Një aksident automobilistik për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi në fushë-Krujë.
Raportohet se në aksident është përfshirë një furgon që transportonte nxënës.
Sipas raportimeve bëhet me dije se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Ura e Gjolës”.
Fatmirësisht nuk ka pasur persona të plagosur. Policia po heton për shkaqet e aksidentit./a.m.