• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fusha e minuar në oborrin e PD-së

by Plator Nesturi
24/03/2022 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Gjithkush që besonte se dorëheqja e Bashës nga kreu i PD do ti jepte fund halleve të ndarjes së thellë midis demokratëve, ka mbetur i zhgënjyer. Pas kaq muaj Foltore për të çmontuar atë cka mbetej nga një lider i bërër copë pas çdo humbjeje, pas dy kongeresesh ku demokratët ligjëruan ndarjen e ku njëra palë e kish shkarkuar, pas një sulmi me hunj e me vare mbi godinën e fortifikuar me vargonjë të Bashës, u desh përballja në zgjedhjet vendore në 6 mars për të ulur nga piedestali kryetarin e fundit të PD-së. Basha më në fund ra, por dëmi është bërë. Fushata e vrerit që fillimisht nisi ndaj tij, duket se ka infentuar në masë demokratët e ndarë në dy kampe që në gjithë këto muaj shiheshin ose si idhtarë të Berishës ose si mbështetës të Bashës. Tashmë, në hapësirën që ndan të dy palët është një fushë e minuar nga të gjithë së bashku gjë që e bën të vështirë e madje të rrezikshme një bashkim të shpejtë e jonatyral midis kampeve.

Basha është dorëhequr nga komandant i kështjellës por lufta civile në PD nuk ka përfunduar ende. Madje nuk dihet se kur por nëse do ndodhë kjo duket se do të bëhet me marrëveshje dhe me lëshime të dyanshme, që për momentin nuk dimë se a do të ketë vullnet të përbashkët për ti respektuar. Në tekstin e dorëheqjes së vet Basha kish lënë disa bishta që e vinin në diskutim dhe faktin nëse kish dorëheqjen vërtet apo jo. Kurthi bëhej më i qartë në draftin e deputetëve të PD e të lëxuar nga Alibeaj, ku kërkonte si garanci për bashkimin e PD-së tërheqjen pas nga gara dhe të Berishës, ashtu siç kish bërë hap pas edhe Basha. Po ashtu vetë procesin e ribashkimit grupi i deputetëve e shihte të shtrirë në kohë dhe ku gara për kryetarin e ri të fillojë pas një viti, pas zgjedhjeve për pushtetin vendor. E gjithë kjo është interpretuar jo pa shkak si kurthi i fundit i Bashës, për ti dhënë shans një rikthimi të tij, sado e pamundur të duket kjo kur cikli duket i mbyllur. Por poltika e kurtheve dhe e litarëve jashtë nuk është diçka e re në PD. I pari ka qenë Berisha që la litarin e tij ndërsa vendosi për pasardhës një lider si Basha, të cilin e ka konsideruar si buratin në duart e veta dhe që mund ta zëvendësonte në çdo rast me veten nëse faktorët apo interesat do kërkonin rikthimin e tij si kryetar. Dhe nuk ka arësye më emergjente ardhja e tij në krye të PD sesa tani kur partia i duhet si mbrojtje ndaj shpalljes non grata prej SHBA.

Reagimi  nga përfaqësuesit e Foltores për kërkesat e grupit të deputetëve të PD ishin kryeneçe dhe inatçore. Me moralin e fituesit në një përballje direkte në 6 bashki dhe ku PD doli e treta, deputetët përkrah Berishës duket se e kishin marrë lehtë faktin dhe se dorëheqja e kryetarit vetëm sa ka hapur fillimin e një proçesi që nuk dihet se si do vejë dhe kur do të mbarojë. Mendja e ftohtë u zëvendësua me nervozizëm dhe reagimi mediartik i Foltores ishte  se jo vetëm që nuk mund të pranonin kërkesa dhe kushte, por pala tjetër duhej të ulte kokën pasi në ballafaqimin zgjedhor treguan se nuk kanë shumicë votash te demokratët. Ky lloj revanshi i një pale ndaj tjetrës nuk duket shenjë e mirë. Është shenja se kriza do të zgjasë më shumë dhe se vetë procesi i bashkimit të PD ka shumë gropa për të mbushur. Aq më tepër që nuk bëhet për kërkesa për dorëzimin e kështjellës apo godinës së PD-së por kërkesa për të mundësuar bashkimin. Pra jo pushtim e dominim të një  pale, por ngjizje e shkrirje interesash për të krijuar një bashkësi të re demokratësh, pavarësisht se për një periudhe kohe ishin në llogore të ndryshme duke luftuar njëri tjetrin. Ndaj deklaratat e para të Alibeajt si kryetar në detyrë në PD duket se ua kanë ngrirë buzëqeshjen përfaqësuesve të Foltores.

