• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Furnizimi me energji/ 200 ankesa, AP: Ja propozimet tona

by Aalison Pearse Stevens
16/02/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pranë Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2015 janë paraqitur rreth 200 ankesa nga familje në vështirësi dhe pamundësi ekonomike për pagesën e detyrimeve të prapambetura të energjisë elektrike. Ankesat pranë Institucionit tonë janë adresuar nga anëtarë të familjeve si vijon:

–     Familje të cilat jetojnë në kushte ekstreme varfërie, në përbërje të tyre me fëmijë me aftësi të kufizuar.

–     Familje me një anëtar të moshuar pensionist herë edhe të vetëm kyefamiljarë/e  të cilëve u rrezikohet edhe mbijetesa për shkak të varfërisë.

–     Familje të komunitetit Rom, në shumë pak rast përfitues të skemës së ndihmës ekonomike,

–     Familje të tjera të papunë, punëkërkues, dhe të përjashtuar edhe nga skema e ndihmës ekonomike.

Të gjitha rastet me vlerë debie të akumuluar me vite, në disa raste me akt-marrëveshje për pagesa me këste të detyrimeve të energjisë elektrike, por sërish të ndodhur në udhëkryq për shkak të pamundësisë financiare në pagesat qoftë edhe të një shumë minimale prej 1000 lekësh, familje të cilat prej muajsh përballen me mungesën e aksesit për furnizimit me energji elektrike për shkak të debive në pagësen e energjisë elektrike.

Institucioni i Avokatit të Popullit gjykon se pavarësisht se ekzistojnë skema lehtësuese për pagesën e detyrimeve të prapambetura, apo garanci ligjore për të gjithë ata konsumatorë të cilët rezultojnë debitorë, mbrojtja sociale dhe ekonomike e grupeve të cënueshme nuk është e mjaftueshme dhe duhet të konsiderohet prioritet për shkak se familjet në nevojë ekstreme nuk arrijnë të sigurojnë mbijetesën dhe jo më të përballen me faturat për pagesat e shërbimet publike.

Aftësia e individit për të përmbushur nevojat jetësore bazë si dhe të ardhurat për frymë lidhen dhe janë tregues me atë që konsiderohet “Varfëri”. Varfëria ekstreme dhe varfëria absolute, shpesh nga praktika jonë e përditshme kanë shenjë barazimi mes këtyre dy koncepteve definuar si “Të varfër”.

Varfëria ekstreme, sipas një përkufizimi tashmë të zyrtarizuar paraqet ato familje apo individë të ardhurat e të cilëve janë më pak se 1 dollar në ditë/person, kurse pjesa tjetër e të varfërve ndodhet në kushte të varfërisë absolute.

Treguesit më të rëndësishëm të nivelit të varfërisë janë:

–     Përqindja e popullsisë (rreth 14.3%) që jeton në varfëri absolute (e përcaktuar në shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë).

–     Përqindja e popullsisë (rreth 2.2%) që jeton në varfëri ekstreme e përcaktuar si numri i përsonave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore)[1].

Këto kategori familjesh apo individësh janë pjesë e skemave sociale, të cilat financohen nga buxheti i shtetit.

Gjithashtu, nga skema e ndihmës ekonomike trajtohen rreth 81.621 (tetëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e njëzetë e një) familje[2] dhe individë në nevojë nga rreth 1.1 milion familje që janë në shkallë vendi, dmth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike.

Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema,pasi numri i kërkesave është shumë më i madh. (mund të përmendim familje rome që rezultojnë të paregjistruara dhe nuk përfitojnë nga skema të ndihmës ekonomike, apo familje të tjera të përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike për shkak se kanë tokë bujqësore).

Duke ju referuar Direktivës 2009/72/EC në lidhje me rregullat e përbashkëta të tregut të brendshëm të energjisë elektrike, Paragrafi 7 i saj përcakton se “Shtetet anëtare duhet të marrin masa për mbrojtjen e konsumatorëve fundorë dhe në veçanti të sigurohet që ka marrëmasa mbrojtëse adekuate për të mbrojtur konsumatorët e cënueshëm.Në këtë kontekst çdo shtet anëtar do të definojë konceptin e konsumatorëve të cënueshëm, i cili do t’i referohet varfërisë dhe midis të tjerave duhet të ndalojë ndërprerjen e energjisë elektrike për konsumatorë të tillë në raste kritike”. 

Duke vijuar me paragrafin 8 të kësaj direktive sipas të cilës “Shtete anëtare duhet të ndërmarrin masa adekuate sikundër janë formulimi i planeve kombëtare të veprimit për energjinë, që sjell përfitime në sistemin e pagimit social dhe për të siguruar furnizimin  e nevojshëm të energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm apo ofrimin e përkrahjes për përmirësimin e eficiencës së energjisë….”.

