• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fundi nisi në 2008-n kur një kriminel në pushtet e transferoi te privati”/ Braçe i revoltuar për Rafinerinë: S’është një uzinë por vetë Ballshi

by Java News
04/12/2021 10:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rafineria e famshme e naftës në Ballsh është shitur më në fund për skrap. Ndërsa mbi 800 naftëtarë vijojnë të kërkojnë nga 13 paga të prapambetura, Report Tv mësoi se një bankë e nivelit të dytë, ka shitur rreth dy javë më parë për 9 milionë euro rafinerinë e Ballshit, e cila do të çmontohet për të shkuar për skrap.  Për këtë lajm ka reaguar sot edhe deputeti socialist Erion Braçe.

Postimi i plotë

Ka tre gjera që të dhembin në rafinerinë e Ballshit!

▪e para;

Rafineria e Ballshit nuk është thjesht një uzine ne atë qytet; është vetë Ballshi!

Qe nga viti 2008 kur një kriminel ne pushtet vendosi te transferoj nga #shteti tek privati, për interesa të familjes dhe nen gojëmbylljen e shumë politikanëve në pushtet e opoziteë, një aset kombëtar jetik, mungesa e transparencës dhemb pa fund, madje te ngre nervat!

Po e nis nga fundi;

Tani që rafineria po demontohet, po hedhin ne ajër togfjalëshin “e ka shitur banka”!

Cila banke? Ku hyn banka?

Ne 2008-ten rafinerinë e Ballshit e bleu Rezar Taçi ne një proces korruptiv, kriminal;

Ne 2013-ten, ne #korrik, fill pas humbjes se pushtetit nga familja, rafinerinë e Ballshit e shiti Rezar Taçi dhe e bleu një kompani e regjistruar ne nje parajse fiskale ne Ishujt Virxhin;

Nga ajo dite, në QKB nuk as shitje e as blerje, mbi të gjitha nuk ka asnjë bankë në listën e pronarëve;

Në ekstraktin e Anika Merçuria etj, ka vetëm regjistrim te veprimeve përmbarimore.

Atëherë, pse nuk u thuhet naftëtarëve se kush është pronari, çfarë pobën, e ka shitur rafinerine, ku e ka shitur, cili është qëllimi?!

Ne ate rafineri kane hyre shume deri para dy vitesh; e kane perdorur, kane shfrytezuar punetoret, kane bere para, nuk kane paguar asgje ne shtet dhe kane ikur!

Tani, e vërteta është detyrim!

▪e dyta;

Vendimet e gjykatave jane detyrim per tu zbatuar! Punetoret kane ne dore vendime te gjykatave, te formës së prerë!

Perse nuk zbatohen?!

Në to ka jo vetëm detyrim për të paguar rrogat e punëtorëve, por edhe detyrim për të ruajtur asetin deri në shlyerjen e punëtorëve.

Qeveria prej një viti-do vazhdojë edhe vitin tjetër, paguan rroga për punëtorët; ka bërë shumë mireë!

Por detyrimi për rrogat e prapambetura është ndaj privatit, është vendim gjykate dhe i pa kapërcyeshëm me rrogat qe paguan qeveria.

Nëse nuk ndodh këtu bie sistemi, biem në padrejtësi.

▪e treta;

Interesi publik ne rastin e naftës e derivateve te saj, është interes kombëtar, strategjik.

Në jemi i vetmi vend ne Evropë me burime nafte ne toke; nje pasuri e tere natyrore qe duhet te kthehej ne mirëqenie për çdo qytetar.

Por ne nuk kemi plan ne këtë drejtim!

g.kosovari

Next Post
Humb jetën nga COVID-19 drejtori i gjimnazit në Berat/ Ishte i intubuar prej 1 muaji

Humb jetën nga COVID-19 drejtori i gjimnazit në Berat/ Ishte i intubuar prej 1 muaji

Comments 1

  1. leka says:
    4 years ago

    Politika kriminale ka shkaterruar ekonomne shqiptare.Qeveria Rama duhet te skjaroj cfar ndodhi me rafinerine dhe SPAK te veproj

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In