• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furnizimi me ujë, Tirana gati për paketën e dytë të investimeve nga BERZH-i

by Java News
13/06/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas financimit nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim të projektit për dyfishimin e kapacitetit të Bovillës, si dhe ndërtimin e një linje të re për furnizimin me ujë të pijshëm të zonës së Unazës së Re, Tirana është gati për paketën e dytë të investimeve: zgjerimin e rrjetit të ri të ujësjellës-kanalizimeve në zona të cilat, vitet e fundit, kanë njohur zhvillim të madh.

Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas vizitës një ditore në Stokholm të Suedisë, ku mori pjesë në konferencën e organizuar nga BERZH-i me investitorë të ndryshëm, për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin. Në konferencë, Bashkia e Tiranës paraqiti propozime konkrete për garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë në ditë të qytetit.

“Kemi nisur fazën e parë të investimeve me BERZH-in, që përkthehet në dyfishim të kapacitetit të Bovillës, si edhe vendosjen e linjave të transmetimit nga Bovilla drejt Astirit, Unazës së Re, që kanë qenë zonat më problematike të Tiranës, kryesisht të furnizuara me ujë pusi, por që tani janë rritur tej mase në popullsi. Jemi gati të propozojmë një paketë të dytë për UKT-në. Ambicia jonë është që brenda 5 viteve, nga fillimi i këtyre investimeve, të kemi ujë 24 orë në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Një propozim i paraqitur nga kryebashkiaku Veliaj në konferencën e BERZH-it ishte ai për shfrytëzimin e burimeve ujore nga burimi i Gurit të Bardhë, me qëllim furnizimin me ujë të pijshëm me cilësi të qytetit të Tiranës, për të plotësuar të gjitha nevojat. “Propozimi tjetër ka të bëjë jo vetëm me rrjetin në zonën e Yzberishtit, por edhe me burimin e ri të Gurit të Bardhë, i cili do të sjellë në Tiranë një sasi të konsiderueshme uji, sidomos për Njësitë 1 dhe 2, të cilat aktualisht furnizohen vetëm nga Selita dhe burimet e Dajtit”, tha ai.

Veliaj shprehu bindjen se nëse vijohet me këtë ritëm për transformimin e qytetit, nuk do të mungojnë financimet nga institucione të rëndësishme financiare, të cilët shohin te Bashkia e Tiranës një partner të besueshëm. Kreu i bashkisë deklaroi se ndonëse nuk janë rritur taksat për familjarët, falë rritjes së performancës financiare, si pasojë e mirëmenaxhimit të të ardhurave, Bashkia e Tiranës është sot një nga subjektet ideale për t’u financuar nga BERZH-i dhe shumë prej institucioneve që financojnë projekte të tilla.

“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm për ndryshim, nuk do të vonojnë as financimet. Aktualisht kemi kaluar fazat dhe filtrat e donatorëve, si një nga bashkitë me performancën më të lartë financiare. E kemi bërë këtë pa rritur taksat për familjarët, por sigurisht duke bërë që të pasurit, ata që ndërtojnë, të kontribuojnë më shumë, dhe besoj se ky harmonizim, pra me taksa të ulëta për familjarët dhe me kontribut pak më të lartë nga ata që edhe fitojnë më shumë, sjell një shëndoshje të financave të bashkisë, çka na bën sot një nga subjektet ideale për t’u financuar nga BERZH-i dhe shumë prej organizatave që financojnë projekte zhvillimore”, nënvizoi Veliaj.

Tirana është autoriteti i parë lokal që është përzgjedhur nga BERZH-i, duke nënshkruar një marrëdhënie direkte bashkëpunimi, për realizimin e një sërë investimesh të rëndësishme me synim zgjidhjen e problemit 27-vjeçar të furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm të qytetit.

Por, ndërkaq, projekti për krijimin e Pyllit Orbital, ndërtimin e korsive të biçikletave, dhe transformimin e sistemit të transportit publik, e rendisin Tiranën si shembull suksesi në Europë sa i takon politikave mjedisore. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me BERZH-in, kanë nisur planin e veprimit për ta shndërruar kryeqytetin shqiptar në një qytet të gjelbër. /ma.me

Next Post
Emri i ri i Maqedonisë, Presidenti Ivanov injoron takimin me Zaev

Emri i ri i Maqedonisë, Presidenti Ivanov injoron takimin me Zaev

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In