• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fuqia e rrezikshme e një “Like” në mediat sociale

by Aalison Pearse Stevens
09/10/2018 17:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aalison Pearse Stevens

Na pëlqen ose jo, mediat sociale janë një pjesë e rëndësishme e jetës sot. Adoleshentët, kalojnë më shumë se gjysmën e orëve të tyre zgjuar në internet.

Ju vetë e përdorni një pjesë të asaj kohe për të postuar foto, dhe për të hapur profile në llogaritë e mediave sociale.

Por shumicën e kohës lexoni dhe reagoni ndaj postimeve të miqve dhe familjarëve tuaj.

Të klikosh mbi një ikonë, është një mënyrë e thjeshtë për të qëndruar në kontakt me të tjerët. Por këto “like”, mund të kenë një fuqi që shkon përtej një lidhjeje të thjeshtë.

Disa faqe në mediat sociale, i përdorin këto “like”, për të përcaktuar se sa njerëz e shohin përfundimisht një postim.

Një postim me me shumë pëlqime ka më shumë gjasa të shihet – dhe të marrë akoma më shumë klikime.

Për më tepër, shikimi i postimeve me shumë pëlqime aktivizon sistemin e shpërblimit në trurin tonë. Kjo gjithashtu mund të ulë vetë-kontrollin e shikuesit. Dhe postimet që lidhen me alkoolin, mund të inkurajojnë adoleshentët të pijnë. Kjo do të thotë se ajo që ju pëlqen në internet, ka fuqinë të ndikojë jo vetëm se çfarë i pëlqen të tjerëve, por edhe atë që bëni ju vetë.

Nuk është çudi që reagimet nga kolegët, ndikojnë në mënyrën se si sillemi. Dhe jo gjithnjë për mirë. Për shembull, në një studim të vitit 2011, adoleshentëve që iu kërkua të improvizonin sikur po ngisnin makinën në një laborator, “rrezikonin” më shumë kur kishin përreth miqtë e tyre.

Hulumtuesit vëzhguan trurin e adoleshentëve gjatë kësaj detyre. Ata panë aktivitet të theksuar në një pjesë të truritm që përfshihej tek zona e shpërblimit. Kjo sugjeron se këta adoleshentë po ndryshonin sjelljen e tyre, në përpjekje për të marrë miratimin shoqëror, shpjegon Loren Sherman, neuroshkencëtare konjitive në Universitetin Tempëll në Filadelfia.

Përfshirja në mediat sociale, mund t’iu japë njerëzve një ndjenjë të pëkatësisë dhe rëndësisë. Por postimet mund të teprojnë se sa mirë ndjehen miqtë tanë dhe të tjerët, duke i bërë ato të duken shumë më të lumtur sesa ne. Dhe kjo, në mënyrë të papërshtatshme, mund të na bëjë të ndihemi më pak të suksesshëm se ata.

Sherman donte të dinte nëse adoleshentët, bëjnë ndryshime të ngjashme në sjelljen e tyre, kur përdorin mediat sociale. Për ta zbuluar këtë, ajo dhe ekipi i saj rekrutuan 32 adoleshentë për një studim. Të gjithë përdorën fotografitë e dërguara nga llogaritë personale të Instagramit.

Studiuesit i përzierin fotot e adoleshentëve me fotografi të tjera nga llogaritë publike të Instagram.

Pastaj rastësisht u treguan gjysmën e imazheve që kishin më shumë pëlqime (midis 23-45, shumica kishin më shumë se 30). Ata i dhanë gjysmës tjetër me jo më shumë se 22 pëlqime (shumica kishin më pak se 15). Fotot e pjesëmarrësve ishin të ndara në mënyrë të barabartë midis marrjes së disa ose shumë pëlqimeve.

Pëlqimet mund të kenë një efekt të lehtë, por të rëndësishëm mbi atë se si ndërveprojnë adoleshentët me miqtë në internet, thekson Sherman. “Kjo mund të ndikojë edhe në tendencën e tyre për të klikuar”- shton ai. Reagimet pozitive ndaj fotove të tyre (në formën e shumë pëlqimeve), i bëjnë adoleshentët të mendojnë se miqtë e tyre e vlerësojnë atë që ata po postojnë.

Por, shikimi i fotove popullore të dikujt tjetër, nuk aktivizon domosdoshmërisht vetëm zonën e shpërblimit në tru. Ndonjëherë shikimi i fotove të caktuara, ndikon direkt tek sjellja. Për shembull, kontrolli njohës i ndihmon njerëzit të mbajnë vetëkontrollin. Gjithashtu i ndihmon ata të mendojnë për planet dhe qëllimet e tyre.

Rajoni i trurit i lidhur me kontrollin konjitiv, pritet të bëhet më pak aktiv kur sheh disa foto të caktuara. Po çfarë lloj fotosh e “fikin” këtë rajon që kontrollon trurin? Ata janë foto që shfaqin sjellje të rrezikshme, të tilla si pirja e duhanit apo e alkoolit. Shikimi i fotove të tilla, mund t’i bëjë adoleshentët të heqin dorë nga vetë-kontrolli, kur bëhet fjalë për eksperimentimin me drogërat dhe alkoolin, shprehet e shqetësuar Sherman.

Klikimi është një akt i thjeshtë, por që mund të ketë rezultate komplekse. Përdoruesit e mediave sociale, shohin vetëm momentet kryesore dhe më të mira të një feste. Këto janë postimet që pëlqejnë të tjerët. Por njerëzit postojnë rrallë fotot e tyre të dehur, notat e dobëta në shkollë, apo lëndimet e pësuara si pasojë e pijes, vëren neuroshkencëtarja.

Sherman shpreson që të gjithë përdoruesit e teknologjisë, të reflektojnë për përdorimin prej tyre të mediave sociale. Përvojat tona online, janë formuar nga opinionet e të tjerëve.

Shkuarja pas turmës nuk është domosdoshmërisht e keqe, thotë ajo. Por njerëzit, dhe sidomos adoleshentët duhet “të jenë të vetëdijshëm se ndikimi i bashkëmoshatarëve, është një faktor i vazhdueshëm, sa herë që ata përdorin mediat sociale”.

(Science News For Students, bota.al)

Next Post
Zbulohet identiteti i rusit tjetër në çështjen “Skripal”

Zbulohet identiteti i rusit tjetër në çështjen "Skripal"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In