• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Futbolli, një parajsë korrupsioni dhe evazioni fiskal

by Aalison Pearse Stevens
14/02/2016 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njeriu me identitetin misterioz për gjithë industrinë e futbollit, e quan veten “John”. Ai është zëdhënësi për platformën informative Football Leaks, e cila prej disa muajsh poston kontratat e futbollistëve profesionistë. Së fundi, platforma bëri bujë në të gjithë botën duke botuar detajet e transferimit të Gareth Bale nga Tottenham te Real Madrid, duke faktuar që uellsiani është futbollisti më i shtrenjtë në botë. Në një intervistë online me Der Spiegel, “John” shpjegon qëllimin dhe motivimin e informatorëve, numrin e dokumentave në zotërim dhe presionin nga agjentët e  lojtarëve dhe autoritetet investiguese.

Ku e ka bazën Football Leaks?

Ne jetojmë në Portugali. Jemi të gjithë portugezë.

Jeni të punësuar nga dikush?

Jemi krejtësisht të paarur dhe askush prej nesh nuk paguhet për punën që bën këtu. Fakt është që  kemi trazuar kaq shumë futbollin me publikimet tona, sa që kemi bërë armiq shumë të fuqishëm. Kjo është arsyeja që s’mund të themi më tepër për identitetin tonë. Duhet të mbrojmë veten.

Pse e krijuat Football Leaks?

Kemi menduar për këtë projekt prej shumë kohësh. Në një moment të caktuar filluam të mblidhnim dokumente nga biznesi i futbollit dhe pritëm për kohën e duhur për t’i publikuar. Kishte transferta të panumërta mashtruese në tregun e transferimeve në Portugali dhe donim të zbulonim gënjeshtrat dhe të dhënat që nuk përputheshin. Sa më shumë dokumenta mblidhnim, aq më e qartë bëhej që kjo industri jotransparente futbolli ka nevojë për ndihmë.

Sa kontrata dhe dokumente zotëroni?

Kemi mbi 500 gigabyte dokumenta dhe marrim vazhdimisht të reja.

Ju keni publikuar kontrata lojtarësh si Mesut Özil, Hulk apo Gareth Bale, si dhe dokumente ligjërisht shpërthyes që hedhin dritë mbi skemat ilegale të klubeve, agjentët e lojtarëve dhe fondet e investimeve. Çfarë kriteresh dhe parimesh përdorni në seleksionimin   e dokumenteve që publikoni?

Zakonisht nuk bëjmë përzgjedhje. Përpiqemi vetëm që të postojmë dy dokumente online në ditë. Shpeshherë ato ndezin dsikutime në median sociale çka na bënë që t’i shtojmë përpjekjet për publikime.

Çfarë audience synoni me këto dokumente?

Ne jemi vetë tifozë të zjarrtë futbolli dhe përparësi kemi ndihmën për tifozët që të kuptojnë më mirë këtë biznes që mbahet i fshehtë. Klauzolat, kontratat, kuotat e konsultimeve, të gjitha këto janë bërë subjekte tabú në futboll. Duhet një debat publik për këtë sport me qëllim pastrimin e tij nga sekretet. Një biznes që shmang transparencën në këtë mënyrë si futbolli është parajsë për korrupsionin, pastrimin e parave dhe shmangien e taksave.

Disa kritikë ju akuzojnë se keni publikuar kontratat e lojtarëve si Gareth Bale, Mesut Özil apo Hulk thjesht për të kënaqur dëshirën e publikut për të mësuar të fshehtat e të tjerëve.

Secila nga këto kontrata ka historinë e saj. Ato tregojnë gjithçka, që nga numri i pafund i klauzolave te kuotat astronomike dhe mundësinë e shumave të fshehta për transferimet. Këto dokumente janë shumë të rëndësishëm për të kuptuar biznesin e sotëm të futbollit.

Një tjetër hamendje është se ju i keni marrë ilegalisht dokumentet, duke hakuar një agjenci të të drejtave sportive.

Ne nuk kemi hakuar askënd. Kjo akuzë është qesharake. Kemi një numër burimesh që na furnizojnë me kontratat dhe marrëveshjet. Rrjeti ynë është i qëndrueshëm.

Ju po prekni klubet më të mëdhenj të botës dhe gjithashtu po u acaroni nervat superyjeve dhe agjentëve të tyre plot influencë. Nuk keni frikë?

Jemi të vetëdijshëm për rreziqet, sidomos ato ligjore. Lobuesit e futbollit kanë shumë ndikim mbi autoritetet investiguese dhe nuk do të na mundësonin kurrë një proces të ndershëm.

Pse e thoni këtë?

Zbulimet tona kanë krijuar shumë probleme për një agjenci të drejtash sportive. Kompania përdor një sistem për shmangien e taksave dhe ka thyer disa rregulla të FIFA-s. Zbulimet tona ua prishin rehatin. Jemi të sigurt se ata po ushtrojnë presion mbi autoritetet që të na e mbyllin gojën. Dhe kjo nuk është e gjithaë. Kanë pajtuar detektivë privatë për të zbuluar se kush jemi.

Si shfaqet ky presion?

Faqja jonë është sulmuar, një agjenci të drejtash sportive u ka ushtruar presion pronarëve të serverëve ku publikojmë sitin. Pronari i serverit tonë rus na e mbylli faqen e më pas na dërgoi dokumentet nga kjo kompani, e cila i kishte bërë shumë presion. Ne tani jemi viktima të censurës.

Cili është qëllimi final me Football Leaks?

Duam ta bëjmë sistemin e transferimeve më transparent dhe reduktojmë ndikimin e agjentëve të lojtarëve dhe të fondeve që e frenojnë futbollin. Duam gjithashtu të shohim krijimin e një database të hapur për publikun ku të mund të shihen të gjitha detajet për transferimet dhe kuotat e tyre, klauzolat dhe pronësinë e të tretëve mbi lojtarët.

Këto janë synime shumë ambicioze.

Na motivon dëshira për të ndalur të gjithë ata që pasurohen padrejtësisht përmes futbollit. Duam një erë të re në futboll, erën e transparencës.

E konsideroni veten në të njëjtin nivel me portale si WikiLeaks?

Njerëz si Julian Assange, Edward Snowden apo Antoine Deltour janë frymëzim i madh për ne. Ata sakrifikuan gjithçka për bindjet dhe ëndrrat e tyre. Tani edhe ne po përpiqemi të japim kontributin tonë për një botë më transparente.

Për sa kohë keni në plan të publikoni dokumente eksplozivë?

Deri sa të mos kemi më dokumente për të publikuar.

Der Spiegel / JavaNews

Përgatiti D.IKONOMI

Next Post

Lezhë/ Donte të vriste bashkëfshatarin me pushkë, policia ndalon 56 vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In