• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Proces i pandershëm”, Ahmeti thirrje Kosovës: Organizohuni, UÇK-ja mbrojti vendin, duhen shpëtuar

by A R
17/09/2026 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas vendimit ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka bërë thirrje që të gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë tyre, të organizohen në mbrojtje të këtyre liderëve. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se procesi ndaj tyre ishte i padrejtë dhe i tjetërsuar nga qëllimi dhe prandaj kjo betejë duhet fituar.

“Ky proces ka degraduar nga qëllimi. Ky proces është hapur ndaj shtëpisë së verdhë ku aktorë antishqiptarë si në Beograd dhe në Moskë kanë dashur të implikojnë tërë kombin shqiptar në këtë luftë që edhe Shqipëria është pjesëmarrëse në akte barbare siç ishte akuza për tregtim me organe njerëzore.  Kështu që jo vetëm Kosova, por edhe Shqipëria, edhe shqiptarët jashtë Kosovës si në Maqedoni që nuk janë një minoritet i vogël, duhet ta ngrënë zërin sepse u devijua ky proces nga ai i fillimit i Dik Martit që mbajti ligjëratë dhe arsyetoi përpara Këshillit të Evropës se gjoja se shqiptarët kanë bërë luftë të pandershme dhe kanë kryer krime ndaj njerëzve të pafajshëm. Kështu që ne duhet tani të udhëhiqemi nga racionaliteti e arsyeja. Ne duhet ta fitojmë këtë betejë dhe me një betejë të humbur apo të fituar, nuk fitohet lufta. Betejë pas beteje lufta fitohet. Tani beteja e radhës është që autoritetet e Kosovës e kanë përgjegjësinë në radhë të parë si qeveria, parlamenti të organizohen mirë në të gjitha drejtimet në diplomaci dhe në drejtësinë ndërkombëtare që ky proces i pandershëm dhe i tjetërsuar nga qëllimi të marrë epilog”, theksoi ai.

Ahmeti thekson se duhet të vihet në lëvizje e gjithë diplomacia e Shqipërisë dhe e Kosovës për të dalë triumfues në Apel.

“Unë mendoj që shqiptarët duhet të jenë mirë të organizuar, institucionet e Kosovës. Shqipëria mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim si kryeministri, si ministri i jashtëm të vihet në lëvizje e tërë diplomacia e Shqipërisë, e tërë diplomacia e Kosovës. Kështu që ka gjykatë të apelit dhe në apel ne duhet të dalim triumfues, të dalë e vërteta dhe të gjykohet fillimi i procesit. Fillimi i procesit është shtëpia e verdhë. Tani është devijuar i tërë procesi me akuza të sajuara”.

Sipas Ahmetit Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri vullnetare e organizuar për t’u mbrojtur nga masakrat e mirëorganizuara dhe të përgatitura, jo vetëm nga Millosheviçi.

“Por historikisht jetësoheshin në ’98-99ë-n Platforma e Çubrilloviçit, platforma e Grashaninit, platforma e Nikolla Pashiqit që ka qenë kryeministër për gjashtë mandate i Serbisë dhe për tre mandate i mbretërisë gjuhës sllave për pastrim etnik të shqiptarëve. Nëse nuk arrijnë dot spastrimin, atëherë të përdorin bajonetën dhe t’i zhdukin fizikisht shqiptarët duke shpallur fajtorët në radhë të parë nënën shqiptare”.

Ai thekson se “këta luftëtarë janë dënuar nga sistemi dhe regjimi i kaluar. Jakup Krasniqi ka qenë dhe ka vuajtur 12 vite burg në burgjet e Jugosllavisë. Hashim Thaçi, Kadri Vesili, Rexhep Selimi kanë qenë të dënuar me vite të tëra nga regjimi i Millosheviçit, ashtu siç janë dënuar shumë e shumë ushtarë, patriotë të nderuar”.

Next Post
Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Avionët luftarakë italianë ngrihen në fluturim pas shkeljes së hapësirës ajrore lituaneze nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In