• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fytyra e vjetër e PD në Kuvend/ Shumica e deputetëve do jenë të njëjtët, pak të rinj anonimë

by E S
01/06/2025 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i ri do të ketë dy fytyra. Një PS e re, me një PD të vjetër. Eksperimenti i Ramës për të sjellë fytyra të reja, doli i suksesshëm. Ai zgjodhi spastrimin, kurse Berisha riciklimin.

Fytyra e PD në parlamentin e ri, nis me Sali Berishën dhe Tritan Shehun, të vjetër në politikë, po aq sa demokracia në Shqipëri.

Nga 50 deputetë të koalicionit, demokratët kanë vetëm 42. 36 dolën nga lista e mbyllur. Por mbi 50% e tyre thjesht do të marrin pushimet e verës, e do të rikthehen në karriget e njëjta. Janë të vjetër, disa të zhurmshëm e disa memecë, por i lidh vetëm diçka, Berisha.

5 janë rikthime. U mendua se e kishin mbyllur me parlamentin e politikën. Por jo, Berishës i duhen aty. Nga djali i Fahri Balliut, tek Gent Strazimiri, zonja e hekurt Jozefina Topalli, Bardh Spahia apo Igli Cara. Pas një mungese disa vjeçare do jenë sërish në sallë.

Në parlament, demokratët do të shohin për herë të parë 13 deputetë të rinj, por jo dhe aq në moshë.

Kjo listë, vjen me Arian Ndojën dhe Gjin Gjonin, ish-magjistratët e drejtësisë së vjetër, që do të përfaqësojnë fytyrën e re të PD në parlament. Shtuar këtu edhe kandidaten e fisit Çapja, Klodianën e Elbasanit.

Kurse nga forumi rinor, ka vetëm një, kryetari Besart Xhaferri. Të tjerët, janë Eno Bozdo apo Ivi Kaso, të vjetër në PD, por fati i keq që Lulzim Basha nuk i gostiti kurrë me një karrige. Kohët kanë ndryshuar, tani kanë doktorin.

Të tjerët, janë emra të padëgjuar, por PD gjithmonë surprizon me anonimët, sidomos me batutat e humorin.

Por kësaj radhe, Berisha nuk mori mësim as nga aleatët e tij. Ilir Meta nuk pranoi mandatin që do i siguronte lirinë, për të pasur në parlament 4 deputetë, Erisa Xhixhon, të rikthyerin Edmond Haxhinasto dhe dy të rinj, Tedi Blushin e Brunilda Haxhiun. Ndërsa Agron Duka la karrigen për Artan Lukun.

Edhe ata që i quan opozita e opozitës, Agron Shehaj me një parti të re, arriti të marrë një karrige të vjetër por nxori edhe një deputet të ri. Po ashtu edhe Adriatik Lapaj i Shqipëria Bëhet dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë. I vetmi që beson se ndryshimi vjen pa ndryshim, është Sali Berisha.

Next Post
Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, 3 vatra zjarri aktive! 4 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Përfshihet nga flakët pylli me pisha në Darëzezë, 3 vatra zjarri aktive! 4 mjete zjarrfikëse në vendngjarje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza

May 15, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Miratimi i rezolutës me konsensus, Berisha: U përfshinë kërkesat e PD, asnjë vlerësim për qeverinë

May 15, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Mbani mend këtë datë! Astrologia paralajmëron shenjat: Javë pozitive, por kujdes nga gabimet…

May 15, 2026
Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara

May 15, 2026
Kreu i CIA-s takon zyrtarët kubanë në Havana, zbulohet ndihma e SHBA-ve në mes të krizës së naftës

Kreu i CIA-s takon zyrtarët kubanë në Havana, zbulohet ndihma e SHBA-ve në mes të krizës së naftës

May 15, 2026
Protesta e opozitës/ Gogu: “Kilometri i fundit” i Shqipërisë drejt BE-së nuk bëhet me molotov e dhunë, por me punë

Harta e re Gjyqësore, Gogu: Drejtësi me standarde të dyfishta? Thelbi kryesor i Reformës është që…

May 15, 2026
Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

Përndiqte ish të dashurën edhe 17 vite pas ndarjes, përfundon në gjyq polici

May 15, 2026
“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

“Nuk bëhej kurrë pishman…”, Taulant Balla publikon foton e Bashës nga avioni

May 15, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një Brezi të Ri

May 15, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Fshihen borxhet tatimore dhe doganore, hyjnë në fuqi nga data 10 qershor

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In