• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Furtuna e Bejkos trondit PD-në: Nuk i jap emrat!

by
07/08/2015 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Furtuna e Bejkos trondit PD-në: Nuk i jap emrat!

 

Kreu i PD në Gjirokastër Roland Bejko duket se ka shkaktuar pak më shumë sesa një turbullirë të vogël brenda partisë së tij. Akuzat e tij publike, se gjashtë ish-ministra të PD kanë votuar kundër Halim Kosovës në zgjedhjet lokale dhe se njëri prej tyre ka financuar madje fushatën e PS, po shkaktojnë reagime të njëpasnjëshme në partinë demokratike.

Bejko ka shkëmbyer një replikë të ashpër me ish-ministrin e PD Jemin Gjana, i cili i kërkon të japë emrat e “tradhëtarëve”. Ja dy postimet e politikanëve:

Jemin Gjana:

 “Nuk do e lodhja gishtin se mendjen duket se pak ia vlen me e lodhë. Mirëpo kur hasesh në komentues që pasi i kane ba të gjitha rolet, dalin nga udha e japin leksione, nuk rri dot të lexoj pa thënë një mendim: Ej burra dhe gra, a ban me folë me emra e me çështje te prekura rast pas rasti, se kështu duke i pshurrur të gjithë mos ta mendojë askush veten të palagur. Po të ishin disa pak me vese dhe gjithë pjesa tjetër me virtyte, ne do ishim tjetërsoj sot pas 25 vitesh. Në vitet ‘91 dhe ‘92 e kam pasur rastin të marr leksione amerikanësh në Parlament. Ata ishin politikanë të moshuar, mbushur me eksperiencën e një vendi të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Na thonin: “sa vite keni qenë nën komunizëm, aq vite u duhet të dekomunistizoheni”. Ne na dukeshin fjalët e tyre jashtë realitetit. Po më vërtetohen ato fjalë dita- ditës”, shkruan Gjana.

 

Roland Bejko

 

 “Në respekt të shumë qytetarëve që më kërkojnë të jap emrat, madje edhe të gazetarëve që më kanë telefonuar lipset të sqaroj se:

Nuk e kam problem të përmend emrat, por më duket jo etike. Qëllimi i këtij statusi nuk është të bëj “fletërrufe” para opinionit publik për sjelljet dhe qëndrimet politike të dikujt në zgjedhjet e fundit lokale.

Qëllimi i këtij statusi është të them se në demokraci lëvizja nga njëri krah politik në tjetrin, mund të jetë “legjitime”, por ama jo ç’do gjë që është “legjitime” është me pa tjetër dhe morale.

Ky është synimi i statusit tim, pastaj sekush ka shembujt e vet, në nivel qëndror apo në atë lokal. Kjo pak rëndësi ka.

Dihet që individualizmi për të djathtën është shumë i rëndësishëm, por kur individualizmi kthehet si qëllim në vetvete në natyrën e individualizmit thellësisht materialist (i njohur si individualizmi etik), duke shkelur mbi çdo normë, rregull, parim, ligj, kod etik apo moral, me parimin se pas meje qameti u bëftë, ai mbaron së qeni një individualizëm që noton në liri, për të qenë më tej një monstër e korruptuar!

PD është forcë e qendrës së djathtë, dhe morali si parim dhe normë është dhe në mos është duhet të jetë ADN-ja egzistencialiste e saj.

Kur morali përdhoset në këtë mënyrë, ai krijon kosto të lartë elektorale. (Fitim Zekthi e ka trajtuar bukur këtë temë, sot te gazeta “Mapo”).

Edhe pse ky fenomen ishte më atipiku i këtyre zgjedhjeve, i kryer nga njerëz që duan të mbrojnë privilegjet e fituara para 2013-ës, nuk mund të them se humbja e lokaleve ndodhi vetëm për këtë arsye”.

 

Next Post

Fotolajm/ Linda Rama shopping në Tiranë e veshur sportive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

Fshati në Fier më shumë banesa se njerëz, qendra shëndetësore është kthyer në gërmadhë

March 6, 2026
Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

Banorët e Fushë-Bulqizës kundër ndërtimit të HEC-it, dorëzojnë peticion me 350 nënshkrime në Bashki

March 6, 2026
Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

Beleri, Meta, Berisha dhe pse po përdoren ‘Deti’ e 21 janari tani?!

March 6, 2026
“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

“0900 kam për ty”, PD kërkon përjashtimin e Ballës, Vokshi akuza edhe Peleshit

March 6, 2026
Pjesë e Esteghlal, Jasir Asani siguron pas sulmeve në Iran: Jam mirë, shpresoj që gjithçka të kthehet në normalitet

Raporti nga Ferri i Luftës

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
Bien çmimet e naftës, SHBA shton prodhimin e naftës bruto

Nafta rritet në nivelin më të lartë që nga viti 2022 mes tensioneve të luftës me Iranin

March 6, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

Konflikti në Lindjen e Mesme, Franca mobilizohet në Mesdhe, dërgon anijen Tonnerre

March 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Beteja e Rrjollit” nuk është çështje pronash, por çështje gjobe mbi investitorin

March 6, 2026
E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

E thirri sot SPAK-u, deputeti i PD Xhelal Mziu: Isha për një çështje policie

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In