• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fundosja e anijes “Moskva” është një tjetër goditje për imazhin e ushtrisë ruse

by Java News
16/04/2022 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa mediat dhe zyrtarët rusë po përpiqeshin të premten për të shpjeguar fundosjen e anijes në Detin e Zi , ishte e qartë se humbja e anijes dhe ekuipazhit të tij ishte një  tjetër goditje për planet e luftës të Vladimir Putinit dhe imazhin e ushtrisë së tij, shkruan The Guardian.

Që në fillim, qeveria ruse u përpoq të nënvlerësonte atë që kishte ndodhur. Në fillim ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se zjarri ishte shkaktuar për shkak të një incidenti në bord. Më pas ministria tha se zjarri ishte vënë në kontroll. Ndërsa në një deklaratë vonë të enjten, ministria tha anija ishte fundosur për shkak të stuhisë.

Andrei Medvedev, gazetar i VGTRK dhe deputet për këshillin e qytetit të Moskës, tha: “Fundosja e anijes  Moskva është një ngjarje e rëndë, qoftë nga pikëpamja reputacionale ashtu edhe nga pikëpamja ushtarake. Por a është një katastrofë? Jo.”

Ukraina pretendon se goditi anijen me raketa Neptun. Asnjë fotografi e Moskva-s apo ekuipazhit të saj nuk është publikuar në mediat ruse që kur anija u dëmtua. Disa raporte perëndimore sugjerojnë se vetëm dhjetëra nga rreth 500 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pasi anija u përmbyt. Rusia nuk ka publikuar asnjë informacion zyrtar për numrin e marinarëve që kishin vdekur, raporton abcnews.al.

Kaq e pamundur ishte ideja e fundosjes së anijes në sytë e Moskës, saqë në vitin 2020 zyrtarët e krishterë ortodoksë thanë se ajo ishte caktuar të mbante një pjesë të “kryqit të vërtetë”, një relike nga kryqi prej druri mbi të cilin thuhet se Jezu Krishti ishte kryqëzuar.

Por fundosja e anijes ruse është një tjetër goditje për imazhin e ushtrisë ruse si një forcë profesionale në atë që Kremlini e quan një “operacion special” në territorin e Ukrainës.

Fundosja e anijes ishte “në kontrast me imazhin e një ushtrie të modernizuar dhe të suksseshme dhe me vetëbesimin me të cilin Rusia filloi këtë luftë,” shkroi Alexander Baunov, një analist politik.

Kryqëzori Moskva, anija kryesore e flotës ruse në Detin e  Zi, u ankorua në Sevastopol në 2008. Fundosja e anijes mund të mos përbëjë një ndryshim vendimtar në planet e luftës së Rusisë. Flota ruse do të vazhdojë të bllokojë portet e Ukrainës në Detin e Zi, megjithëse duket se flotilja është zhvendosur më larg nga vija bregdetare për të parandaluar një sulm tjetër.

Disa skenarë më pak të besueshëm, të tillë si një zbarkim amfib rus pranë Odesës, janë gati të pamundura tani. Ndërkohë vazhdojnë luftimet në terren. Ekspertët rusë pohuan se fundosja e anijes ishte një shpërqendrim nga fitorja e forcave ruse në qytete të tilla si Mariupol, ku Moska pretendon se marinsat ukrainas janë dorëzuar.

Ndërkohë ushtria ruse po rigrupon forcat për një ofensive në lindje të Ukrainës. Por shkalla e humbjeve në bordin e Moskës pa dyshim do të tronditë publikun rus. Fundosja e anijes është një nga provat se lufta nuk do të përfundojë së shpejti.

g.kosovari

Next Post
“Me Berishën, i njëjti muhabet”/ Alibeaj: Një proces i njëanshëm që s’të çon drejt bashkimit të PD. Nga nesër secili deputet do…!

'Kush bën zgjedhje të njëanshme nuk i shërben...'/ Alibeaj-Berishës: PD e demokratëve, jo e emrave të përveçëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com