Fundjava e fundit e muajit gusht do të jetë me temperatura të larta, prandaj duhet ta shfrytëzoni për plazh.
Sipas Meteoalb, dita e sotme dhe e nesërmja do të jenë me temperatura të larta.
Ndërsa pas ditës së hënë vranësirat do të shtohen, ditën e martë do të ketë një mot kryesisht të freskët, me reshje lokale shiu.
Më fillimin e muajit shtator, temperaturat do të pësojnë një ulje akoma më të madhe duke i dhënë lamtumirën verës.
a.ç