• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata ka filluar/ Ja situata në kampet politike dhe emrat në garë

by Java News
27/12/2020 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mars fillon zyrtarisht fushata, por palët politike kanë filluar të hedhin hapat e tyre duke ndërtuar strategjitë elektorale. Eshte renditur situata në kampet e ndryshme politike pas një analize të gjendjes dhe veprimit në terren nga palët.

Tashmë socialistët kanë konfiguruar listën e drejtuesve në qarqe, kanë shkuar deri tek shtabet lokale, LSI ka nxjerrë shumicën e kandidatëve, ndërsa PD ngelet më pas të tjerëve.

Partitë e reja opozitare duken të qarta se do të jenë bashkë në zgjedhje dhe pritet vetëm një finalizim i formulës ku së paku 6 parti do të jenë bashkë në një front opozitar.

Partia Socialiste

Socialistët jo vetëm kanë emëruar drejtuesit e qarqeve, por mund të themi se kanë zhvilluar një tur të parë elektoral në shtator-tetor ku kanë prekur të gjithë bazën. Drejtuesit në qarqe janë përcaktuar, Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Belinda Balluku etj në Tiranë, Ilir Beqja në Shkodër, Ardian Çela në Durrës, Niko Peleshi në Korçë, Taulant Balla në Elbasan, Damian Gjiknuri në Vlorë apo Gramoz Ruçi në Fier dhe Olta Xhaçka në Dibër.

Këta janë emrat që do drejtojnë qarqet për socialistët. Nga ana tjetër, Rilindasit e Ramës kanë ndërtuar edhe shtabet në nivele lokale ku kanë edhe avantazhin e administrimit të pushtetit vendor në të gjithë vendin përjashto Shkodrën.

Ende nuk është mbyllur lista e kandidatëve pasi pritet që Rama të shkundë deputetët aktualë dhe shumë prej tyre do të largohen nga listat për tu zëvendësuar me emra të rinj. PS duket qartazi që ka ecur mjaft me fushatën paraelektorale jo vetëm me organizimin politik por edhe propagandën dhe aktivitetet publike.

Partia Demokratike

Demokratët e Lulzim Bashës duken më të ngadaltë, ndoshta me ritmin e gjumit të Lulit. Janë shpallur drejtuesit për vetëm 3 qarqe, pa u mbledhur asnjë strukturë drejtuese në qendër apo nivel lokal. Serish Basha po i vendos mes pazaresh emrat që do drejtojnë PD-në në qarqet e vendit dhe deri tani nuk ka asnjë emër surprizë, zyrtarë të vjetër, por edhe të shumë akuzuar të opozitës.

Bujar Leskaj në Vlorë, ish-deputet, ish-ministër, më pas kreu i KLSH mbuluar me skandale, shkon në Vlorë si risi e Lulzim Bashës pa asnjë konsultim.

Në Fier, Enkelejd Alibeaj, humbësi serial i këtij qarku, kandidat i humbur edhe si kryesues i listës së deputetëve, edhe si kandidat për kryebashkiak, tani serish në krye të listës. Në Fier humbësi serial riciklohet. Në Shkodër Helidon Bushati ish-deputet gjatë qeverisë Berisha, më pas në listën Bashan në 2017 përfundon në fund, ai dorëhiqet dhe kap një ofiq zyrtar në shtet që e mban gjatë opozitës për tu rikthyer si kryesues i qarkut të Shkodrës.

Asnjë qark tjetër nuk është prezantuar nga Basha i cili po përpiqet mes llogarish por edhe pazaresh që i ka pasion të gjejë më “të mirët”, jo për të fituar sot por për të ruajtur karrigen e kryetarit nesër.

Emra të shumtë janë përfolur për në Durrës, Elbasan, Korçë, Kukës e Dibër, nga Edi Paloka, Edmond Spaho, Enno Bozdo, Flamur Noka etj. Por shumë prej ish-drejtuesve të opozitës Basha 2013-2017 tashmë po ngelen pa zona si Fatbardha Kadilli, Arben Ristani apo dhe personazhet e skualifikuara nga komisioni Ruli- Nishani, si Salianji & Co.

PD duket shumë prapa me organizimin, asnjë lëvizje në nivel loklal përveçse një votimi formal për gjoja skualifikimin e kandidatëve të padëshiruar nga baza, i cili përfundoi në një falsifikim masiv dhe hoqi vetëm Astrit Velinë.

Shtabet nuk janë funksionale në asnjë nivel, kryesitë e degëve duken të shpartalluara ajo që funksionon është vetëm komunikimi i Lulzim Bashës nga Facebook-un e tij, vetëm aty ka punë dhe organizim, strukturat e tjera duken të shpartalluara.

Levizja Socialiste per Integrim

Partia e Metës dhe Monës, duket midis PD dhe PS në nivel organizimi. Një hap para Lulit dhe një hap pas Ramës.

Në shumicën e qarqeve janë çuar drejtuesit, Mona vetë luan me efektin surprizë. Aktualisht Luan Rama kandidon në Vlorë, Endrit Brahimllari në Korçë, Ardit Çela në Berat, në Durrës kandidat i LSI është ish kreu i SHISH Bahri Shaqiri etj.

LSI duket më lëvizëse dhe në disa qarqe ka organizuar strukturat e saj duke lëvizur fort për të zëvendësuar edhe largimet masive drejt PS. Kështu ka ndodhur në Tiranë ku janë larguar 3 drejtues njëkohësisht por edhe deputetë si rasti i Nasip Naços në Berat, Leftër Kokës në Durrës, apo Alqi Bllakos që braktis LSI për të kandiduar për PS në Tiranë.

Partitë e reja dhe opozita Topalli-Patozi

Një faktor tjetër elektoral është edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit por edhe Lëvizja për Ndryshim e Jozefina Topallit. Këto dy forca pritet të jenë bashkë në koalicion, ku pritet të bashkohen minimalisht edhe 6 forca të tjera politike.

Topalli me një grup emrash të rinj, të pa përfshirë në elitat politike por personazhe që vijnë nga jeta akademike dhe publike, Patozi duket të ketë krijuar një tjetër grup me të rinj por edhe personazhe të forta nga PD, si Fabjan Topollaj, Leonard Olli, Andi Përmeti, Ardian Kollozi dhe shumë emra të tjerë që janë shkeputur nga PD për shkak të përjashtimeve apo kundërshtive ndaj Bashës, janë thuajse e gjithë linja e plotë e cila mbështeste Sokol Olldashin në garën me Lulin.

Janë dhe disa parti të tjera si Nisma Thurje apo partia e Myslym Murrizit që pritet të kenë kandidatët e tyre por duken pa peshë dhe nuk duket se do kenë surpriza, ndoshta një përjashtim mund të jetë vetë Murrizi në qarkun e Fierit.

Partitë e tjera të vogla nën sqetullën e PD, pritet të marrin nga një vend komod dhe asgjë më shumë, në të kundërt do bashkohen me koalicionin e Topallit dhe Patozit të cilët kanë mundësinë të jenë opozita reale në vend përballë Ramës dhe Lulzim Bashës që pret të shkojë në qeveri me Rilindjen.

Kjo është një panoramë e situatës elektorale dhe veprimeve të partive politike ku duket qartë që Rilindja në pushtet i ka future një marsh shpejtësie fushatës duke krijuar dhe distancë, ndjekur nga PD mjaft ngadalë dhe me pasiguri, pa harruar hallakatjet e LSI dhe aksionin e partive të reja opozitare./cna.al

Next Post

Basha vazhdon me premtimet: Përmes ligjit anti-Mafia i fus në burg oligarkët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In