Futbollisti argjentinas Javier Mascherano ka dalë përpara gjyqit këtë të enjte, nën akuzën për evazion fiskal. Futbollisti i Barcelonës akuzohet për evazion fiskal në lidhje me disa të ardhura nga marketingu në vitet 2011- 2012, të cilat kapin shifrën e 1,5 mln eurove.
Sipas të përditshmes sportive madrilen, AS, Mascherano ka pranuar fajësinë.