• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fushatë linçuese ndaj “tradhëtarëve”, duke llogaritur “pazar” me Edi Ramën

by Mero Baze
11/03/2019 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ 

Lulzim Basha është në siklet me Rudina Hajdarin, ngaqë nuk ka njohur Azemin. Ai mendon se duke e kërcënuar me përjashtim nga partia, vajzën e tij,  e dëmton. Në fakt nëse ka ndonjë akt që e bën Rudinën politikane dhe e kthen nga njeri të thirrur në PD për shkak të historisë,  në një lidere politike me histori të vetën, është përballja me Lulzim Bashën. Por në këtë rast, ndryshe nga I ati, ajo nuk ka përballë një tigër si Sali Berisha dhe një bandë si SHIK-u, por një mace si Lulzim Basha dhe një bandë komentuesish e piranjash paguar nga kunati I vet.

Është pikërisht ajo që i ndodhi babait të saj me partinë që krijoi vet. Është rasti I vetëm në botë, kur një njeri udhëheq një lëvizje anti sistem, përmbyset komunizmi fiton partia e tij dhe ai bëhet armiku kryesor i saj.

Sali Berisha që e di këtë rrezik, po përpiqet të futet në familjen Hajdari dhe të krijoj presione fisnore ndaj saj. Herë merr djalin e Azemit, herë një vëlla nga nëna, herë një kushëri apo roje të tij, për tu dukur që njerëzit e Azemit janë me të.

Natyrisht kjo është më e ndyrë, por e gjitha është një gjë e vjetër, e pavlefshme, e padobishme dhe e papërdorshme, në kushtet e sotme.

Ajo që po përpiqet të bëj Sali Berisha dhe Lulzim Basha në thelb është tu krijoj pasiguri deputetëve që po I rezistojnë vendimit të tyre politik, me idenë se kauza e tyre do të triumfojë, dhe ata do të ndëshkohen.

Në finale Lulzim Basha dhe Sali Berisha është duke I thënë Rudinës, Myslymit, dhe gjithë atyre që po pranojnë mandatet, se ata do të detyrojnë Edi Ramën të bëj pazar me ta dhe pastaj së bashku, do ti nxjerrin këta “tradhëtarët” nga politika.

Kjo është në fakt dhe pafuqia e madhe e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Shpresa e tyre është se me aktin e tyre kamikaze, ata do gjunjëzojnë Edi Ramën dhe do krijojnë një aleancë të re kundër rrebelëve që po hyjnë apo rezistojnë në Kuvend.

Unë nuk besoj se kjo do të ndodh, pasi Edi Rama nuk ka asnjë shans të ofroj pazar për ta. Jo se ndoshta nuk do, por nuk mundet.

Por dhe nëse çmendet dhe bën pazar duke hedhur në erë sistemin, ai ikën bashkë me ta.

Nëse Rudina refuzon të dorzoj mandatin, duke mos I dhënë shans këtij pazari, ajo ka një shans më shumë se Edi Rama dhe Luzlim Basha. Ajo dhe kolegët e saj kanë shansin ti mundin të dy, nëse ata bëjnë pazar, ose vetëm njërin, hë për hë, që po del vet nga politika.

Shantazhi I Lulzim Bashës e Sali Berishës, duke bërë sikur ata janë akoma në lojë, sikur kanë fuqi të përjashtojnë dhe diktojnë, sikur kanë pushtet dhe bota do ulet në gjunjë para tyre, është thjeshtë një iluzion mashtruesi, që kur nuk ka asnjë pare në xhep, shtiret si milioner.

Gjëja më qesharake, që po ndodh, është se njerëzit e vetpërjashtuar, shantazhojnë me përjashtim njerëzit që janë në parlament. Dhe I shantazhojnë duke llogaritur se do të vij dita të bashkëpunojnë me armikun e tyre.

Nëse ja arrijnë asaj dite, do të shpëtojmë nga të dy palët. Nëse jo, së paku do shpëtojmë nga njëra dhe tjetra është në rradhë. Por mos u mundoni të friksoni një vajzë të re, adoleshenca e së cilës, është e mbushur me dramat e babait të saj, që përjashtohej rregulisht nga partia, dhe tani shkojnë rregulisht I përulen tek busti.

Nuk njoh ndonjë armik të PD që nuk ka dal I fituar, në këto 30 vjet, përveç Azem Hajdarit që e vranë. Gjithë të tjerat, përfshi dhe ata që kanë rrëmbyer armët kundër saj, apo ata që përmes pushtetit të Ilir Metës I vodhën emrin dhe vulën,  u shpërblyen nga vet PD, për atë që bën kundër saj, pasi kishin nevojë për ta.

Është mirë të ndjejnë frikë ata që po përdoren për të sulmuar tradhëtarët. Ata do jenë të padobishëm shumë shpejt.

Next Post
Zidane pranë Seria A, dridhet Eusebio Di Françesko

Zidan revolucion te Reali, ja cilët qëndrojnë dhe largohen në verë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

Kujtim Turkeshi, artisti shqiptar në Itali! Telereportazhi nga Tom Therçaj

September 30, 2026
Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Ndryshime në krye të FSDKSH-së, Suela Popa merr drejtimin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

Liga e Kombeve/ Finlandë-Shqipëri përballje direkte për kreun e grupit, shiten mbi 20 mijë bileta!

September 30, 2026
Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

Komisioni i Ndihmës Shtetërore autorizon skemën e garancisë sovrane prej 5 miliardë lekësh për bizneset dhe fermerët

September 30, 2026
Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

Von der Leyen: Anëtarësimi i Shqipërisë do e bëjë më të fortë BE-në, ecuria fantastike! (VIDEO)

September 30, 2026
Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

Çfarë ndodhi mes Ronaldos dhe Jorge Jesus? Trajneri portugez del me deklaratën e fortë: Ai nuk refuzoi asgjë

September 30, 2026
Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, 76 të plagosur dhe qindra arrestime!

September 30, 2026
Netanyahu mohon se Egjipti e paralajmëroi para sulmit të Hamasit -

Incidenti në fluturimin Dubai-Tel Aviv, Netanyahu: Bashkëpiloti tentoi të rrëzonte avionin

September 30, 2026
Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

Berisha vijon akuzat nga Strasburgu: Rama ka ndërtuar narkoshtetin e parë në Europë, kërkova sanksione ndaj Serbisë

September 30, 2026
Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

Serbia arreston 2 gra nën dyshimin e spiunazhit për Shqipërinë dhe Kosovën!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com