• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Fundi i luftës në Ukrainë mund të varet nga mamaja e binjakëve të Putinit…

by A R
22/03/2022 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fundi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës mund të varet nga Alina Kabaeva, e dashura e Vladimir Putinit. Sipas raporteve nga “Page Six”, ish-gjimnastja është nën presion për t’ia ndryshuar mendjen liderit rus. “Miqtë e Alinës po i luten që të kthehet në Rusi dhe ta bindë Putinin të ndalojë luftën, – thanë disa burime anonime. – Duket se ai nuk dëgjon askënd, por mund ta dëgjojë atë”.

Prej disa javësh, Alina ndodhet në Zvicër, në një vend të panjohur, bashkë me dy vajzat e Putinit. Duket se presidenti rus bëri gjithçka për ta siguruar gjysmën e tij më të mirë përpara pushtimit të Kievit. Ish-sportistja disponon disa pasaporta false, me të cilat mund të lëvizë pa ngjallur shumë dyshime.

Peticioni kundër Alinës

Ndërkohë, në “Change.org” ka nisur një peticion për dëbimin e të dashurës së Putinit nga Zvicra. Apeli tashmë është nënshkruar nga 60 mijë persona. Promovuesit e nismës kujtuan “se zonja Alina Kabaeva nuk është vetëm një grua e thjeshtë e korruptuar nga marrëdhënia me diktatorin rus, por është edhe kriminele kundër njerëzimit.

Ndër të tjera, ajo ishte një nga pionieret e projektimit të një ligji, që në Rusi është quajtur “Ligji i të liqve”, i cili e bëri të pamundur adoptimin e mijëra jetimëve rusë jashtë vendit”. Më pas, në tekst thuhet: “Alina, e cila në atë kohë ishte deputete në Dumën ruse, miratoi me bindje çdo projektligj antikushtetues të propozuar nga presidenti Putin.

Kabaeva, – thonë nënshkruesit, – e mbështet këtë luftë duke e përshkruar atë jo si një agresion në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, por si një operacion special”.

Kush është Alina Kabaeva

Vajza e një ish-futbollisti sovjetik, Alina Kabaeva është një ish-yll i gjimnastikës ritmike ruse. Sot 38 vjeçe, ajo ka fituar dy herë medaljen e artë olimpike dhe kampionatin botëror. Sidoqoftë, në vitin 2001, në Madrid, fitorja e saj u anulua për doping.

Më vonë punoi si modele dhe sipërmarrëse, përpara se të hynte në botën e politikës. Nga viti 2007 deri më 2014 ishte deputete e Dumës, në radhët e partisë “Rusia e Bashkuar”. Në shtator 2014 ajo u bë kryetare e bordit të drejtorëve të “National Media Group”, një grup mediatik që kontrollon Izvestia, Channel One dhe TV.

Nga dashuria e saj e fshehtë me lideren e Kremlinit, ajo lindi binjakë më 2015. Nga viti 1983 deri më 2014, Putin ishte i martuar me Lujmila, e cila e bëri atë baba të dy vajzave; Maria dhe Ekaterina, tashmë të rritura.

Next Post
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Pranvera do t’ju hapë dyert e fatit, parashikimi i Paolo Fox për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com