Të luftosh në të gjitha frontet mund të jetë një “vetvrasje” për klubet që tentojnë të fitojnë të gjithë titujt e mundshëm. Historia ka treguar se skuadra me kualitet tepër të lartë nuk kanë arritur të fitojnë asgjë në fund të sezonit për shkak të shpërndarjes së tyre.
FIORENTINA (1998/99)
Me Giovanni Trapattoni në krye, Fiorentina ishte përgatitur për të fituar kampionatin pas 30 vitesh. Deri në fund të shkurtit po kryesonin renditjen dhe Gabriel Batistuta kishte shënuar 13 gola në 13 ndeshje. Dëmtimi i argjentinasit dhe largimi i Edmundo i la ata pa sulmues. Në 11 ndeshjet e ardhshme fituan vetëm në dy raste dhe në fund u renditën në vend të tretë.
Skuadra “violë” ia doli të shkojë deri në finale të Kupës së Italisë, edhe pse po udhëhiqnin ndaj Parma-s 20 minuta nga fundi nuk arritën të ruajnë rezultatin dhe humbën me gol të shënuar në fushën kundërshtarë. Sot e asaj dite, Fiorentina vijon të mos fitojë asnjë trofe, plot 50 vite.
BAYER LEVERKUSEN (2001/02)
Horrori i trefishtë i Leverkusen është një nga legjendat në Gjermani. Tre ndeshje para fundit, skuadra e Klaus Toppmoller kishte 5 pikë diferencë nga Borussia Dortmund dhe kishte siguruar finalen e Kupës së Gjermanisë dhe atë të Champions League.
Për më tepër që kishin një lojtar si Michale Ballack, një mesfushor që deri në atë moment kishte shënuar 17 gola. Gjithsesi “aspirinat” humbën dy ndeshjet e ardhshme, madje një ndaj Nurenmberg që kishte rënë nga kategoria dhe Dortmund mori kryesimin.
Finalja e Kupës ishte e ngjashme, ishin duke fituar 1-0 ndaj Schalke, por u mundën 4-2 në fund të ndeshjes. Tmerri i fundit për Ballack & Co ishte pasi humbën finalen ndaj Real Madridit, me atë gol të mrekullueshëm të Zinedine Zidane. Kujtojmë që më parë kishin eliminuar Arsenalin, Liverpoolin dhe Manchester Untied.
BAYERN MUNICH (2011/12)
Me Manuel Neuer dhe Jerome Boateng, skuadra e Jupp Heynckes ishte e pakapshme në Gjermani. Udhëhoqën kampionatin deri në shkurt, por Dortmundi i Jurgen Klopp nuk iu nda dhe në fund arritën t’i rrëmbejnë titullin kampion. Bayern u eliminua edhe në Kupën e Gjermanisë, mbi të gjitha u mundën në “Allianz Arena” në finalen e Champions League nga Chelsea.
ARSENAL (1998/99)
Skuadra e Arsene Wengër në këtë vit ishte me njërën dorë mbi Premier League dhe tjetrën në FA Cup. Në gjysmë-finale ndaj Manchester United dominuan lojën, por 16 minuta para fundit Roy Keane largohet me karton të kuq e Dennis Bergkamp humb lehtësisht një penallti ndaj Schmeichel. Më pas situatën e zgjidh Ryan Giggs.
Në Premier League e dinin se duhej dy fitore në dy ndeshjet e ardhshme, por Yourkshire nuk mendon kështu edhe pse “gunners” patën mundësi pa fund u mundën 1-0 dhe humbën titullin kampion. Manchester United fitoi dy ndeshjet e fundit dhe mori titullin kampion.
JUVENTUS (1991/92)
“Zonja e Vjetër” e nisi vitin 1990 me synimin për të përfunduar dominimin e Milanit, për këtë nuk i kursyen blerjet. Afruan Roberto Baggion për 10 milionë euro, një rekord botëror dhe më pas afruan edhe kampionët e Botës me Gjermaninë Jurgen Kohler dhe Stefan Reuter.
Në luftën për titull kampion hoqën vijuan rregullisht edhe pas javës së 25-të dhe në Kupën e Italisë po ecnin mirë. Pavarësisht 18 golave të Baggios nuk e kapnin dot kreun dhe Juventus nuk mund të krahasohej me Milanin e Marco van Basten, i cili shënoi 22 gola atë vit.
Juve fitoi vetëm 2 nga 9 ndeshjet e fundit të Serie A dhe i hapi krahun Milanit drejt titullit kampion. Misteri më i madh ishte në Kupë, pasi fituan 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Parmës, u mundën 2-0 në ndeshjen e kthimit dhe dolën pa trofe atë vit.
