• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fushata “amerikane” e Monikës

by Artur Ajazi
05/02/2020 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

E ndërsa Presidenti PE-së David Sassoli ngjiste shkallët e selisë së Partisë Demokratike për të zhvilluar takimin e rradhës me ish-opozitën, vendin e kryetares së LSI-së në atë takim e kishte zënë Klajda Gjosha. Kjo për faktin sepse Monika Kryemadhi sipas burimeve nga partia e saj “gjendej në SHBA, për një vizitë pune”. Por ja që lajmi vjen më shpejt se era sot, dhe u mësua se Monika na paskësh nisur “fushatën elektorale”, duke mbledhur shqiptaro-amerikanët dhe duke i “sqaruar” ata, për situatën politike në Shqipëri.

Në prani të afro 300 të pranishmëve, të gjithë shqiptarë me banim në SHBA, Monika Kryemadhi ka përcjellë “mesazhe ndjese dhe pikëllimi”, që si politikane “është treguar e pavëmendshëm dhe indiferente për të realizuar reformat ekonomike dhe avancuar me shpejtësi në integrimin e vendit, për të bërë të mundur ndaljen e shpopullimit dhe hemoragjinë e trurit dhe të pjesës më energjike të Shqipërisë rinisë sonë, që i kushton shumë kombit dhe vendit”. Monika Kryemadhi u ka folur shqiptaro-amerikanëve, për “iniciativën që LSI po përgatit për rikthimin e të rinjve dhe të rejave nga emigrimi”, dhe duke u premtuar atyre se “pas ardhjes në pushtet, ne do të ulim taksat, do të rrisim pagat, do të subvensionojmë bujqësinë, arsimin , shëndetsinë, ndaj të rinjtë duhet të kthehen në Shqipëri”.

Nuk dihet sepse në vajtjet e saj të shpeshta në SHBA, Monika Kryemadhi shpesh reklamon “fushatat” e saj me shqiptaro-amerikanë që jetojnë dhe punojnë atje prej dekadash. Në postimet e saj, dhe burimet nga selia e partisë saj, dalin informacione se “kryetarja Kryemadhi , ka zhvilluar takime të sukseshme në Nju-Jork me anëtarë të komunitetit shqiptar, duke sqaruar situatën politike në Tiranë, dhe duke i ftuar ata të rikthehen në atdhe menjëherë sapo pushtetin ta marrim ne opozita”. Pra, Monika pasi ka “sqaruar dhe rigrupuar mbështetësit e saj” (që tanimë e kanë braktisur përfundimisht atë parti) në Shqipëri, tani po nis fushatën për të rikthyer, ata që kanë dekada që jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kur LSI dhe PD të marrin pushtetin. Në fakt , fushata e Monikës edhe me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në SHBA, më ngjet me spektaklet e Cekes së Beratit, që në turet e tij jashtë vendit, duhet pranuar se ka patur sukses, por ama si aktor humori.

Duke u munduar të prezantojë një Shqipëri “ndryshe” , duke nxirë gjithçka dhe spekulluar me realitetin,dhe duke kujtuar se ata në SHBA, nuk janë në dijeni për asgjë, Monika Kryemadhi, po gajas së qeshuri të madh dhe të vogël në takimet e saj elektorale. E po, të ngrihesh nga Tirana dhe të nisesh për Nju-Jork, sepse duhet të “sqarosh politikisht” nja 300 bashkatdhetarë, për tu mbushur mëndjen atyre të “rikthehen në atdhe” sepse “unë Monika dhe Lulzimi po bëhemi gati të vijmë në pushtet”, kjo i kalon kufijtë e batutave të Cekes.

Monika, fushata në SHBA me 300 shqiptaro-amerikanët e Nju-Jorkut, nuk është njëlloj si fushata me banorët e Belshit. Mos i ngatërro “pa dashje” gjërat, por mundohu të fitosh të paktën 1 mandat deputeti (mandatin tënd) në 2021 në Shqipëri, për tu bërë e besueshme pastaj edhe me komunitetin e shqiptarëve të Nju-Jorkut.

Next Post
Cakaj kërkon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës: Me rëndësi për të drejtat e qytetarëve të vendit

"Presim çeljen e bisedimeve brenda 2020", Cakaj: Shqipëria e gatshme të vazhdojë transformimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In