• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Fushata “derë më derë” e Ilir Metës në SHBA

by Mero Baze
09/02/2020 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dikush duhet ta këshillojë Presidentin Ilir Meta, të mos publikojë fotot që bën në SHBA. Jo se del keq në foto. Nuk duket keq me shëndet, në qoftë se nuk flet dhe nuk i shoqëron me diçitura.

Por dikush duhet ta këshillonte, që të krijonte një lloj mistike, meqë shkoi deri në Uashington në një vizitë të lobuar .

Mund të mjaftohej me foton tek Mëngjesi i Lutjeve, tek pjata e dytë me Sekretarin e Shtetit Michael Pompeo dhe pastaj ta linte pa njoftime. Dikujt në Tiranë nga mbështetësit e tij, së paku do t’i jepej mundësia të fantazonte se Presidenti i ka ca miq matan oqeanit dhe po bën ndonjë punë, për të shpëtuar nga shkarkimi, apo për të ndrequr raportet e prishura me SHBA me të cilën u konfrontua publikisht për Reformën në Drejtësi dhe zyrtarisht para 30 Qershorit kur tentoi të fuste vendin në luftë civile.

Publikimi i fotove dhe akoma më keq diçiturat e tyre, ia zbehin vlerën jo vetëm udhëtimit, por dhe çmimit me të cilin është siguruar. Për shembull çfarë mendon një anëtar i thjeshtë i LSI apo qoftë dhe i PD, kur dëgjon se Presidenti ka takuar Drejtorin Ekzekutiv të Programit Botëror të Ushqimit dhe kanë diskutuar për mirërritjen e fëmijëve.

Presidenti jonë nuk ka qenë ndonjë herë drejtor i AKU dhe as është marrë me tema të sigurisë ushqimore. I vetmi arysetim është që mund të kenë folur se si ka ndryshuar shëndetin pas dietës dhe si ka humbur kile.

Nuk di po ashtu çfarë rëndësie ka për një mbështetës të Ilir Metës në Shqipëri, fakti që ai ka takuar për herë të dytë brenda dy ditëve një kongresmen republikan në koridoret e Kongresit.

Duket sikur i ke zënë prit aty kujtdo që kalon dhe ky meqë i paska dhënë dorën një herë, i duket fytyrë e njohur, I flet prap, buzëqesh dhe del prap në foto.

Lere pastaj fotot e përzemërta me stafin e VOA dhe Këshillin e Ambasadorëve. Të gjitha këto detaje frustruese të një vizite ku nuk e ka ftuar askush, dhe që i ngjan një fushate “derë më derë” si ajo e Lulzim Bashës, do të ishte e denjë të maskoheshin nga stafi, duke mos i publikuar fotot.

Le të krijohej ideja që ka shkuar për një punë të rëndësishme në SHBA, që së paku të nënkuptohej se po përpiqet të pajtohet me Uashingtonin dhe t’i kërkojë falje zotit Palmer, që e ka sulmuar publikisht dhe familjarisht, ndërsa SHBA bëri thirrje të respektohej 30 Qershori dhe jo çmenduria e tij e 13 Tetorit.

Duke mos publikuar asgjë mund të funksiononte më mirë. Bile mund ta shtynte disa ditë qëndrimin, siç e bënte Bujar Nishani, që e niste me dreka në New York dhe shkonte në çdo restorant shqiptar me qofte e mish, anembanë SHBA dhe kthehej pas dy javësh. Kështu do të dukej dhe më konspirative vizita e tij.

Por publikimi i fotove me shpjegimet përkatëse, tregojnë gjithë arsyet përse nuk është serioze, që  Presidenti të shkojë në SHBA për të trokitur derë më derë.

Dhe si për ta djallosur deri në fund, ende pa u kthyer, nxjerr Tit Vasilin t’i këkrojë llogari SHBA pse nuk ndryshon rrugë ndaj qeverisë Rama. Kërkon deomos të na mbush mendjen, që nuk ia ka mbushur dot mendjen askujt në SHBA.

Next Post
Të gjitha gënjeshtrat për koronavirusin! Mjekët: Ja çfarë nuk duhet të besoni

Të gjitha gënjeshtrat për koronavirusin! Mjekët: Ja çfarë nuk duhet të besoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In