Në Kosovë duket se ka nisur një fushatë kundër presidentes aktuale Atifete Jahjaga.
Një shkrim i publikuar në mediat kosovare i cili tregon notat e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë shkollës së mesme ka nxitur reagimet e shoqërisë civile dhe jo vetëm.
Ky shkrim është cilësuar si tentim për të njollosur emrin e presidentes dhe për të mbrojtur “meshkujt e fuqishëm” të politikës të cilët synojnë poste të larta shtetërore.









