Pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar sot jetë futbollisti i njohur kosovar i viteve të 90-ta, Fehmi Podvorica.
Podvorica, i njohur ndryshe me nofkën “Rista”, ishte sulmues dhe kishte luajtur për skuadrat si Ramiz Sadiku e KF Llapi, raporton KosovaPress.
Podvorica e kishte vazhduar karrierën si futbollist edhe në gjermani për skuadrat e njohura shqiptare si FC Kosova München e KF Atdheu në Augsburg.
Rista la gjurmë në shumë etapa të zhvillimit të futbollit kosovar, si para luftës e sidomos gjatë okupimit ku dha një kontribut të jashtëzakonshëm që futbolli kosovar të mbijetoj në ato kushte të rënda okupimi.