BARCELONA (1999/2000)
Tiki-Taka e Louis van Gaal me Barcelonën në këtë sezon ishte një dështim i vërtetë, të cilën më pas e bëri perfekte Pep Guardiola duke fituar tripletë.
Me lojtarë si Luis Figo, Patrick Kluivert dhe Rivaldo, këtë të fundit e nxori jashtë pozicionit të tij natyral (nga sulmues krahu në organizator) nuk arriti të luftojë në luftën për titull duke përfunduar 11 pikë larg Real Madridit kampion.
Në Copa del Rey dhanë dorëheqjen pasi federata spanjolle asokohe i cilësoi si të paligjshëm lojtarët për të luajtur dhe u eliminuan pa luajtur në gjysmë-finale ndaj Valencia.
Në gjysmë-finale të Champions League do të donin të kishin bojkotuar sërish, pasi ishte Valencia që i eliminoi me rezultatin 5-3 dhe van Gaal u shkarkua, ndërsa Barça nuk arriti ta fitojë “veshëmadhen” për 5 vitet e ardhshme.
BORDO(2009/10)
Laurent Blanc po bënte të mundur rrëzimin e Lyon, që kishte fituar 7 kampionatet e fundit radhazi, teksa në skuadër po shkëlqenin dy lojtarë si Yoann Gourcuff dhe Marouane Chamakh.
Në Champions e mbyllën të pathyeshëm fazën e grupeve atë sezon duke eliminuar më pas Juventusin e Bayernin. Në mars Bordo ishte në krye të Ligue 1, kishte siguruar finalen e Kupës dhe ishte në çerekfinale të Champions kundër Lyonit.
Shkatërrimi fillon këtu: Humbën në finalen e Kupës, 3-1 ndaj Marseille. Humbën me rezultatin e përgjithshëm 3-2 në ndaj Lyonit në Champions League dhe në kampionat humbën tre ndeshje radhazi dhe përfunduan në vend të gjashtë, madje edhe jashtë Europa League.
BENFICA (2012/13)
Maji i vitit 2013 ishte koha kur Benfica pa që tripleta e tyre të shkatërrohej hap pas hapi në mënyrën më dramatike të mundshme. Benfica ishte dy pikë para Portos, dhe ishte ndeshja e tyre direkte e fundit që përcaktonte fatin e kampionatit, mjaftonte një barazim për t’u shpallur kampionë.
Kaluan të parët në avantazh, por në fund u mundën 2-1, me sulmuesin Kelvin që shënoi golin e fitores në kohën shtesë dhe Porto fitoi titullin kampion në ditën e fundit.
Edhe në finalen e Kupës ishin në avantazh ndaj Vitoria Guimaraes, por në 11 minuta nga fundi pësuan dy gola dhe humbën. Ndërkohë në Europa League arritën të shkojnë në finale, por edhe aty u thyen dhe trajneri asokohe Bela Guttman tha se Benfica nuk do fitojë një torfe në Europë në 100 vitet e ardhshme.
Që nga ajo kohë Benfica ka humbur 8 finale.
AJAX (2016/17)
Ajax po punonte si një makineri perfekte nën drejtimin e Pete Bosz dhe lojtarët e tij i përgjigjeshin në mënyrë ideale. Gjithsesi dy ndeshje para se të shpallen kampionë në Eredivisie mundën nga PSV 1-0 dhe i hapën rrugën Feynordit drejt titullit, të cilin nuk e kishin fituar prej 18 vitesh.
Më katastrofë ishte në Europa League, ku u mundën në finale lehtësisht, 2-0 nga Manchester United i Jose Mourinho dhe i gjithë stafi drejtues u largua në fund të sezonit.
CELTIC (2002/03)
Djemtë e skuadrës po thurnin ëndrra të mëdha në vitin 2003 pasi arritën finalen e UEFA Cup dhe kjo vinte që nga viti 1967, finalja e fundit ku kishin marrë pjesë në Europë. Me Martin O’Niell në krye dhe lojtarë si Chris Sutton, John Hartson dhe Henrik Larsson shkuan edhe në finalen e Kupës së Skocisë dhe ishin kokë më kokë me Rangers në kampionat.
Shkatërrimi fillon nga finalja e Kupës kundër Rangers, një penallti e humbur në minutat e fundit dhe e humbin ndeshjen me rezultatin 2-1. UEFA Cup ishte edhe më dramatike ndaj Portos së Jose Mourinho, asi shkuan në kohën shtesë me dy gola të Larsson, u mundën 3-2 nga Porto.
Më dramë ishte në kampionat, edhe pse fituan 4-0 ndaj Kilmarnock në javën e fundit u renditën në vend të dytë, pas Rangers me pikë të barabarta, por me një gol diferencë.