• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Futbollisti francez tenton vetëvrasjen pas ndarjes nga e dashura, kërcënon të hidhet nga ura 100m e lartë

by Java News
29/09/2023 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skenë e tmerrshme me momente tensioni dhe paniku është duke u zhvilluar mbi urën Magnan në provincën franceze Aix-en-Provence, ku një futbollist i klubit të Nice kërcënon se do të hidhet nga 100 metër lartësi.

Bëhet fjalë për mesfushorin transalpine me origjinë kongoleze, Alexis Beka Beka, i cili këtë sezon ka luajtur edhe titullar për klubin që aktualisht ruan kreun e klasifikimit në Ligue 1.

Mediat raportojnë se futbollisti ka ndaluar në korsinë e emergjencës të autostradës dhe kërcënon se do të kryejë vetëvrasje duke u hedhur nga ura.

Një operacion për të shmangur tragjedinë është duke u zhvilluar në vendngjarje, teksa me urgjencë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, forca të shumta policie dhe psikologu i klubit, që po përpiqet të qetësojë Bekan.

Dyshimet paraprake janë se djali ka menduar të bëjë vetëvrasje pas një zhgënjimi nga një lidhje dashurie. Nuk është rastësi që disa shokë të skuadrës, të cilët e kanë dëgjuar lajmin teksa po stërviteshin në fushë, po tentojnë të kontaktojnë me ish të dashurën e tij për ta ftuar të shkojë në vendngjarje që të bëjë mesfushorin të tërhiqet nga akti ekstrem.

Ndërkohë, klubi i Nice ka vendosur të anulojë të gjitha konferencat për mediat që kishte planifikuar, këtë të premte. Por, futbollistët do të vijojnë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Farioli, pasi kanë një ndeshje në shtëpi kundër Brest-it, të planifikuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 15:00.

Mesfushori i lindur në vitin 2001 nënshkroi kontratë me Nice në qershor të vitit 2022, me klubin francez që pagoi 14 milionë euro për kartonin e tij.

I lindur në Paris, 22-vjeçari luajti 14 ndeshje sezonin e kaluar. Në karrierën e tij, ai është aktivizuar me Lokomotivën e Moskës dhe Caen, klubi në akademinë e së cilës ai u rrit. Duke qenë prej vitesh pjesë e kombëtares franceze të moshave, mesfushori mori pjesë edhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021./f.s

Next Post
Milan Radojiçiç jep dorëheqjen, lajmi konfirmohet nga Vuçiç

Milan Radojiçiç jep dorëheqjen, lajmi konfirmohet nga Vuçiç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In