• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fundi i Putinit në Siri

by Aalison Pearse Stevens
21/02/2016 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta “The Economist” ka publikuar një analizë të thellë për situatën aktuale në Siri dhe më gjerë, ku flet për forcat e koalicionit të përfshira në konflikt, krizën e refugjatëve, pozicionin e BE-së dhe ndikimin rus në BE, si dhe arsyen pse luftës së Putinit në Siri i ka ardhur fundi.

Që nga intervenimi i Rusisë në fund të shtatorit në Siri, gjoja për ta shkatërruar ISIS-in dhe Al-Nusran, dinamikat në terren kanë ndryshuar rrënjësisht. Presidentit sirian, Bashar al-Assad, në atë kohë i kishte ardhur fundi, ndërkaq tani ka fituar vetëbesim për mbijetesën e tij dhe rimarrjen e kontrollit të më shumë territoreve të kontrolluara nga terroristët. Madje, forcat e Assadit i kanë rrethuar territoret e kontrolluara nga rebelët e qytetit Aleppo, qytetit më të madh sirian. Pse Assadi dhe Putini duhet ta ndalin luftën tani? Gazeta “The Economist” shkruan se situata është komplikuar më shumë sesa që mendohet. Pavarësisht armëpushimit të arritur në Munih të Gjermanisë para pak ditësh, situata në terren nuk ka ndryshuar fare. Qindra vrasje, maltretime dhe dëbime të mijëra refugjatëve janë vetëm njëra nga skenat në dukje të kësaj diplomacie. “Kjo është diplomaci në shërbim të agresionit ushtarak. Dhe, si e tillë, po funksionon, sepse ne po e tolerojmë”, kishte deklaruar para pak ditësh, John McCain, udhëheqës i komitetit të Senatit për shërbime të armatosura.

Për më tepër, armiqësia mes Moskës dhe Ankarasë është ushqyer edhe më tej nga përparimi i Forcave Siriane Demokratike (SDF), një aleancë e luftëtarëve kurdë dhe arabë nën ombrellën e PYD-forcës kryesore siriane kurde. Kjo forcë ka qenë aleati më i besueshëm i Shteteve të Bashkuara në terren kundër ISIS-it. Por, tani, e ndihmuar nga avionët rusë dhe armët ruse, kjo forcë po lufton në ‘aleancë të heshtur’ me regjimin e Assadit.

Në anën tjetër, diplomatët perëndimorë po akuzojnë presidentin rus, Vladimir Putin, për “armatosjen” e refugjatëve për ta kërcënuar Evropën dhe për ta dënuar Turqinë, e cila po i përkrahë rebelët. Së fundi, situata është komplikuar akoma më shumë. Turqia po ndërton kampe të mëdha refugjatësh në anën tjetër të kufirit me Sirinë. Nuk është e qartë akoma nëse Turqia është e gatshme t’i mbrojë këto kampe të reja kundër sulmeve ruse.

Nëse po, atëherë Turqia duhet ta vendosë një zonë joformale sigurie përgjatë kufirit, të cilën gjë turqit e kanë kërkuar kohë më parë, porse ishte refuzuar nga Amerika. Liderët e opozitës siriane thonë se “Turqia, me gjasë, po mundohet të prodhojë një krizë humanitare, për ç’gjë, ndoshta do të intervenonte Perëndimi, përfundimisht”, transmeton Republika.

Në fakt, shkruan “The Economist”, shanset që Perëndimi të intervenojë janë të vogla. Madje, nëse Rusia dhe Turqia përplasen në Siri, NATO-ja nuk do të jetë e obliguar t’i ndihmojë Turqisë, përpos në rast se ajo sulmohet brenda territorit të saj. Në këtë situatë, Putini ka një qëllim të vetëm: kthimin e qytetit Aleppo në duart e Qeverisë së Assadit dhe kthimin e procesit të suspenduar të paqes së OKB-së në vend. Duke e mbështetur këtë plan, Putini mendon se grindjet e vendeve të BE-së për refugjatët nënkupton edhe dëshirën e tyre për të marrë fund kjo luftë me çdo kusht.

Ikja e refugjatëve në Evropë për shkak të sulmeve ruse është një përfitim shtesë për Putinin. Me vite të tëra, ai po përkrahë disa parti politike të vendeve evropiane për ta kundërshtuar BE-në. Një BE e dobësuar, llogaritë Putini, nënkupton dëshirat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë të qëndrojnë brenda sferës së influencës ruse. Megjithatë, kjo strategji tërë ruse, së fundi duket të jetë nën rrezik.

Next Post

Trepçe, çfarë paradoksi. Injorohet kryeprotagonisti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

Një dënim historik për një aventurier historik

November 4, 2026
OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK paralajmëron aktivitet simbolik në 6-vjetorin e arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së

November 4, 2026
“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

“Infrastrukturë digjitale më të fortë e më të sigurt”- SHBA investon mbi 40 milionë USD për sigurinë kibernetike në Shqipëri, ambasadori Wendt e konfirmon

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In