Shtyrja në kohë e bashkimit dhe ideja për grup negociator që të diskutojë kushtet se si do të bëhet ky bashkim ishte mënyra për ti thënë Komisionit të Rithemelimit që “ të mos gëzohen para kohe nga dorëheqja e Bashës”. Beteja vazhdon dhe procesi nuk quhet i mbyllur. Vetë vendosja e Alibeajt si kryetar në detyrë kur dihet se pozicionimi i tij kundër Berishës ka qenë më i ashpër dhe se vetë Basha në këto muaj, është një element që duhet futur në llogari dhe që duket se nuk do tia bëjë të lehtë rrugën e rikthimit në krye të PD të ish liderit historik. Përkundrazi, sa më shumë kohë të vijojë Alibeaj në detyrën e vet tranzitore, aq më shumë faktor do të bëhet në PD. Faktor që nesër do të të kërkojë lidership. Jo më kot makineria e përbaltjes të Foltores që dikur bënte pis Bashën, tani është drejtuar ndaj Alibeajt. Frika se rezistenca e tij dhe grupit parlamentar ndaj trysnisë që sa vjen e shtohet e Berishës, është element që tregon pasiguri. Por nga ana tjetër, është tregues se kriza në PD nuk ka marrë fund, por thjesht ka ndërruar drejtim dhe aktorë që e luajnë.

Është tepër herët të parashikohet se si do shkojë. Pra nëse së fundmi do të ketë bashkim apo përplasja e tanishme do ti çojë drejt vetasgjësimit si parti. Ajo çfarë dihet është se rruga do të jetë e gjatë, e vështirë dhe në të përpjetë. Dhe fati i PD-së si Guri i Sifizit.

Next Post
Johnson: Putin arriti të kundërtën e asaj që donte

Johnson: Putin arriti të kundërtën e asaj që donte

Comments 1

  1. ppa says:
    4 years ago

    Si gjithnje , i sakte Nesturi. Do me pelqente te degjoja me shume per fraksionin – Duma, Salianji etj. Nderkohe Berisha ka shpallur “foltore 2”.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

“Hap krahun”, Arben Malaj ia thotë në sy Lapajt: Nëse nuk arrin dot kompromise dhe të ngresh shpresë, ik!

December 30, 2025
Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

Rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti, qeveria akordon 540 milionë lekë, përfitojnë qytetet si..

December 30, 2025
Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

Prej kohësh po luftonte me kancerin, ndahet nga jeta në moshë të re mbesa e John F. Kennedy

December 30, 2025
Malaj komenton qeverinë e re: Nuk besoj se ministrat e mësojnë emërimin të fundit

Arben Malaj: Jam anëtar i Partisë Socialiste, por nuk lëpihem për një karrige

December 30, 2025
Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

Mundi rivalin e vet/ Sportisti grek rrihet barbarisht në Serbi bashkë me trajnerin e tij

December 30, 2025
“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

“Zegjine Caushaj, një nga emrat më të kërkuar në 2025 nga…”, eksperti: Ja dy qytetet e ”dashuruar” pas Ramës dhe Berishës

December 30, 2025
Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

Biserko: Serbia vazhdon të mohojë krimet e luftës

December 30, 2025
Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

Qeveria vendos: 4595 punonjës të sistemit të burgjeve përfitojnë sigurimin e jetës dhe shëndetit për tre vite

December 30, 2025
“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

“Travel and Tour World”: Korça, destinacioni dimëror që magjeps turistët e huaj me atmosferën festive

December 30, 2025
“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

“Po veproni rrezikshëm”, sauditët kërcënojnë Emiratet: Largohuni nga Jemeni, keni 24 orë

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com