• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Furtunë” në administratë, pranga dhe hetim 30 zyrtarëve

by Java News
29/07/2019 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka bërë sot bilancin e aksionit kundër informalitetit, të nisur në fillim të këtij muaji, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të ndëshkuar të gjitha paligjshmëritë në vend.

Të dhënat e policisë janë bërë publike këtë mesditë nga drejtori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi.

Minxhozi njoftoi se janë vënë nën hetim dhe po ndiqen penalisht 30 zyrtarë të administratës për shpërdorim detyre, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, mes tyre edhe kryetarin e njësisë administrative Dërmenas në Fier. Ky i fundit akuzohet për evazion fiskal.

Në zbatim të këtij plani të posaçëm në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 801 subjekte të ndryshme, nga të cilët 467 shërbime vend-pushimesh me shezlong, 162 lokale në bregdet, 83 hotele, 24 ndërtime pa leje, 4 raste për territore të pushtuara dhe në pika shpërndarëse të karburantit.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar 89 subjekte në shkelje të ligjit dhe të gjithë përfaqësuesit e tyre janë proceduar penalisht për veprat penale: fshehja e të ardhurave, moslëshim i kuptonit tatimor, ushtrim aktiviteti tregtar i paligjshëm, mospagim i taksave dhe i tatimeve, ndërtim i paligjshëm etj., të cilat ndiqen në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore përkatëse.

Janë proceduar penalisht 30 zyrtarë të administratës për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, nga të cilët:  23 nëpunës të bashkive; 3 nëpunës të sistemit fiskal; 4 nëpunës të Drejtorive Rajonale të Punësimit.

Nga nëpunësit e proceduar penalisht, 5 prej tyre janë arrestuar në flagrancë, konkretisht: Kryetari i një Njësie Administrative, Bashkia Fier; 4 punonjës të Tatim-Taksave, në Bashkinë Shkodër.

Në 80 raste, për subjekte të ndryshme janë marrë masa administrative nga Tatimet duke vendosur gjoba. Në 15 raste, organet tatimore kanë vendosur bllokimin e aktivitetit të bizneseve të paligjshëm.

Masat, sipas Drejtorive Vendore të Policisë:

Në DVP Tiranë, janë kontrolluar 46 subjekte, janë vendosur 11 gjoba dhe 9 përfaqësues të subjekteve janë proceduar penalisht;

Në DVP Durrës janë kontrolluar 61 subjekte, janë vendosur 13 gjoba, u është bllokuar aktiviteti 4 subjekteve, si dhe janë proceduar penalisht 8 përfaqësues të subjekteve;

Në DVP Berat janë kontrolluar 15 subjekte dhe janë proceduar penalisht 2 përfaqësues të subjekteve;

Në DVP Fier janë kontrolluar 177 subjekte, janë vendosur 19 gjoba, i është bllokuar aktiviteti 1 subjekti dhe janë proceduar penalisht 3 përfaqësues të subjekteve;

Në DVP Vlorë janë kontrolluar 258 subjekte, janë vendosur 17 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 4 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 22 përfaqësues të subjekteve;

Në DVP Gjirokastër janë kontrolluar 5 subjekte, të cilat janë gjetur në ligjshmëri;

Në DVP Korçë janë kontrolluar 30 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 3 subjekte dhe 7 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

Në DVP Elbasan janë kontrolluar 25 subjekte, 17 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

Në DVP Kukës janë kontrolluar 17 subjekte, 1 përfaqësues subjekti është proceduar penalisht;

Në DVP Dibër janë kontrolluar 23 subjekte dhe është vendosur 1 gjobë, është bllokuar aktiviteti në 1 subjekt dhe 3 përfaqësues subjektesh janë proceduar penalisht;

Në DVP Shkodër janë kontrolluar 12 subjekte dhe të gjithë përfaqësuesit janë proceduar penalisht;

Në DVP Lezhë janë kontrolluar 132 subjekte dhe janë vendosur 16 gjoba, është bllokuar aktiviteti në 2 subjekte, si dhe janë proceduar penalisht 5 përfaqësues të subjekteve.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Tatimeve, Doganave, Inspektoratet Qendror Teknik etj., janë duke vazhduar me intensitet në shkallë vendi kryerjen e detyrave të përcaktuar në “Planin e Posaçëm të Masave, kundër informalitetit dhe evazionin fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave të akcizës”, deri në kontrollin e plotë të gjithë territorit të vendit.

Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital apo në adresat zyrtare në rrjetet sociale të Policisë së Shtetit, si dhe në numrin 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në MB, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

/a.r

Next Post
Dalja nga kriza nuk është detyrë vetëm e Ramës dhe Bashës

Dalja nga kriza nuk është detyrë vetëm e Ramës dhe Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD pr reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

February 3, 2026
Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

Po i afrohej aeroplanmbajtëses amerikane ‘USS Lincoln’, SHBA-ja rrëzon një dron iranian në Detin Arabik

February 3, 2026
“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

“Jemi aktivë për paqen në botë!”, Spiropali shkon në SHBA: Bordi i Paqes do të jetë Bordi i Veprimit

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In