• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushatë çudirash/ Rikthehet kompetenti, Boçi ‘peshkon’ një tjetër italian dhe flet si Kryeministër

by Java News
05/05/2023 17:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë të ndalur çudirat me kandidatin e koalicionit të drejtuar nga “Partia e Lirisë” së Ilir Metës në Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.

Pak ditë më parë ai prezantoi dhe nenshkroi ne publik nje momorandum bashkepunimi me një kompani të quajtur “F5 Finance LTD”. Kompania rezultoi në fakt të ishte e regjistruar në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe mbante statusin e një kompanie të pezulluar.

Përveç gjendjes cash që deklaronte se e posedon, nuk rezultoi prezente në asnjë projekt të ngjashëm ndërsa ka qenë një kompani “dormant”, ose e pezulluar që prej ditës kur u themelua në Mbretërinë e Bashkuar.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Boçi u rikthye një ditë më parë me perlën e radhës. Këtë herë kujdesur që të mos kishte të pranishëm përfaqësues të mediave në Elbasan por vetëm stafin e tij të ngushtë të fushatës. Ai deklaroi firmosjen e një memorandumi bashkëpunimi për ndërtimin e një parku diellor në qytetin e Elbasanit. Teksti i këtij dokumenti që u deklarua i firmosur nuk ju bë me dije asnjë përfaqësuesi të mediave të cilave ju shpërnda vetëm një njoftim i shkurtër.

Njoftimi i shpërndarë nga Boçi është shumë interesant. Njësoj si në rastin e parë, edhe këtë herë shfaqjen krah Boçit e luan një personazh Italian i prezantuar si inxhinier Gabriele Daini. Se çfarë përfaqëson ky njeri mjafton një search në Google dhe do kuptosh se është thjesht një anonim. Boçi fillimisht thotë se ka firmosur memorandum me një kompani partnere të grupit europian Edison. Pastaj thotë se firmosi me Dainin si drejtor të shoqërisë E-Life Project. Në fund thotë se E-Life Project është pjesë e grupit Italian IES. Askund nuk kuptohet çfarë lidhjeje ka grupi Edison me shoqërinë E-Life Project dhe as me IES. Lidhja nuk ekziston sepse është thjesht një turli emrash të vendosur për të fshehur kompleksimin nga mashtrimi i parë me një kompani anonime të pezulluar.

Qartësisht nuk ka asnjë kompani serioze në botë që do të pranonte të firmoste memorandum bashkëpunimi me një kandidat për kryetar bashkie. Aq më pak kur lejet, licencat dhe autorizimet për ndërtimin e parqeve diellore për të cilat flet Boçi janë në kompetencë të qeverisë dhe jo të bashkisë. Tregues i qartë i faktit se përveçse shkëlqen si profesor letërsie në recitim publik, Luçiano Boçi nuk ka asnjë haber për administrimin publik dhe as kompetencat e pushteteve.

E zëmë për një moment sikur kompanitë që përmend Boçi të ishin reale. Sikur memorandumi me një kandidat për kryetar të ishte një praktikë e konsoliduar ligjore. Sikur parqet diellore të ishin në kompetencën e Bashkisë dhe jo të qeverisë. Lind pyetja, si mundet Luçiano Boçi të caktojë se kush do të kryejë një projekt për park diellor pa kaluar në asnjë procedurë konkuruese, pa asnjë transparencë, pa garë dhe si marrëveshje personale mes dy personash?! Si mundet një kryetar bashkie të paracaktojë fituesin e një gare dhe mundësisht ta shesë atë për sukses?! Një tjetër arsye më shumë për të kuptuar njohurinë zero të Luçiano Boçit për ligjet dhe detyrimin për të ndjekur rrugët ligjore në administrimin publik.

Të tilla premtime, memorandum dhe firmosje janë thjesht një skemë kjo që të kujton ish-pronaren e firmës rentiere Sudja, e cila njihet për frazën e saj epike “erdhi kompetenti”./lexo.al

Next Post
Veliaj me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3: Në 14 maj fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun!”

Veliaj me banorët e Njësive 1, 2 dhe 3: Në 14 maj fitojmë bindshëm në të gjithë qarkun!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

November 9, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“PD është në kaos dhe pa strategji” / Leka: Berisha s’mund të kërkojë zgjedhje të parakohshme, ja çfarë e pret opozitën

November 9, 2026
Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

Pranoi tradhtinë ndaj gruas, CEO i Nvidia mund të përballet me një divorc prej 81 miliardë dollarësh

November 9, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In