• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Furtuna Trump’, ish-kreu i KPK: Politika amerikane në Shqipëri nuk ndryshon

by A R
12/02/2025 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump, surprizoi edhe njëherë botën. Përkundrejt çdo parashikimi apo beteje në drejtësi, arriti të rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA, 4 vite pasi kishte lënë Shtëpinë e Bardhë si presidenti i 45-të.

Ndryshe nga paraardhësi i tij demokrat Biden që fliste për rolin udhëheqës të SHBA në botë, Trump vë theksin tek interesi amerikan në plan të parë. Në retorika të ndryshëm, në thelb të njëjtë: të ruajnë dominimin global të SHBA-së.

“Nuk kemi ndonjë shkak për të besuar se do zbehet politika amerikane në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar pra krimit trasnacional. Nuk besoj se do ketë ndonjë zbehje pavarësisht ndërrimit të presidentit në amerikan, kjo tashmë është një qasje që Amerika e ka treguar ndër vite” u shpreh ish-kreu i KPK, Alfred Balla

“Kemi të bëjmë me një dialektikë të re politike, doktrina Trump është një formë popullzimi dhe më në fund, se dialektika në fakt ajo beteja me të kundërta , ka një produkt për shoqërinë, një përfitim për shoqërinë. Kështu që përkundër populizimit agresiv të neoliberalëve të të majtëve për gjithë përfshirjeje sot kemi një populizëm të djathtë’ u shpreh Besian Zogaj, pedagog

Trump, e nisi mandatin e dytë në zyrën ovale ashtu siç dorëzoi të parin në vitin 2020: me deklarata pompoze, kërcënime për luftë tregtare dhe paralajmërime të ashpra të aleatëve në NATO, një aleancë që e vuri në dyshim edhe mandatin e parë. Pas Kanadasë, Kinës dhe Meksikës, kërcënimeve për tarifat tregtare nuk i shpëtoi as Bashkimi Evropian.

Shqipëria, është lojtare e papërfillshme në fushën e kësaj politike të madhe. Por, ndikimet janë tepër të mëdha nga orientimet e politikës së Uashingtonit. Tiranën, ashtu si gjithë botën e shqetëson fort pyetja: A do të ndryshojë politika amerikane në vendin dhe rajonin tonë?

‘Elementë të fushatës së tij si Amerika e para që ishte edhe lajtmotivi që Trump erdhi në pushtet, po fillojnë të shpërfaqen shumë dhunshme, në të gjithë botën dhe ka një lloj paniku në lidhje me qëndrimet e SHBA për çështje të rëndësishme. Ky lloj paniku ndihet edhe tek një vend mik që e ka parë Amerikën si një lloj drejtimi edhe për politikat vendase. Shqipëria ka qenë gjithmonë që ka marrë si shembull funksionimin e demokracisë amerikane’ u shpreh Fatjona Mejdini, gazetare.

‘Shqipëria ka një vend periferike se si administrata e Trump është duke bërë pastrimin e asaj që ai e quan “këneta e Uashingtonit” apo “deep state” dhe përgjithësisht nën akuzë agjencitë e ndihmës, CIA, USAID, NED, për shkak se kjo ndihmë administrohet nga këto agjenci. Prek amerikanët dhe jo Shqipërinë’ u shpreh Gerti Shella, drejtor INFOCIP.

Next Post
‘Erjon Bani, i paaftë’/ Beqiri nxjerr dokumentin: Shpalli të pafajshëm një vrasës, pas ankimimit u dënua me 18 vite burg

‘Erjon Bani, i paaftë’/ Beqiri nxjerr dokumentin: Shpalli të pafajshëm një vrasës, pas ankimimit u dënua me 18 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In