masat e sigurisë ndaj 3 të arrestuarve

July 18, 2026
“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

“196 referime në prokurori dhe 752 ankesa të trajtuara”, AMP publikon bilancin 6-mujor

July 18, 2026
Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In