Varfëria e energjisë shpesh konsiderohet një situatë kur individë apo familje nuk janë në gjendje të sigurojnë edhe ngrohjen në mënyrë adekuate apo të mund të kenë akses në banesën e tyre për shërbimet e energjisë elektrike, me kosto të përballueshme. Varfëria e energjisë ka një ndikim të drejtpërdrejtë, mbi shëndetin dhe cilësinë e jetës.

Direktiva 2003/54/EC e Këshillit dhe Parlamentit Europian[3]  “Në lidhje me rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe që shfuqizon Direktivën 96/92 / EC” në kreun e  II-të të saj i referohet kompensimit financiar, dhe formave të tjera të kompensimit si të drejta që shtet duhet të grantojnë për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara, dhe këto kompensime të jenë jo-diskriminuese dhe transparente.  Në këtë direktivë citohet se shtetet duhet të marrin masat e duhura për të mbrojtur Konsumatorët e fundorë, dhe në veçanti të sigurojnë masa adekuate për mbrojtjen e konsumatorëve në nevojë, duke përfshirë masat për të ndihmuar dhe për të shmangur ndërprerjen e furnizimit me energji elekrike.

Gjithashtu, dëshirojmë të sjellim në vëmendje edhe agendën e miratuar në samitin e Kombeve të Bashkuara në muajin Shtator 2015 “Për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030”, objektivën numër 7 e cila lidhet me sigurimin, aksesin dhe furnizimin me energji elektrike, të përballueshëm, të qendrueshëm.

► Institucioni i Avokatit të Popullit në muajin Mars 2015, ka adresuar një rekomandim drejtuar Këshillit të Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore për faljen e detyrimeve të pa paguara dhe gjetja e zgjidhjeve alternative nëpërmjet programeve të përballueshme për familjet në nevojë dhe që janë përfitues nga skema e  ndihmës  ekonomike.  Lidhur me sa më sipër, nuk kemi asnjë përgjigje ndaj këtij rekomandimi, por nga ana e OSHEE po aplikohen disa skema për faljen e kamatvonesave duke ju referuara sasisë së pagesës të debisë përkatëse.

► Në vijim të këtij rekomandimi, në muajin Dhjetor 2015, duke u nisur nga situate aktuale ku çdo ditë e më shumë janë rritur ankesat e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa raste me muaj, për shkak të pamundësisë në përballimin e pagesave të saj, qasja me energjinë elektrike është bërë gjithnjë e më e vështirë për grupet e cënueshme dhe në risk, Institucioni i Avokatit të Popullit ka depozituar pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë disa propozime mbi aksesin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e cënueshëm.

Konkretisht,  Institucioni i Avokatit të Popullit ka rekomanduar:

1.Kryerjen e një studimi nga ana e Ministrisë së Energjitikës në bashkëpunimin e Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë për të identifikuar numrin e familjeve në varfëri ekstreme dhe absolute të cilët përballen me mbijetesë dhe vuajnë për të siguruar ushqim dhe ngitjen e një sistemi data-bazë për këto familje.

2.Ofrimin e zgjidhjeve të menjëhershme që këto familje të mos privohen nga e drejta për akses në furnizimin e nevojshëm  me energji elektrike, duke siguruar minimumin e mundshëm, ndricimin në banesë. Në gjykimin e Avokatit të Popullit kjo duhet të shoqërohet me një paketë ndryshimesh ligjore me qëllim ndryshimin edhe të skemave për aksesueshmërinë në këtë shërbim për grupet vulnerabël.

3.Është i nevojshëm krijimin i mundësive të diferencuara në mënyrën sesi do të ofrohet energjia elektrike dhe krijimi i skema lehtësuese të përballueshme për pagesat e energjisë elektrike për këto familje. Aktualisht është koha dhe duhet të krijohen programe specifike vetëm për  konsumatorët në nevojë.

Së fundi, dëshiroj të theksoj se megjithëse janë bërë disa përparime me acquis të energjisë, më specifikisht në përafrimin e legjislacionit për sektorin e energjisë elektrike me acquis relevant, realiteti tregon se qasja me energjinë elektrike është gjithnjë e më e vështirë për grupet e cënueshme dhe në risk. 

Institucioni i Avokatit të Popullit, gjykon se ka ardhur koha dhe duhet të rishkohet komplet skema jo vetëm e pagesës së energjisë elektrike, por edhe ofrimi i vazhdueshëm dhe i pandërprerë i këtij shërbimi për konsumatorët e cënueshëm dhe në risk.

Ju falenderoj perzemersisht qe po trajtoni nje ceshtje kaq te rendesishme dhe jetike per familjet ne nevoje. Ju ftoj qe te beni te mundur te ofroni nje rreze drite e shprese per keto familje te varfra.

Next Post

Blushi: Problemi s’ është zëvendësimi i një elefanti me një qenush, por mënyra qeverisjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In